• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngërçi fals për reformën zgjedhore në pritje të “pazarit”

by Mero Baze
29/05/2020 21:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Reforma zgjedhore duket se ka hyrë në ngërç jo për shkak të ndonjë problemi serioz rreth rekomandimeve të OSBE/ODIHR, por për shkak të pretendimeve të reja që Partia Demokratike po i përdor si shkak për ta çuar bllokimin në kufirin kohor ekstrem, me qëllim që palët të ulen për negociata politike.

Pretendimet e reja të Partisë Demokratike janë tre.

E para, dhe e papritur, është kërkesa që të futet Gjykata Kushtetuese si gjykatë sipërore për ankesat zgjedhore. Gjykata Kushtetuese ka qenë pjesë e gjykimit të zgjedhjeve në vitin 2001 dhe i ka hequr në atë kohë PD-së mbi 25 mandate, në kushtet e të qënit një gjykatë e politizuar.

Për këtë shkak, me kërkesë të PD, prej zgjedhjeve të vitit 2003 u krijua Kolegji Zgjedhor, që është një shkallë normale e gjykimit të zgjedhjeve në mënyrë përfundimtare.

Rikthimi i Gjykatës Kushtetuese në skenë, përveçse lë procesin zgjedhor në duar të gjyqtarëve që nuk janë specifikisht të trajnuar për zgjedhje, zgjat afatin kohor të mbylljes së tyre dhe krijon një klimë politike kundër Gjykatës Kushtetuese, që dëmton imazhin e saj. Ende dhe sot Fehmi Abdiu kujtohet për mandatet e gjykuara në zgjedhjet e vitit 2001, dhe jo për 40 vite punë si gjykatës i lartë në Shqipëri.

Kërkesa për futjen e Gjykatës Kushtetuese në shkallën sipërore të gjykimit të ankesave, është kërkesë e papritur, jashtë platformës së OSBE/ODIHR dhe me sa duket, thjesht si shkak për të bllokuar procesin.

Kërkesa e dytë, është futja e teknologjisë 100 për 100 në procesin e identifikimit të zgjedhësve. Rekomandimet e OSBE/ODIHR janë që teknologjia të futet në mënyrë të pjesshme, çka mbështetet dhe nga PS. Kërkesa e PD që të futet 100 për 100 qysh tani, bazohet më shumë në shpresën se kjo gjë mund të mos arrihet dhe ajo të ketë arsye për kontestim.

Ndaj në këtë pikë, duhet parë mundësia të bëhet e plotë, edhe pse duket si mision i pamundur. Një vit kohë është boll që ky proces të realizohet.

Kërkesa e tretë, dhe më e debatueshme, është kundërshtimi nga Partia Demokratike i depolitizimit të administratës zgjedhore.

Depolitizimi i administratës zgjedhore, ul kostot e zgjedhjeve dhe është një financim i tërthortë i shtetit për gjithë partitë që marrin pjesë në zgjedhje. Mbajtja e komsionerëve nga partitë dhe më pas numëruesve është një barrë e madhe financiare për partitë e vogla, të cilat nuk kanë as burime njerëzore, e as financiare.

Propozimi qesharak i Partisë Demokratike, është që një anëtar i Komisionit të jetë i depolitizuar, ndërsa 6 të jenë politik. Kjo është të tallesh me procesin.

Kompromisi që bën PS është që tre anëtarët vendim-marrës të jenë të depolitizuar, ndërsa tre të tjerë të jenë vëzhgues politik.

Edhe ky në fakt është lëshim i tepruar, pasi prish konceptin e administratës zgjedhore të depolitizuar. Zgjedhjet duhet t’u besohen njerëzve të depolitizuar, të zgjedhur me short, të betuar para ligjit dhe të ndëshkueshëm nga ligji, nëse devijojnë në punën e tyre. Kjo ul kostot financiare dhe njerëzore për çdo parti, i bën më të lehta dhe më të ndershme zgjedhjet, dhe më të sigurt procesin.

Ngërçi i krijuar rreth këtyre tre pikave, ku qëndrimi i PD është kundër rekomandimeve të OSBE, duket se është tërësisht artifjcial dhe kërkon që të kapet data 31 maj pa marrëveshje, me qëllim që Rama, Basha dhe Meta të ulen në tryezë për pazarin e radhës.

