Pas disa muajsh ngërç dhe bllokim për ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, më në fund duket se është hapur rruga për funksionimin e KLGJ dhe KLP. Prej 6 muajsh ngritja e KLP dhe KLGJ ishte pezulluar dhe ishte peng e një mos interesimi nga Shkolla e Magjistraturës dhe pedagogët.
Kuvendi hapi tre herë thirrjen për aplikantë, por nga dy thirrjet e para ishin vetëm 3 kandidatë, ndërsa pas të tretës dhe angazhimit të ambasadës së SHBA tashmë ky ngërç është tejkaluar dhe për të dy organet kemi nga 7 kandidatë, që do të thotë nga një më shumë sesa kërkonte ligji.
Dokumenti është firmosur nga sekretari i Kuvendit, ndërsa në datë 20 shtator do të zhvillohet seanca për verifikimin e kandidaturave, pas kësaj është e zhbllokuar ngritja e këtyre institucioneve. KLGJ dhe KLP do të bëjnë rivlerësimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve. Të parët që do të kalojnë testin do të jenë anëtarët e KLGJ dhe KLP, më pas do të kalojnë në sitë të tjerët. /ma.me










