• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Ngatërresa “naive” e Bashës me vetingun politik

by Java News
09/09/2018 11:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi

Lulzim Basha vazhdon të ngulmojë se na duhet urgjentisht një veting për politikën. Si të thuash, nis papritur të bërtasë në publik për një sëmundje 30 vjeçare të sistemit: korrupsionin e politikës. Pardon! Jo korrupsionin, por lidhjet me krimin! Jo hajdutllëkun, por miqësitë dhe flirtet e politikanëve me të fortë e kriminelë!

Ky është propozimi “a la carte” i zotit Basha për të bërë pastërtinë e racës së politikanëve shqiptarë. Edhe dje ai vazhdoi t’i mëshojë idesë se duhet pastruar vetëm një rrethanë e zullumit politik, afrimiteti me krimin. Dhe duhet pastruar vetëm brezi i parë i fajtorëve, vetë politikanët.

Nuk duhet parë e hetuar kësisoj, as korruptimi i hatashëm i politikës, as paratë e fshehura nëpër banka e skuta që një dreq i di, por nuk duhen prekur as të afërmit, të cilët janë shumë shpesh bartësit e interesave e përfitimeve direkte të klasës politike në Shqipëri.

Vetingu selektiv i Lulzim Bashës i përqëndruar vetëm në kufijtë e vjetër ligjorë të dekriminalizimit, është në fakt një amnisti e kamufluar për të gjitha maskarallëqet financiare, vjedhjet e masakrat e parave publike që janë konsumuar në një çerek shekulli në piramidën e shtetit shqiptar. Të thuash se po largoj nga politika ata që kanë dalë në foto me një kriminel (vetë Basha është akuzuar nga pozita për diçka të tillë), por nuk do të prek me dorë malin e interesave të pista, parave te dyshimta, vilave, bizneseve e pronave të politikës, do të thotë ta lesh të paprekur gangrenën shqiptare.

Të fortët me nga pesë-gjashtë emra të parlamentit të shkuar ikën nga politika. Dolën nga dera e saj ashtu siç hynë: rastësisht e pa lënë asnjë gjurmë.

Puna është si të nxjerrim nga ajo sallë dhe nga të gjitha sallat e politikës ata që duke pasur një emër të vetëm, janë zhytur në llum e korrupsion shumëvjeçar, duke helmuar sistemin me shembullin dhe praninë e tyre.

Këtë Lulzim Basha nuk e thotë. Nuk i leverdis ta thotë mesa duket.

Next Post
Panuçi rikthen në Kombëtare mesfushorin Ergys Kaçe

Panuçi rikthen në Kombëtare mesfushorin Ergys Kaçe

Comments 1

  1. Njëri says:
    8 years ago

    I madh je! Ata me disa emra ikën thotë. Po me Nero ikën. Plotësisht e vërtetë! Ama thuaje dhe kush i futi aty, apo mesa duket, nuk të leverdis ta thuash.
    Basha e hapi kutinë e Pandores, ta plotësojë Rama me tej ligjin që të kapen dhe ato që ke merak ti.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kërkesa për dorëheqjen e Ramës, projekt politik”, deputeti i PS: Shqetësimet e qytetarëve janë edhe tonat!

“Kërkesa për dorëheqjen e Ramës, projekt politik”, deputeti i PS: Shqetësimet e qytetarëve janë edhe tonat!

July 17, 2026
SHBA: Dialogu Strategjik me Kosovën rifillon vetëm pas përmbushjes së zotimeve ndaj komunitetit serb

SHBA: Dialogu Strategjik me Kosovën rifillon vetëm pas përmbushjes së zotimeve ndaj komunitetit serb

July 17, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi sipas Jorgo Pullës, shenjat me fat dhe kush duhet të tregojë kujdes gjatë fundjavës

July 17, 2026
Publikohet lista e plotë me 337 profesionet e rregulluara që do të rishikohen

Publikohet lista e plotë me 337 profesionet e rregulluara që do të rishikohen

July 17, 2026
Finalja e Botërorit, çfarë duhet të dini para ndeshjes Spanjë-Argjentinë

Finalja e Botërorit, çfarë duhet të dini para ndeshjes Spanjë-Argjentinë

July 17, 2026
Debat i fortë, Luca – protestuesve: Mos sulmoni biznesin, por pushtetin vendor

Debat i fortë, Luca – protestuesve: Mos sulmoni biznesin, por pushtetin vendor

July 17, 2026
Tensione të reja SHBA-Iran! Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

Trump akuza Kinës për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020, demokratët reagojnë ashpër

July 17, 2026
Vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë viktima në fund të qershorit

Vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë viktima në fund të qershorit

July 17, 2026
Rithemelimi ftoi Bashën, Bejko kundër: Eshtë pazar! Bardhi prishi skemën, uli Berishën në tryezë me Ramën

“Janë matrioshka që dolën nga kukulla e madhe”, Bejko ironizon drejtuesit e PD-së

July 17, 2026
Kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë territorin

Kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë territorin

July 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In