• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
JavaNews.al
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
JavaNews.al
No Result
View All Result
Home Kryesoret

Ngërçi me Greqinë për “Belerin”/ Rama: Të presim vendimin e formës së prerë

Java News by Java News
December 30, 2023
in Kryesoret, Politikë
0
Ngërçi me Greqinë për “Belerin”/ Rama: Të presim vendimin e formës së prerë
0
SHARES
71
VIEWS
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i vendit, Edi Rama është shprehur se Shqipëria është në proces për konferencën ndërqeveritare dhe është thjesht çështje e formalizimit të një date për mbledhjen e saj.

Gjatë fjalës së tij në konferencë me gazetarët, lidhur me çështjen “Beleri” dhe ngërçin e krijuar me Greqinë, Kryeministri Rama ka deklaruar se do të presin vendimin e formës së prerë lidhur me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës.

Rama ka thënë se procesin e anëtarësimit drejt BE-së do e ketë vetë Shqipëria në dorë dhe do e drejtojë vetë pasi thotë se nuk do e drejtojë era që do të fryjë në një mënyrë apo në një tjetër për arsye të caktuara politike.

Edi Rama: Konferencën ndërqveritare, ne jemi në proces dhe është çështje thjesht e formalizimit të një date për mbledhjen e konferencës. Ka një proces që dihet dhe njihet lidhur me një çështje për të cilën nuk kam asgjë për të shtuar, gjykata ka dhënë një vendim që ka konfirmuar atë që ne e kemi thënë që ne nuk kemi pasur asnjë mundësi që të mundësojmë betimin si kryebashkiak i një njeriu të kapur në flagrancë për blerje votash. Vendimi i gjykatës është i Shkallës së Parë, duhet të presim atë të formës së prerë për të kuptuar si do të operojmë në kuptimin e atij vendimi. Nuk ka një precedent dhe qeveria ka atributin për të vendosur një komisar në krye të një bashkie, por në ligj nuk është i përcaktuar ky rast dhe ndaj do të na duhet të lexojmë vendimin e formës së prerë dhe patsaj të veprojmë si do të orientojë vendimi i formës së prerë.

Nuk më emocionojnë fare datat e konferencave dhe proceset formale në procesin e integrimit sepse thelbi është se çfarë bëjmë ne dhe ne vazhdojmë punën. Arsyeja pse ne arritën të shkëlqejmë në atë proces është se ishim shumë të përgatitur sepse nuk kishim pritur që fillonte procesi që në të përgatiteshim. Gjithë ai ekip di se çfarë do të bëjë. Në momentin që të fillojmë grup-kapitujt do të jemi para se do të jemi gati. Ne brenda 2 vitesh do të bëjmë atë që Kroacia e ka bërë për 7 vjet, falë teknologjisë. Procesin do e kemi nën kontroll dhe do e drejtojmë ne dhe nuk do e drejtojë dot era që do të fryjë në mënyrë ose një tjetër për arsye politike të caktuara.

/f.s

Previous Post

Protestuesit bllokojnë rrugët në Beograd, kërkohet anulimi i zgjedhjeve

Next Post

E braktisin të gjithë/ Berisha pret i vetëm ekzekutimin e vendimit ‘arrest shtëpie’

Next Post
E braktisin të gjithë/ Berisha pret i vetëm ekzekutimin e vendimit ‘arrest shtëpie’

E braktisin të gjithë/ Berisha pret i vetëm ekzekutimin e vendimit 'arrest shtëpie'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

  • Bamir Topi: PD, e sëmurë kronike prej shumë vitesh
  • 7 arsye se pse Kuvendi duhet të rrëzojë kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut
  • Kërkesa për Ballukun, Dudushi: SPAK-u ka hyrë në politikë, vendimin e Kushtetueses e mori si…
  • Salianji falenderon demokratët pas takimit në Elbasan: Ftoj të gjithë opozitarët ta bëjmë sërish PD shtëpinë politike të shumicës së shqiptarëve
  • “Në rastin e Ballukut, SPAK u tregua politik”/ Curri: Në janar, Rama mund të…
JavaNews.al

© 2025 Të drejtat e ruajtura sipas etikës dhe ligjeve në fuqi

Më tepër

  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 Të drejtat e ruajtura sipas etikës dhe ligjeve në fuqi