• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ngacmonte seksualisht nxënëset, drejtori mesazh për familjen

by Java News
27/02/2017 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ajaz Ajazi, 63 vjeç, drejtor i shkollës 9- vjeçare në fshatin Kozare të Kuçovës, është arrestuar me akuzat “vepra të turpshme” dhe “ngacmim seksual”. Kjo pasi tri nxënëse të shkollës dyshohen se janë ngacmuar seksualisht nga drejtori shkollës, Ajazi, banues në lagjen “Distileria” të qytetit.

Burime të Policisë bëjnë të ditur se 63-vjeçari dyshohet se ka ngacmuar tri nxënëset e tij për një periudhë të gjatë prej tre muajsh, raporton “Panorama”. Tri nxënëset e shkollës që kanë bërë denoncimin, nuk e dinin se drejtori i ngacmonte seksualisht të tria, por në një moment ato i janë shprehur njëra-tjetrës për sjelljen e tij. Pas bisedës, vajzat kanë marrë guximin për ta bërë publike atë që u kishte ndodhur dhe menjëherë kanë njoftuar prindërit e tyre.

Prindërit me t’u njohur me atë që u kishte ndodhur vajzave të tyre janë drejtuar për denoncim në Policinë e Kuçovës, ku kanë bërë prezente ngjarjen. Policia në prezencë edhe të psikologes ka marrë denoncimin e nxënëseve, denoncimi që çoi edhe në arrestimin e menjëhershëm të 63-vjeçarit Ajazi.

Burime të Policisë bëjnë të ditur se nxënëset në kallëzimin e tyre kanë paraqitur fakte që implikojnë drejtorin e shkollës në vepra penale, për të cilat tashmë do të ketë edhe një hetim të thelluar nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat. Të tria vajzat mësohet se kanë rrëfyer me detaje ngacmimet që u bënte drejtori i shkollës, i cili u mësonte atyre lëndën e Gjeografisë.

Nga ana e tij, vetë Ajazi në momentin e arrestimit nuk ka bërë rezistencë, madje i ka kërkuar vëllait të tij që të qetësojë familjen, pasi sipas tij, akuzat nuk janë të vërteta. Sipas 63- vjeçarit, nuk ka asnjë të vërtetë në të gjithë këtë histori, duke u shprehur se ka besim te sistemi i drejtësisë në zbardhjen e së vërtetës.

“Rrini të qetë se drejtësia do të zbardhë të vërtetat. Të lutem vëlla më qetëso familjen dhe vëllezërit e nipërit e mi se unë nuk kam kryer asgjë në lidhje me këtë denoncim”, ka deklaruar 63-vjeçari në momentin e arrestimit.

ma.me

Next Post
Edhe Britania si SHBA, paralajmëron ndalimin e emigrantëve nga BE

Edhe Britania si SHBA, paralajmëron ndalimin e emigrantëve nga BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

1win Україна – бонуси, промокоди, ставки на спорт та казино онлайн

October 30, 2026
Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In