• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ngërçi politik në Kosovë/ Agron Maliqi: Krizë e sajuar! Reagimet e Osmanit zhgënjyese

by Os De
02/09/2025 15:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas përzgjedhjes së Dimal Bashës në krye të Parlamentit të Kosovës, mendohej se do të kishte zgjidhje të krizës politike së kapluar në këtë institucion, por në fakt po ndodh e kundërta.

Teksa kujtojmë se nga të gjithë nën kryetarët, i vetmi i pa përzgjedhur është ai nga Lista Serbe, Agon Maliqi ka bërë një analizë për të gjithë situatën politike në Kosovë.

Përmes një lidhje të drejtpërdrejtë në rubrikën “100% News”, në Klan News, Maliqi u shpreh se e gjithë kjo krizë mund të jetë “artificiale”, pra e krijuar si situatë nga partia në qeverisje në detyrë.

“Nuk mendoj se ka boshllëk. Mendoj se korniza ligjore është mjaft e qartë, vendimi i Gjykatës Kushtetuese i fundit është shumë i qartë që dhe ai besnikërisht thotë se nënkryetarët nga pakicat, votohen në bllok. Kështu ka ndodhur historikisht. Është votuar nënkryetari, mund të jetë boshnjak ose turk, bashkë me atë të komunitetit serb, votohen bashkarisht. Kësaj here këto janë votuar të ndarë. Besoj se këtu është në një formë shkelje e vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese. Situata ligjore është mjaft e qartë. Më shumë është një krizë e sajuar politikisht për të blerë akoma e më shumë kohë”, tha ai.

Më tej, Maliqi tha se kryetari i Levizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po mungohet të bëjë fajtore Listën Serbe, lidhur me situatat e krijuara në veri të vendit. Për aq kohë, siç shprehet Maliqi, nuk ka një vendim gjyqësor që të përjashtojë Listën Serbe nga politika, nuk është “detyrë e Kurtit” për ta bërë diçka të tillë.

“Për aq kohë sa pozicionet e drejtësisë nuk kanë një verdikt, nuk ka një bazë ligjore, për ta hequr nga politika Listën Serbe. Këta po mundohen të mos e lejojnë të garojë në zgjedhje, ndërkohë që vendimet e KQZ-së po rrezohen. Vetëvendosja e di që nuk e ka këtë bazë ligjore, por mendoj se po mundohet të krijojë një situatë që ta krijojë përshtypjen që gjithë gjykata, opozita, janë bërë bashkë për ta mbrojtur Listën Serbe.

Kështu që , qëndrimi i tyre për largimin e Listës Serbe është, do të thoja, pozicion politik i tyre. Por, nuk është i mbështetur nga baza ligjore të mjaftueshme, përfshirë edhe çështjen e nënkryetarit. Të kemi të qartë, po bllokohet Kuvendi dhe gjithçka në Kosovë për një post, i cili tek e fundit nuk ka ndonjë peshë vendimmarrëse”, tha Maliqi.

Nga ana tjetër, lidhur me qasjen e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanit, ndaj krizës politike në Kuvend, për Maliqin është paksa “zhgënjyes”, të paktën në momente kritike. Analisti shprehet se ka pasur përpjekje nga ana e Osmanit për zgjidhjen e krizës politike, por nuk kanë qenë vendimtare, madje shton se ka mbajtur “anën” e Kurtit. Për Maliqin, Presidentja Osmani duhej të ishte më aktive për shkak të mungesës së institucioneve funksionale.

“Reagimi i Presidentes ka qenë relativisht zhgënjyes, të paktën në momente vendimtare. E kemi pasur një moment kur ajo i ka kërkuar Gjykatës një lloj sqarimi, e më pas është tërhequr nga ajo kërkesë. Hapat që ajo ka ndërmarrë janë parë në fund të fundit si një lloj përpjekje, ose mbajtje ane më shumë të Kurtit. Detyra e saj si Presidente ka mundur të jetë më aktive në këtë moment, në mungesë të institucioneve të tjera funksionale”, tha ai.

Next Post
Rrugët kombëtare të reja, kryeministri Rama: Buqeta që ka shkurtuar distancat

Rrugët kombëtare të reja, kryeministri Rama: Buqeta që ka shkurtuar distancat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In