• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I nxehti i korrikut, mjekja: Evitoni daljet nga ora 11:00-17:00, janë shtuar rastet me ftohje nga përdorimi i kondicionerit

by Java News
09/07/2021 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Temperaturat e larta të verës, por veçanërisht çregullimi i temperaturës së brendshme të trupit nga përdorimi i kondicionerëve gjatë kësaj periudhe ka shtuar rastet e qytetarëve që paraqiten në spitale për ftohje.

“Në disa raste ngaqë është një i nxehtë shumë i madh përjashta njërëzit janë të prirur që të mbajnë një temperaturë 18-20 gradë në ambientet e punës, shtëpisë dhe kjo është gjëja më e dëmshme sepse duke qenë një temperaturë shumë e ftohtë në ambientin ku ata e bëjnë këtë temperaturë dhe duke dal përjashta ndodh një çrregullim, prishet balanca midis temperaturës së brendshme të trupit dhe temperturës së jashtme. Prandaj këshillohet një temperaturë 25-27 gradë pothuajse në të gjitha ambientet”-tha mjekja e familjes per Report Tv.

Mjekja e familjes Entela Labaj në qendën shëndetësore nr.4 në Tiranë bën apel që të tregohet kujdes me oraret e lëvizjes veçanërisht të moshuarit, fëmijët dhe gratë shtatzëna, duke mos përjashtuar as të sëmurët kronik.

“Moshat më të prekura që mund të jenë në këtë periudhë janë të moshuarit, të vegjlit dhe gratë shtatzëna por nuk përjashtojmë sidomos kronikët invalidët, ku hyjnë të sëmurët me sëmundje të zemrës, ata me sëmudje të mushkrive, të veshkave, të sëmurët mendor. Të gjithë ata që janë me astëm bronkiale, me SPOK, pothujase të gjithë nuk përjashtohen dhe moshat e reja”-u shpreh mjekja Entela Labaj.

Mjekja këshillon konsumimin e sa më shumë lëngjeve dhe frutave në këtë periudhë të nxehtë të verës.

“Marja e lëngjeve, uji duhet të jetë i padiskutueshëm në këtë periudhë. Kur dalin jashtë gjithmonë të jenë me kapele si moshat e reja dhe moshat e vjetra dhe kronikët dhe përvec kësaj të moshuarit të përdorin dhe cadrën. Veshjet duhet të jenë gjithmonë të lehta, duhet të jenë prej pambuku, duhet të kenë një ngjyrë të hapur sepse dihet që ngjyrat e errta thithin rreze. Perimet, zarzavatet, frutat duhet të jenë të pranishme në cdo vakt ushiqmor. Këto janë në përgjithësi masat që duhet të marri gjithsecili dhe mosdalja në orarin, që kjo është më kryesorja, midis orës 11:00-17:00”-këshilloi mjekja.

Raste me COVID thuajse nuk ka më tregon mjekja Labaj, por për të bërë një dallim me virozave dhe koronavirusit bluzat bardha përdorin testin e shpejtë./m.j

Next Post
Policja kroate “çmend” kalimtarët, gjithë sharm në rrugët e Zagrebit. Turistët mahniten

Policja kroate “çmend” kalimtarët, gjithë sharm në rrugët e Zagrebit. Turistët mahniten

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kolegji Zgjedhor vendos më 13 gusht për ndarjen e mandatit në Tiranë të “Nisma-Shqipëria Bëhet”

Sulmet e Lapajt, Shabani denoncon incidentin poshtë banesës: Prindërit e mi nuk e meritojnë këtë!

November 1, 2026
Aksident i rëndë në Berat, makina bie në humnerë. Ja informacionet e para të policisë

Makina del nga rruga dhe bie në humnerë, gjendet një pistoletë pranë mjetit, ja për çfarë dyshohet

November 1, 2026
Berisha: Me PD-në në pushtet, nafta sa në vendet fqinje dhe taksa e qarkullimit jashtë makinës

Berisha: Me PD-në në pushtet, nafta sa në vendet fqinje dhe taksa e qarkullimit jashtë makinës

November 1, 2026
Gjirokastër, finalizohet operacioni “Long Wait”. Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

Gjirokastër, finalizohet operacioni “Long Wait”. Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

November 1, 2026
Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe

Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe

November 1, 2026
Protesta dhe bllokime në Francë, nxënësit paralajmërojnë bojkotin e shkollave të mesme

Protesta dhe bllokime në Francë, nxënësit paralajmërojnë bojkotin e shkollave të mesme

November 1, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 2 Nëntor 2026

November 1, 2026
Shoqërohen në polici 4 gjimnazistë nga Durrësi në Malin e Zi: Incidenti pas simbolit të shqiponjës në Kotor

Shoqërohen në polici 4 gjimnazistë nga Durrësi në Malin e Zi: Incidenti pas simbolit të shqiponjës në Kotor

November 1, 2026
Zgjedhjet në Izrael/ 19 mandatet arabe mund të vendosin fatin e qeverisë, Eisenkot nis lëvizjen kundër Netanyahut

Zgjedhjet në Izrael/ 19 mandatet arabe mund të vendosin fatin e qeverisë, Eisenkot nis lëvizjen kundër Netanyahut

November 1, 2026
E reja sulmohet me thikë gjatë vrapit, ndërron jetë në spital

E reja sulmohet me thikë gjatë vrapit, ndërron jetë në spital

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In