• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ngacmoi seksualisht nxënësen e mitur, lihet në burg mësuesi nga Kashari

by Java News
14/01/2018 13:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 3 vjet burgim mësuesin e matematikës të shkollës 9-vjeçare të Kasharit, Hasan Martani, i cili u arrestua në maj të vitit të kaluar, pasi kishte ngacmuar një nga nxënëset e tij të mitura.

Ngjarja në atë kohë bëri bujë, ndërsa si provë shërbyen komunikimet në “Facebook” mes mësuesit të matematikës dhe nxënëses së mitur. Edhe pse ka kërkuar pafajësi në sallën e gjyqit, Gjykata e ka dënuar përfundimisht me 3 vjet burg, nga të cilat ai do të kryejë 2, për shkak të gjykimit të shkurtuar.Sipas vendimit të Gjykatës, mësuesi Martani kishte që në janar 2017, që kishte nisur të ngacmonte vajzën e mitur. Por vetëm në muajin maj, ajo u ka treguar prindërve dhe më pas është bërë kallëzimi në Polici.

Martani është proceduar në “arrest shtëpiak”, për shkak të problemeve me shëndetin. Martani, madje, kishte njohje familjare me prindërit e vajzës së mitur, të cilët fillimisht kanë qenë skeptik për denoncimin, por më pas janë bindur kur kanë komunikuar me të përmes llogarisë në “Facebook” të vajzës.

Kjo e fundit ka kaluar momente shumë të vështira gjatë gjithë kohës që ngacmohej nga mësuesi i saj kujdestar.Dëshmia e së miturës ka qenë përcaktuese në këtë proces. E marrë në pyetje në prani të psikologëve, vajza ka shpjeguar se ndihej e shqetësuar dhe e trembur nga veprimet e mësuesit që në janar të vitit 2017.

Ajo ka shpjeguar se të pandehurin e ka pasur mësues kujdestar dhe se ai i shkruante shpesh në “Facebook” njofton Panorama. Vajza ka treguar se mësuesi fillimisht, i ka kërkuar një fotografi të sajën me pretendimin se do të bënte një shkrim për nxënësit e dalluar.

Edhe pse vajza ia dërgoi foton përmes “Facebook”, shkrimi nuk u bë kurrë.Më tej, mësuesi Martani i dërgonte teste të matematikës së miturës, me qëllim për ta joshur. Kulmi ka arritur pas orëve të mësimit, kur mësuesi i ka kërkuar vajzës të qëndrojë në kabinetin e informatikës në shkollë dhe më pas, e ka puthur me forcë. Më tej, ai ka shkruar në “Facebook” të miturës, duke i kërkuar që të fshinte SMS ­të që këmbenin dhe të mos u tregonte prindërve. Mësuesi arriti deri aty sa ta shantazhonte vajzën e mitur që të mos tregonte për ngjarjet, duke i vënë nota të ulëta në mësim.

E ndodhur në gjendje të rëndë, vajza e mitur vendosi që t’i tregojë nënës së saj për gjithçka që kishte ndodhur me mësuesin. Nëna ka marrë situatën në dorë, duke vazhduar komunikimet me mësuesin përmes llogarisë në “Facebook” të vajzës, duke grumbulluar më shumë prova dhe më pas, ka bërë kallëzimin në Polici. Në deklarimet e dhëna në fazën e hetimeve, Hasan Martani ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzës, duke mospranuar asnjë deklarim të së miturës për veprime të natyrës seksuale.

Të njëjtin qëndrim ai ka mbajtur edhe në Gjykatë, duke kërkuar vetëm pafajësi para trupit gjykues. I pandehuri ka deklaruar se vuante nga ishemia e zemrës dhe për këtë arsye, i rrezikohej jeta në paraburgim. Kjo u vërtetua edhe nga ekspertimi mjeko­ligjor. Megjithatë, në përfundim, ai u dënua me burg dhe dënimin e vuan në një burg të sigurisë së ulët.

Next Post
VIDEO/ Festat e nëntorit, Rama: Ekspozitë unikale, larg katundit politik e mediatik

Rama ironizon PD-LSI: Firma "ÇÇ", çadra e çizmeve, tenton të bllokojë integrimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Sondazhi AIM: Kur ka qenë më problematik SHISH/SHIK?

September 28, 2026
“SHBA penalizuan simbolin e tranzicionit shqiptar”/ Minxhozi: Goditën një figurë simbol të kulturës së urrejtjes. Kapën prej brirësh dashin që…

Rasti “Hyseni” na çon në të njëjtën krizë të përjetshme

September 28, 2026
Përfshihet nga flakët lokali në Athinë ku u vra Pëllumb Islami, autoritetet hetojnë për zjarrvënie të qëllimshme

Përfshihet nga flakët lokali në Athinë ku u vra Pëllumb Islami, autoritetet hetojnë për zjarrvënie të qëllimshme

September 28, 2026
Marine Le Pen shënon fitore historike, RN katërfishon praninë në Senatin francez

Marine Le Pen shënon fitore historike, RN katërfishon praninë në Senatin francez

September 28, 2026
BE ideon planet për “integrim gradual” për vendet kandidate

Integrimi në BE / Zhvillohet në Tiranë Konferenca Ndërparlamentare me pjesëmarrjen e udhëheqësve të lartë dhe përfaqësuesve evropianë

September 28, 2026
Tre operacione në Kukës dhe Tropojë, arrestohen tre persona, sekuestrohen armë e kanabis

Tre operacione në Kukës dhe Tropojë, arrestohen tre persona, sekuestrohen armë e kanabis

September 28, 2026
“Mora fjalë” zhduket nga platformat online, flet autori i këngës

“Mora fjalë” zhduket nga platformat online, flet autori i këngës

September 28, 2026
Rajoni dobët me menaxhimin e mbetjeve, mbi 83% përfundojnë në landfille

Rajoni dobët me menaxhimin e mbetjeve, mbi 83% përfundojnë në landfille

September 28, 2026
VIDEO / Akademiku Ali Aliu rrëfen bisedën me Berishën: Hajdarin e quante përbindësh dhe idiot…

VIDEO / Akademiku Ali Aliu rrëfen bisedën me Berishën: Hajdarin e quante përbindësh dhe idiot…

September 28, 2026
Pse s’flitet për viktimat e krimeve të luftës?

Pse s’flitet për viktimat e krimeve të luftës?

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com