Kërkesat e tjera të aleatëve të PD, si ai Mediut, për nën-koalicione brenda koalicioneve, janë pastaj mënyra që e komplikojnë dhe më shumë numërimin e zgjedhjeve duke e kthyer në llogaritje.

Në këtë aspekt, më e ndershme është heqja e koalicioneve parazgjedhore, duke i lënë të gjithë të konkurrojnë më vete, se sa shpikja e formulave si t’i marrin votat njëri- tjetrit.

Ndërkohë, çështja më e debatuar në opinion publik është ndryshimi i sistemit. Aq i fortë është bërë miti i ndryshimit të sistemit, sa PD-në dhe PS-në e dëmton tanimë më shumë mosndryshimi, se sa ndryshimi.

Ideja fikse e shumë shqiptarëve, është se këto janë parti të mëdha për shkak të sistemit. Kjo në fakt nuk është e vërtetë, por miti i krijuar rreth sistemit, dhe shpjegimi i çdo gjëje negative në politikën shqiptare me sistemin, e bën të domosdoshëm dhe një lëvizje në këtë drejtim.

Dhe në këtë pike, dhe OSBE/ODIHR dhe SHBA, mbështesin debatin për ndryshim sistemi. Nuk është e thënë doemos listat e hapura, pasi ato korrigjojnë më shumë demokracinë e munguar në partitë shqiptare, por një korrektim propocional kombëtar me prag pak më të rritur, mund të bënte një diferencë të pranueshme.

Por me sa duket deri më 31 maj, nuk do ketë rezultat. Komisioni do bëjë sikur mblidhet për reformën, ndërsa Basha, Meta dhe Rama po mendojnë se çfarë t’i kërkojnë njëri- tjetrit për të shkuar në zgjedhje.

I vetmi përparim është fakti që nuk guxon më njeri të bojkotojë zgjedhjet. Kjo ja ul pak pazarin Bashës, pasi këtë e ka pasur si aset kryesor në çdo prag zgjedhjesh.

Next Post
Mot i pazakontë nga qershori në shtator, mes vapës dhe stuhive

Mot i pazakontë nga qershori në shtator, mes vapës dhe stuhive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bill Clinton tregon pse CIA i tha të mos e vrisnin Bin Ladenin para 11 Shtatorit

Bill Clinton tregon pse CIA i tha të mos e vrisnin Bin Ladenin para 11 Shtatorit

September 14, 2026
Nisja e vitit shkollor 2026-2027, 6 shkolla të reja hapin dyert në Tiranë

Nisja e vitit shkollor 2026-2027, 6 shkolla të reja hapin dyert në Tiranë

September 14, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

Rikthehen në GJKKO dosjet “e bujshme”, sot seancat për Berishën dhe Metën

September 14, 2026
Gjirokastër, të huajt blejnë shtëpi në zonën muzeale

Shqipëria, mes 10 destinacioneve më të preferuara jashtë BE-së nga rezidentët europianë

September 14, 2026
Pse Kim-i i Shkupit kundërshton muzeun hebre të Vlorës?

Pse Kim-i i Shkupit kundërshton muzeun hebre të Vlorës?

September 14, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 14 shtator 2026: Dashi hap derën për një njohje të re

September 14, 2026
A mund ta bëjnë Xi Jinping dhe Modi atë që nuk e bëri Trump? Rusia hap derën për negociata

A mund ta bëjnë Xi Jinping dhe Modi atë që nuk e bëri Trump? Rusia hap derën për negociata

September 14, 2026
Eurodeputetja Salis, nga protesta në Tiranë te sekuestroja e llogarisë: 300 mijë euro dëmshpërblim dhe 7 mijë euro borxh

Eurodeputetja Salis, nga protesta në Tiranë te sekuestroja e llogarisë: 300 mijë euro dëmshpërblim dhe 7 mijë euro borxh

September 14, 2026
Ali Ahmeti letër Ramës dhe zyrtarëve të lartë në Kosovë, BE dhe SHBA: Po rrezikohet Marrëveshja e Ohrit!

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së | Ali Ahmeti: Një vendim jo i drejtë mund të çojë në ndryshimin e rrjedhave

September 14, 2026
VIDEO / Doli nga burgu me leje, dalin detaje dhe pamje nga ngjarja ku u përfshi Alket Rizai

VIDEO / Doli nga burgu me leje, dalin detaje dhe pamje nga ngjarja ku u përfshi Alket Rizai

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com