• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga Uran Butka te Meremja: Si ra standardi edhe për kandidatët fiktivë në PD

by Desada Metaj
02/05/2026 11:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Desada Metaj

Mereme Sela hyri dje në selinë e Partisë Demokratike në momentin e duhur: kamerat ishin ndezur, gazetarët në pritje, dera hapur për një skenë që dukej sikur ishte menduar paraprakisht.

Të gjithë e kishin të qartë se nuk bëhej fjalë për një kandidat të një gare reale, rezultati i së cilës dihej pa u shpallur gara. Mereme Sela hyri në PD e keqpërdorur nga nevoja për të mbushur boshllëkun e një procesi që kishte mbetur pa kundërshtarë.

Ata që e sollën aty nuk kërkonin një figurë që të sfidonte Sali Berishën, por një figurë që të justifikonte ekzistencën e garës. Një emër sa për të thënë se procedura po ndiqej. Por edhe kjo rezultoi më e vështirë seç dukej. Sepse edhe kandidimi fiktiv kërkon një minimum fantazie politike, një vijë të hollë mes formalitetit dhe absurdit.

Përzgjedhësit e Meremes nuk kishin parashikuar diçka: që brenda pak orësh, Meremja nuk ishte më kandidate, por personazh i rrjeteve sociale. Jo si pjesë e një gare, por objekt talljeje me një nga garat politike më qesharake të politikës shqiptare, që në fakt ka pasur jo pak të tilla.

Ndërsa servilët e Berishës u entuziazmuan nga popullariteti i Meremes, Sali Berisha, si ujk i vjetër politik, e kuptoi rrezikun e bërjes edhe më shumë qesharake të një gare që boll patetizëm kishte dhe pa nisur. Reagimi erdhi shpejt. Sipas rrëfimeve, nga Kroacia u dha urdhër për ta hequr nga skena. Jo sepse rrezikonte rezultatin, por sepse rrezikonte seriozitetin e farsës. Sepse edhe një proces i zbrazët dhe qesharak ka nevojë të ruajë një minimum forme.

Dhe kështu ndodhi absurdi i plotë: një kandidate e sajuar për një garë të sajuar u përjashtua sepse nuk ishte e denjë as për rolin e saj të sajuar.

Megjithatë, në gjithë këtë teatër, Meremja të paktën nuk u servilos si ata që vishen më bukur, krihen tek parukierja dhe kanë bërë ca lek nga PD. Ajo, ndryshe nga shumë të tjerë, nuk po luan për të qëndruar brenda rrethit. Përkundrazi, ka paralajmëruar se do ta çojë në gjyq Partinë Demokratike për faktin që nuk e pranoi si kandidate, duke e kthyer përjashtimin e saj nga një episod qesharak në një telendisja të madhe për Sali Berishën dhe oborrin e tij.

Në fund të fundit, Sali Berisha vendosi të kandidojë i vetëm, ndoshta një nga rastet e rralla kur e vërteta shfaqet pa filtra në PD. Gjynah kur mendon se do të shpenzohen para dhe burime njerëzore për këtë garë. Por të paktën do të ketë një të vërtetë të hidhur për ata që janë jashtë asaj partie: PD është e Sali Berishës.

Dhe për fat të keq, ajo parti është rrënuar deri në pikën sa nuk mund të gjejë dot më as kandidatë fiktivë. Ose të paktën asnjë kandidat që të bindë edhe militantët më të verbër se e luan mirë rolin. Dhe kur mendon se dikur kandidat fiktiv përballë Sali Berishës ka qenë Uran Butka, kupton që tjetërsimi i PD-së është shtrirë nga kryetari dhe kupola… deri tek kandidatët fiktivë.

Next Post
Ishte vjedhur nga tempulli e ishte dërguar në New York, statuja e Budës rikthehet në Nepal

Ishte vjedhur nga tempulli e ishte dërguar në New York, statuja e Budës rikthehet në Nepal

Comments 1

  1. leka says:
    6 months ago

    Ne PD e Saliut demokracia asht gjeja ma kryesore !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

November 8, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In