• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Erdha këtu i uritur në ’98, sot dua të dhuroj bukë për ata që s’kanë”, gjesti fisnik i emigrantit shqiptar në Itali

by Java News
04/04/2020 20:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edmond Prenga është një 39-vjeçar shqiptar që mbërriti në Itali si emigrant, ndërsa tani është pronar i një furre buke në Romë.

Ai ka vendosur të ndërmarrë një nismë humane në këto ditë të vështira për Italinë, duke ofruar bukë falas për cilindo ka nevojë.

Edmondi shpjegon arsyet e këtij gjesti njerëzor: “Kam provuar urinë, mbërrita në Itali në 1998-n pa një lirë në xhep, i njoh mire këto probleme, kështu që vendosa që pakot me bukë t’i lija jashtë furrës, duke menduar që njerëzit kanë turp të kërkojnë ushqim, dhe ishte mire t’i lija veçmas”.

22 vite më parë Italia e mirëpriti duke e ushqyer, dhe ai nuk e ka harruar të shkuarën andaj dëshiron t’ua shpërblejë.

“U rritëm me mitin e Italisë që fëmijë në Shqipëri, kemi ëndërruar të vinim këtu. Marrëdhënia me ju italianët është e fortë – thotë ai -. Ne shqiptarët e njohim varfërinë, sot po rimëkëmbemi, por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Unë mendoj se Edi Rama bëri një gjë të bukur, e cila tregon zemrën e madhe të shqiptarëve dhe lidhjen me Italinë”.

Shembullin e Edmond Prengës e ndoqën edhe pronarë të tjerë të bizneseve në Itali. Të gjithë të huajt.

“Shpesh ndokush na ka sulmuar, por në këtë situatë krize nuk ka dallime feje dhe etnie. Jemi të gjithë të bashkuar. Zona e Piazza Bolonjës gjithmonë na ka trajtuar mire, është plot me njerëz të rinj dhe të mirë. Kur e vunë re nismën tonë shumë u impresionuan”, mbyll rrëfimin e tij Edmondi.

Që prej lajmit të mbërritjes së 30 mjekëve dhe infermierëve tanë atje, Shqipëria dhe komuniteti shqiptar në Itali ka qenë në vëmendjen e mediave vendase.

Shumë media italiane e konsideruan shembullin e Shqipërisë së vogël një leksion për Bashkimin Evropian burokratik, ndërsa në mediat vendase ballafaqoheshin dy realitete ai i Shqipërisë gjatë eksodit të fillim pluralizmit, dhe i Italisë së gjunjëzuar sot në pritje të një dore të shtrirë drejt saj.

Megjithatë, nuk janë vetëm mjekët dhe infermierët, por edhe shumë nisma personale si kjo e Edmondit që po thyejnë dita-ditës steriotipet e vjetra të shqiptarëve si “hajdutë dhe kriminelë”. Tanimë shqiptarët po portretizohen në mediat vendase si njerëz bujarë e me zemër të madhe, që dinë t’i gjenden mikut në vështirësi. /tema/

Next Post
Negociatat/ Oferta e fundit e Isa Mustafës për VV: Duam Presidentin dhe kreun e Kuvendit

Mustafa kërcënon Kurtin dhe paralajmëron bashkëpunim me Haradinajn: Qeveri gjithëpërfshirëse, ose...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Drejtësia kërkon drejtësi… për rrogën e vet!

September 14, 2026
Kanadaja hyn në lojë, Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

Kanadaja hyn në lojë, Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

September 14, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Ç’punë ka Garda e Republikës të ruajë një gjykatë?!

September 14, 2026
Plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, arrestohet autori

Plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, arrestohet autori

September 14, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Një javë me surpriza për shenjat e horoskopit, por me disa paralajmërime nga astrologia Chrysanthi Kalogeri

September 14, 2026
Aplikohet në Rumani, kartoni i zi në futboll, arbitri “ndëshkon” prindrin e fëmijës

Aplikohet në Rumani, kartoni i zi në futboll, arbitri “ndëshkon” prindrin e fëmijës

September 14, 2026
VIDEO/ 47-vjeçari që dha alarmin për bombë te ‘Emin Duraku’ filmoi veten: Të shohim për sa do vijë Policia…

VIDEO/ 47-vjeçari që dha alarmin për bombë te ‘Emin Duraku’ filmoi veten: Të shohim për sa do vijë Policia…

September 14, 2026
Procedohen 20 protestues, Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

Procedohen 20 protestues, Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

September 14, 2026
Me cilën protestë do të negociojë Rama? Me atë të ditës apo me atë të natës?

Revolucioni i Tiranës: Nga “politikanët në burg” te terrori ndaj fëmijëve

September 14, 2026
U rrëzua në humnerë/ Nxirret e vdekur turistja austriake, si ndodhi aksidenti me biçikletë

Aksident tragjik në aksin Bradashesh-Peqin: Ndërron jetë 70-vjeçari që lëvizte me biçikletë

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com