• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ngatërrove 220 mln e Lulit, mos ia bëj prapa krahëve…” Debati Berisha-Balla për inceneratorët

by A R
04/12/2017 19:18
OPOZITA BOJKOT PARLAMENTIN - /r/n/r/nOPPOSITION BOYCOTT THE PARLIAMENT -

OPOZITA BOJKOT PARLAMENTIN - /r/n/r/nOPPOSITION BOYCOTT THE PARLIAMENT -

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parlamenti u mblodh sot në seancë plenare për të diskutuar projekt-rezolutën e propozuar nga PD kundër dhunës ndaj grave. Por, edhe këtë herë, çështjet e tjera politike zunë një pjesë të mirë të debateve.

Teksa kryeministri Rama dhe lideri i PD Basha ndodhen në Bruksel, debatin në parlament i mbajti gjallë ish-kryeministri Berisha dhe kreu i grupit të PS Balla.

Berisha ka akuzuar Ramën se nuk shpall gjëndjen e jashtëzakonshme pas përmbytjeve, pasi nuk do të dëmshpërblejë banorët e prekur nga përmbytjet.

“Po pse more, pare tepër kisha unë për të dëmshpërblyer? Për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme? Po ka një moral, i ka përmbytur Vjosa, kanë 20-30 vite qe jetojne aty e s’mund ti them pse ke ndërtuar aty dhe për ti dëmshpërblyer duhet shpallur gjendja e emergjencës civile. Dhe vetëm me këtë qeveria i dëmshpërblen, përndryshe qeveria vetem vjedh ndihmat e tyre”, tha Berisha.

Më tej ai akuzoi qeverinë për koncensionin e ndërtimit të inceneratorëve akuzë e lakuar prej ditësh edhe nga kreu i PD Basha. Berisha ka përmendur këtu emrin e biznesmenit Klodian Zoto, i cili sipas tij, ka qenë dikur ish-menaxher i Ahmetajt në kompaninë Hermes.

“Kjo qeveri, me në krye Ramën e Ahmetajn dhe ministrin Koka, brenda një 1 dite, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, bëjnë nën veprime dhe ia japim tenderin atij që deshën”, tha Berisha, duke akuzuar Ramën e Ahmetajn se të dy kanë marrë para nën dorë nga biznesmeni Klodian Zoto.

Ndërsa Taulant Balla u përgjigj duke i kujtuar Lulzim Bashën dhe aferën e Rrugës së Kombit.

“Nuk besoj se kishit ndonjë surprizë nga parafolësi. Edhe per nga mënyra si foli është apologjia më e mirë që mund ti bëhet sjelljes së patolerueshme të ndonjë politikani, edhe kur bëhet fjalë për një ditë kaq solemne qe Kuvendi ndermerr për luftën ndaj dhunës ndaj grave. Për parafolësin s’ka asnjë lloj gjëje tjetër rëndësi përvec luftës për karrige e sa i përket gënjeshtrës, ky eshte kampioni me i madh ne histori. Ngatërrove 220 mln e Lulit te ‘Rruga e Kombit’, Sali, mos ia bëj Lulit pas krahëve se ka ikur në Bruksel. Une e kuptoj që nuk e do më Lulin, inatin dhe dashurinë mbaje brenda vetes. Luli s’e shpjegoi mirë javën e kaluar, erdhe ti, edhe ti e bëre lëmsh”, tha Balla./a.m.

Next Post
Kryeministri i Malit të Zi: Për demarkacionin me Kosovën nuk lëviz as edhe një centimetër

Presidenti Thaçi nuk ndalet: Raporti i demarkacionit prej Bulliqit është qesharak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

August 15, 2026
Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

August 15, 2026
Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

August 15, 2026
Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

August 15, 2026
Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

August 15, 2026
Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

August 15, 2026
Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

August 15, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

President nga zarfi

August 15, 2026
“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

August 15, 2026
Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com