• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nganjëherë Athina nuk është në Greqi

by Frrok Çupi
23/04/2026 14:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

A ishte ngjarja më e fundit takimi në Athinë? Dy kryeministrat e dy shteteve tona shpallën strategji të re.

Deri këtu gjithçka ishte e qartë. Aq e qartë sa ç’janë vetë ngjyrat e Greqisë, bardheblu, që nga ishulli deri te flamuri.

Sapo ngjarja zbret këtu, merr njëmijë ngjyra e trajta. Aq sa të vjen të pyesësh ‘ku është Athina, a është në Greqi?’.

Filozofët e minoritetit grek janë të parët që e marrin në dorë ‘hartën’ e Greqisë dhe ta bëjnë si të duan, me ngjyra që nuk ekzistojnë. E kam provuar qindra herë, që nga takimi i Kretës në vitin 1997, ku Greqia bënte rolin e Pakistanit të sotëm mes Tiranës e Beogradit. Edhe ajo një konferencë ndërkombëtare ishte. Që nga Dropulli, Finiqi e Livadhja drejt Tiranës vërshoi një tjetër realitet nga çfarë u bisedua në Kretë.

Deri te takimi i djeshëm në Athinë.

Për shumë gjëra që ndodhën aty, minoritarët e mendimit publik, nuk pajtohen. Edhe sikur të thënat të jenë të vërteta, nuk pajtohen. Shpesh herë i afrohen qasjes sikur ‘kryeministri im nuk e bëri mirë këtë punë’. Herë tjetër as e kanë mësuar çfarë ka ndodhur, por e dinë se ‘Athina ka të drejtë!’ dhe Tirana duhet të dëgjojë për atë që u tha. Mbrëmë dikush prej tyre guxoi të thotë se ‘çfarë kërkoni ju këtu, tekefundit Greqia mbron kufijtë e Shqipërisë’. S’kishte marrë vesh gjë çfarë ishte folur në Athinë.

Tipike çfarë kam vërejtur në të gjitha kohët se ‘filozofët e minoritetit’ e kanë në dorë qeverinë e Athinës (!).

Çështje e të dobëtit dhe e minoritetit të çdo fushe… Një grek i Athinës politike do të qeshte me këto vizione. Por kjo nuk ka ndonjë peshë në përcaktimet mes shteteve.

Rëndësi ka që, tjetër gjë zhvillojnë shtetet mes tyre dhe tjetër gjë fantazojnë grupime individësh. Prapë këtu hyn në punë ironia ‘a është Athina në Greqi?’. Sepse flitet për një gjë, por duken si dy të largëta.

Dje, mahnitja më e madhe u rrotullua rreth asaj që ‘kur u bë Greqia me ne? Sapo ishim në luftë për Belerin!’.

Deri në kufi të mosbesimit. Nuk kishte ndodhur që Athina të kishte lëvizur nga Greqia, por kishte ndodhur që dy shtetet kishin zhvilluar qëndrimet, kishin përafruar qasjet dhe kishin parë disa kërkesa të rëndësishme të kohës. ‘Beleri’ iku. Beleri grek nga Progonati i Labërisë u përdor për ca punë të vogla, ushqeu ca ndjenja negative të disa grupimeve ekstremiste, u kontrollua dhe ja tani nuk është më si bezdi.

A duhet të jetë përgjithmonë po aty? Siç mund të themi se ‘a duhet të mos lëvizin idetë e shteteve, siç edhe Athina nuk transferohet nga Greqia?’.

Njerëz të fiksuar në një pikë dhe shtete që po lëvizin drejt përparimit! Kjo është.

Dy qeveritë e dy shteteve fqinje dje deklaruan se së shpejti do të nënshkruajnë Traktatin e Miqësisë mes tyre.  ‘Mali’ i lartë i Traktatit kaloi pa u vënë re nga të gjithë që ‘filozofuan’ mbi takimin e Athinës. Të shumtët kaluan prapa malit e bënin pyetje të ‘egra’ sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Prapë ‘Athina’ u shfaqej ajo që kishte qenë më parë; madje edhe Tirana si e djeshmja. Kur kishin ndryshuar. Njeriu, i çuditshëm, nuk e pranon ndryshimin edhe kur ndryshojnë pesha të mëdha siç janë edhe shtetet.

