• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ngacmim seksual, guvernatori i New York mund të përballet me akuza penale

by
09/08/2021 08:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, mund të përballet me akuza kriminale nëse hetuesit arrijnë në përfundimin se është i besueshëm një kallëzim penal që e akuzon guvernatorin se ka prekur një ndihmëse në pjesë intime vitin e kaluar, tha të shtunën zyrtari më i lartë i rendit të qarkut Albany.

Sherifi Craig Apple premtoi një hetim “gjithëpërfshirës” në partneritet me zyrën e prokurorit të qarkut Albany, por tha se do të ishte e parakohshme të flitej për një afat kohor ose nëse vetë Cuomo do të merrej në pyetje.

“Kemi për të bërë shumë hetime për gjetje faktesh. Duhen bërë shumë intervista”, tha zoti Apple për gazetarët. “Nuk do të nxitojmë për shkak se për kë bëhet fjalë, por as nuk do ta ngadalësojmë çështjen”.

Ankesa e paraqitur këtë javë, është shembulli i parë i njohur ku një grua ka bërë një akuzë zyrtare pranë një agjencie të zbatimit të ligjit për shkelje të supozuara nga guvernatori demokrat.

Paditësja thotë se vitin e kaluar kur ishin vetëm në Pallatin Ekzekutiv, rezidenca e guvernatorit të Nju Jorkut gjatë mandatit, zoti Cuomo i futi dorën poshtë këmishës duke e ledhatuar. Ajo po ashtu u tha hetuesve të zyrtës së prokurorisë së përgjithshme se në një rast, Cuomo i fërkoi të pasmet ndërsa po pozonin së bashku për një fotografi.

Avokatja e guvernatorit Cuomo, Rita Glavin, ka thënë se akuza ishte e sajuar.

“Ai është 63 vjeç dhe ka 40 vjet në sherbimin publik, dhe papritur u akuzua për një sulm seksual nga një ndihmëse ekzekutive që ai me të vërtetë nuk e njeh”, tha avokatja Glavin.

Sherifi Craig Apple nuk pranoi të publikonte ankesën të shtunën, por e përshkroi akuzën si të “një natyre seksuale”. Ai tha se zyra e tij ka një “histori të provuar” në ndihmë të viktimave, duke shtuar se ai nuk ka frikë nga hakmarrja në hetimet ndaj një zyrtari kaq të lartë.

“Unë jam sherifi i qarkut. Nuk do të trembem. Unë nuk do të thyhem. Veprime të tilla nuk do të ishin të mira për askënd”, tha ai.

Guvernatori Cuomo është përballur me thirrje të reja për të dhënë dorëheqjen pasi një hetim i pavarur i mbikëqyrur nga zyra e prokurorit të përgjithshëm të shtetit arriti në përfundimin se ai kishte ngacmuar seksualisht 11 gra dhe u hakmor ndaj njërës prej akuzuesve të tij.

Raporti i prokurores së përgjithshme përshkruan një seri rastesh kur janë ngritur pretendime se zoti Cuomo ka vepruar në mënyrë të papërshtatshme me ndihmësen e përshkruar si Asistentja Ekzekutive #1, duke arritur kulmin me prekjen e pjesëve intime në rezidencën e guvenatorit nëntorin e vitit 2020.

Sipas gruas, guvernatori Cuomo e tërhoqi atë për një përqafim ndërsa ajo përgatitej të largohej nga zyra e guvernatorit në rezidencën zyrtare. Ajo tha se i kishte thënë atij se, “ti do të na fusësh në telashe” dhe guvernatori Cuomo i ishte përgjigjur, “nuk e kam problem” dhe kishte përplasur derën. Sipas askuzës së gruas, guvernatori i futi dorën poshtë bluzës duke i prekur gjoksin mbi sytjena.

“Në atë moment isha aq e tronditur saqë mund t’ju them se thjesht mbaj mend se kisha ulur kokën duke parë dorën e tij, duke parë pjesën e sipërme të sytjenave të mia”, u tha ajo hetuesve.

Ajo tha se ishte shkëputur prej tij, duke i thënë zotit Cuomo: “Ti je i lajthitur”. Hetuesit thanë se ndihmësja nuk e mbante mend datën e saktë, por siguroi një fotografi të datës 16 nëntor 2020, që ajo tha se ishte pranë ditës së incidentit./VOA

/b.h

Next Post
Parashikimi i motit për sot/ Si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash, njihuni me parashikimin e motit për sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

“Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaosi i ri”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar, por…

July 1, 2026
Si të mbroheni nga i nxehti i verës…

Vala e të nxehtit rrezikon edhe shëndetin mendor, paralajmërojnë studiuesit

July 1, 2026
Mbahen sot homazhet dhe ceremoniali shtetëror në nder të kolosit të letërsisë shqiptare, Ismail Kadare

Në dyvjetorin e vdekjes së Kadaresë: Ne jemi me ju dhe ju jeni me ne

July 1, 2026
Aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, ja gjendja e të plagosurve

Aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, ja gjendja e të plagosurve

July 1, 2026
Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti

Kërkesat e protestuesve, Denaj: Duhet tryezë dialogu, të kuptojmë cilat nene kundërshtojnë…

July 1, 2026
Nisin sot aplikimet në e-Filing për kompensimin e TVSH-së për rreth 114 mijë fermerë

Nisin sot aplikimet në e-Filing për kompensimin e TVSH-së për rreth 114 mijë fermerë

July 1, 2026
Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin e parë të rikthimit në presidencë

Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin e parë të rikthimit në presidencë

July 1, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Ka shkëndija se protestuesit e kanë humbur durimin”, Rexhaj: Në këtë moment, Shqipëria ka nevojë për stabilitet

July 1, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, ja sa do jenë temperaturat

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, ja sa do jenë temperaturat

July 1, 2026
“Disa në protestë, të tjerët në basketboll”, Rama ndan pamjet kurioze nga bulevardi i Tiranës

“Disa në protestë, të tjerët në basketboll”, Rama ndan pamjet kurioze nga bulevardi i Tiranës

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In