• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngërçi i fitores mbi Covid19

by Mero Baze
04/04/2020 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Shqipëria ja doli të përballojë betejën e pare në rrugë me Covid 19, falë masave ekstreme të menjëhershme, që shoqëruan shfaqjen e tij në rrugë. Edhe pse ndërkohë virusi kishte depërtuar nga më shumë se një pacient zero, karantina e menjëhershme dhe izolimi tre javor i Shqipërisë, dhanë frytet e para.

Sot kurba e rritjes mbetet larg të qënit eksponenciale dhe situata epidemike në rrugë duket nën kontroll.

Por siç është vërejtur dy ditët e fundit, rritja e numrit të të infektuarve nuk i përket më periudhës së parë të rrugës, por periudhës së karantinës. Të infektuarit që na shfaqen tani përditë, përveç atyre të Shkodrës që e kanë nga trimëria, e kanë nga infektimi në familje i rasteve të heshtura të Covid 19, që nuk kanë mundur të verifikohen ndërkohë që u vendos mbyllja në shtëpi.

Ndaj duket se Shqipëria ka të nevojshme të shtojë taktikat e luftës, duke e ndjekur “armikun” aty ku është.

Në një farë mënyre, beteja duhet zhvendosur nga rruga në familje, pasi edhe rrezikun e kemi zhvendosur nga rruga në familje.

Në këtë pikë, rekomandimet më të mira duhet t’i japin ekspertët, por duke parë atë çfarë po ndodh në vendet e tjera, jemi në fazën që policët në rrugë duhen për të mbrojtur fitoren e parë, por për të fituar betejën e dytë duhet një organizim kapilar i sistemit shëndetësor, sidomos mjekut të familjes dhe gjurmimi inteligjent i të sëmurëve potencial.

Është koha kur çdo mjek familje dhe çdo kapacitet i mjekësisë, në funksion të mjekut të familjes, të punojë 24 orë për të hetuar dhe mbikqyrur të infektuarit e rrethit të dytë të kontakteve, të këtyre që shfaqen të sëmurë brenda familjeve. Ata duhen izoluar ose forcërisht në karantinë brenda familjes nëse ka kushte, apo në spitale të posaçme.

Në këtë aspekt vlen dhe shtimi i testeve në rrethin e dytë të kontakteve, pasi kjo është një fazë e re e betejës, që nuk ka lidhje me betejën e pare, e cila duhet të vazhdojë. Karantina e përgjithshme, mbyllja e njerëzve në shtëpi, distanca sociale etj, duhet të vazhdojnë njësoj, por fakti që po shtohen të infektuar në fazën e dytë të karantinës, do të thotë që “armikun” nuk e kemi më vetëm në rrugë, por në familje.

Dhe këtu heronjtë e rinj, janë ata që shumcia e shqiptarëve nuk i njeh fare, mjekët e familjeve, të cilët duhet të hapin kompjuterat dhe dosjet e pacientëve, dhe të kthehen në “operativë sigurimi” për ndjekjen e tyre, kontaktet e tyre, lëvizjet e tyre dhe çdo gjë tjetër.

Në shumë vende të botës, aty ku teknologjia është më e avancuar, po mendohet të bëhet gjurmimi elektronik i tyre përmes aplikacioneve, që tregojnë lëvizjet e tyre dhe kontaktet e tyre. Çekia ka nisur atë që quhet “karantina e mençur”, që gjurmon pacientët përmes të dhënave që ofron përdorimi i celularëve, kartave bankare, dhe GPS, për të gjurmuar ku lëvizin personat e prekur.

Dhe këtu mund të fillojnë të mendojnë urgjent për këtë, pasi kjo nuk është një betejë që mbyllet me javë, pasi virusin do ta kemi nëpër këmbë, më gjatë se sa e mendojmë. Dhe këtu mund të përdoren gjithë institucionet e inteligjencës dhe sigurisë kombëtare që kemi, nga SHISH, SHIU, Polici etj.

Kjo do jetë dhe beteja më e gjatë, por më e sigurta, pasi vetëm kjo mund të na e bëjë më të dukshëm armikun dhe të çlirojë lëvizjen e atyre që nuk janë problematikë në këtë histori.

Është koha që Komiteti Anti Covid 19 të mendojë për betejën afatgjatë me Covid, pasi kanë arritur një sukses të prekshëm me fazën e parë, atë të mbylljes në shtëpi. Me protagonizmin personal të Edi Ramës, me shtypin, me policinë e ushtrinë, me të tallura e më të shara, në fund të fundit është arritur një ndërgjegjësim, që duhet ndenjë brenda.

Por kujdes, se bashkë me njerëzit, brenda është mbyllur dhe virusi. Ndaj duhet dhe beteja inteligjente me të.

Next Post
“Erdha këtu i uritur në ’98, sot dua të dhuroj bukë për ata që s’kanë”, gjesti fisnik i emigrantit shqiptar në Itali

“Erdha këtu i uritur në ’98, sot dua të dhuroj bukë për ata që s’kanë”, gjesti fisnik i emigrantit shqiptar në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

31 vite nga Masakra e Srebrenicës, tetë mijë burra e djem myslimanë u vranë barbarisht

31 vite nga Masakra e Srebrenicës, tetë mijë burra e djem myslimanë u vranë barbarisht

July 11, 2026
“Do marrin 5 dhe 10 mijë lekë”/ Miratohet bonusi i pranverës 2025 për pensionistët

Kush po e paguan faturën e pensionistëve në Shqipëri?

July 11, 2026
Trump në qorrsokak? Bomba, sanksione dhe dialog, strategjia që po përsëritet ndaj Iranit

Trump në qorrsokak? Bomba, sanksione dhe dialog, strategjia që po përsëritet ndaj Iranit

July 11, 2026
Vijojnë zjarret shkatërruese në Spanjë, të paktën 12 viktima dhe dhjetëra të zhdukur

Vijojnë zjarret shkatërruese në Spanjë, të paktën 12 viktima dhe dhjetëra të zhdukur

July 11, 2026
Zgjedhja e Presidentit dhe zhbllokimi institucional, Kurti takim me Abdixhikun: Ende pa marrëveshje, por dialogu do të vazhdojë

Zgjedhja e Presidentit dhe zhbllokimi institucional, Kurti takim me Abdixhikun: Ende pa marrëveshje, por dialogu do të vazhdojë

July 11, 2026
Sot, ditë me diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin

Sot, ditë me diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin

July 11, 2026
Sot koncerti i Kanye West në Tiranë, akset rrugore që do të jenë të bllokuara

Sot koncerti i Kanye West në Tiranë, akset rrugore që do të jenë të bllokuara

July 11, 2026
Ironizon gazetarja: Shpjegojani strategjistëve që i paguani me miliona se çdo poezi për bufin veç se i jep kredite Ramës

Review-t e rreme nuk rrëzojnë regjime. Vetëm e largojnë protestën nga beteja e saj e vërtetë

July 10, 2026
Pret votën finale të Senatit/ Eric Wendt nuk është shpallur ende ambasador i ri amerikan në Tiranë

Pret votën finale të Senatit/ Eric Wendt nuk është shpallur ende ambasador i ri amerikan në Tiranë

July 10, 2026
Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In