U bënë pyetje:

-A mund të ketë një luftë për territore mes dy shteteve?

-Si mund të ketë luftë; aq më pak për territore?! Dy shtete që nënshkruajnë Traktat Miqësie, çdo konflikt e zgjidhin në mënyrë paqësore. Janë të betuar për këtë.

-Çfarë thoni? Për territore?… Nën Traktatin e Miqësisë, të dy shtetet respektojnë sovranitetin territorial.

-Prapë mund të ketë një Beler ku Greqia do të ndërhyjë në vendime gjyqësore?

-Nuk mundet. Të dy shtetet në një Traktat angazhohen për respektimin e sovranitetit të njëri tjetrit…

Fiksimi në atë ‘që ishte’ Athina ose Tirana, i bën të mos e shikojnë lartësinë kryesore: Traktatin e Miqësisë. Domethënë Marrëveshjen zyrtare politike dhe juridike mes të dyve.

Të tjerat janë ku e ku!

Next Post
“Anashkalonte” Hegseth! Si lidhja e ngushtë me Trump i kushtoi postin John Phelan

“Anashkalonte” Hegseth! Si lidhja e ngushtë me Trump i kushtoi postin John Phelan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E zunë poshtë materialet e rënda teksa po punonte, humb jetën pronari i një objekti në Vlorë

E zunë poshtë materialet e rënda teksa po punonte, humb jetën pronari i një objekti në Vlorë

October 6, 2026
Siguria ushqimore/ Ministri Salla në Kuvend: 68 mijë kontrolle dhe 95 mostra jokonforme

Siguria ushqimore/ Ministri Salla në Kuvend: 68 mijë kontrolle dhe 95 mostra jokonforme

October 6, 2026
Bledi Mane reagon pas sulmit nga protestuesit: Më goditën edhe me gurë, më ndoqën rreth 30 persona

Bledi Mane reagon pas sulmit nga protestuesit: Më goditën edhe me gurë, më ndoqën rreth 30 persona

October 6, 2026
“Jo në emrin tim”, sërish protestë para Kuvendit të Kosovës, kërkohet miratimi i Ligjit për Specialen

“Jo në emrin tim”, sërish protestë para Kuvendit të Kosovës, kërkohet miratimi i Ligjit për Specialen

October 6, 2026
Haxhiu i drejtohet Kushtetueses: Kush i ushtron kompetencat e Presidentit nëse nuk zgjidhet pasuesi?

Haxhiu i drejtohet Kushtetueses: Kush i ushtron kompetencat e Presidentit nëse nuk zgjidhet pasuesi?

October 6, 2026
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq Elvis Shkambin, xhaxhain e tij dhe rojën e Apelit

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq Elvis Shkambin, xhaxhain e tij dhe rojën e Apelit

October 6, 2026
Mesazhi i Veliajt me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

Mesazhi i Veliajt me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

October 6, 2026
Rrethanat | Dështimi “spektakolar” i inteligjencës izraelite për sulmin e 7 tetorit

Rrethanat | Dështimi “spektakolar” i inteligjencës izraelite për sulmin e 7 tetorit

October 6, 2026
Separatistët marrin pushtetin në Quebec, rajoni do shkëputet nga Kanadaja?

Separatistët marrin pushtetin në Quebec, rajoni do shkëputet nga Kanadaja?

October 6, 2026
‘Sulm nga Irani’, arrestime dhe tërheqje e SHBA-ve| Pikëpyetjet rreth incidentit në bazën ajrore Fairford

‘Sulm nga Irani’, arrestime dhe tërheqje e SHBA-ve| Pikëpyetjet rreth incidentit në bazën ajrore Fairford

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com