• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ngjarja që tronditi Greqinë, arrestohet burri për vrasjen e gruas së tij 20-vjeçare

by A R
17/06/2021 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zhvillime të bujshme vijnë nga vendi fqinj në lidhje me vrasjen e 20-vjeçares Karolina disa javë më parë, e cila mbeti e vdekur gjatë grabitjes brenda banesës së saj nga persona të panjohur.

Policia e Athinës doli në një deklaratë për mediat pasditen e sotme, duke njoftuar se kanë prova të forta të besojnë se vrasësi i 20-vjeçares është pikërisht bashkëshorti i saj 32-vjeçar Charalambos Anagnostopoulos, i cili është me profesion pilot. “Protothema”, duke iu referuar burimeve policore, raporton se ka informacione të mjaftueshme që dokumentojnë fajësinë e 32-vjeçarit. Ai është shoqëruar në polici dhe do të merret sërish në pyetje, por kësaj radhe duke i vënë përpara provat e reja që kanë siguruar hetuesit.

Në konferencën për shtyp me gazetarët, zyrtarët e Policisë së Athinës sqaruan se arrestimin e 32-vjeçarit e shtynë me një ditë për shkak se dje ishte përkujtimorja e Karolinës dhe bashkëshorti i saj kishte kërkuar leje që të merrte pjesë në ceremoni. Sot ai është ndaluar dhe arrestuar.

Zbardhja e ngjarjes që ka tronditur opinionin publik jo vetëm në Greqi por edhe në vende të tjera, për shkak se Karolina ishte me origjinë britanike, u bë përmes teknologjisë dhe telefonave të çiftit. Konkretisht, hetuesit grekë thanë se Karolina mbante në dorë një orë inteligjente natën e ngjarjes tragjike.

Me ndihmën e kësaj ore u provua koha e saktë e vdekjes së Karolinës, pasi aparati kishte regjistruar pulsin e 20-vjeçares. Deklarimet që kishte dhënë në polici momentet e para burri i 20-vjeçares për kohën e vdekjes së bashkëshortes nuk përshtaten me kohën që tregon ora inteligjente për pulsin që i rrihte Karolinës. Autoritetet kanë në dorë edhe një provë tjetër të rëndësishme.

Një kamera sigurie në shtëpinë e çiftit thuhet se ka regjistruar ekzaktësisht çfarë ndodhi atë natë, por karta e memories i është hequr në një kohë që nuk korrenspondon me mometin kur ndodh krimi. Gjithashtu, hetuesit thanë në konferencë se 32-vjeçari ka bërë deklarata kontradiktore që nuk përputhen me provat që ata kanë.

20-vjeçarja mbeti e vdekur gjatë grabitjes në banesën e saj. Ajo u gjet e pajetë pranë vajzës së saj 1-vjeçare. Karolina ishte mbytur nga grabitësit, sipas informacioneve të para të ngjarjes. Ndërsa piloti 32-vjeçar kishte dëshmuar se grabitësit nuk i lidhën atij sytë dhe gojën dhe kishte humbur ndjenjat.

Pasi ishte zgjuar, kishte parë të vdekur gruan e tij, ndërsa pranë trupit të pajetë të 20-vjeçares qëndronte vajza e tyre 1 vjeç. Por me provat e reja që kanë siguruar hetuesit, ngjarja ka marrë tërësisht rrjedhë tjetër. Nga një bashkëshort fatkeq, 32-vjeçari tani akuzohet për vrasjen e gruas së tij. 

/a.r

Next Post
Rudina Hajdari tregon për krizën në çift: Me bashkëshortin ruajmë raport të mirë për hir të vajzës, largësia ka probleme

Rudina Hajdari tregon për krizën në çift: Me bashkëshortin ruajmë raport të mirë për hir të vajzës, largësia ka probleme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

April 3, 2026
“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

April 3, 2026
Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

April 3, 2026
Popullsia e Shqipërisë në 2025 ra me ritmet më të larta në rajon

Revista britanike “Express”: Tirana, destinacioni surprizues për një udhëtim pranveror në Evropë

April 3, 2026
Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

April 3, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

April 3, 2026
Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

April 3, 2026
Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

April 3, 2026
Sjellja e SPAK ndaj Veliajt: Përhapja e akuzës në media përpara se i akuzuari të njihet zyrtarisht, cenon thellë besimin e publikut te drejtësia

Nis seanca e katërt e gjyqit në themel ndaj Veliajt. Në 13:00, përballja me Prokurorin Dado në Administrative

April 3, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

Në kërkim për lëndë narkotike dhe armë pa leje, arrestohet 33-vjeçari

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In