• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nga treni vendose të zbresësh vetë”, zbardhet debati Rama-Bushati! Ish-ministri: Ma pranoni një këshillë personale…

by A R
09/03/2021 11:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryesia e Partisë Socialiste nuk i shpëtoi dje debateve në lidhje me listën e kandidatëve për deputetë, kryesisht për listën e Tiranës. Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka shprehur habi që drejtuesi i Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, të jetë jashtë listës fituese.

Ndërsa ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, duke iu drejtuar kryeministrit Rama, i ka kërkuar që të mos kandidojë “persona të lidhur me inceneratorët, gjakderdhje financiare, lavatriçen e betonit, krimin, PPP-në”.

Mbledhja e kryesisë së PS-së është zhvilluar pjesërisht online, ku në sallën e selisë rozë kanë qenë vetëm drejtuesit e qarqeve, ndërsa anëtarët e kryesisë përmes platformës “Zoom”.

Nga ana e tij, kryetari i PS-së, Edi Rama, iu përgjigj Bushatit se nga treni vendose të zbresësh vetë, ti ke vendosur të mbash fjalime publike, dhe jo të bësh punë.

“Mund të na quash çfarë të duash, të gjitha këto që thua mund të jenë të vërteta, përsa kohë kemi këtë opozitë përballë, ne do të vazhdojmë të jemi këtu derisa të dalë një forcë e re që të na fshijë të gjithëve. Që kur të larguam nga Shkodra, qoftë për një vendim të gabuar, ti nuk shkove të punoje në Shkodër”, -është shprehur Rama.

DEBATI NË KRYESINË E PS

Ditmir Bushati: Më vjen keq kryetar, po nuk ka pasur kolegjialitet, as konsultim, as vendimmarrje për listat e kandidatëve siç kërkohet edhe nga statuti i PS-së.

Ndryshimet e propozuara janë të palogjikshme, në një parti duhet gradualitet, nuk mund të jenë në listë Nasip Naço, Alqi Bllako dhe Lefter Koka para anëtarëve të krysesisë së PS-së. Nuk ka arësye që njerëzit e ardhur nga LSI-ja të renditen para kolegëvë të PS-së, partia nuk është një thes, siç thatë ju kryetar, ku mund të futen të gjithë, pa kritere, pa garë dhe pa kontribute. Partia shtet e mban pushtetin, por nuk është ajo që ëndërrojnë shqiptarët.

Nëse do të ma pranoni një këshillë personale, personat e lidhur me inceneratorët, gjakderdhje financiare, lavatriçen e betonit, krimin, PPP-në, mos i përfshini në lista sa jeni ende në kohë.

I them të gjitha këto pa pasur ndonjë ngarkesë personale, sepse ju e dini shumë mirë se unë nuk kam asnjë merak për deputet, jeni ju ai që më jeni lutur që 28 vjeç që të bëhem deputet për shkak të boshtit programatik që unë kam besuar. Të janë dashur 5 vjet të më bindësh. Jam krenar që unë i kam qëndruar konsistent atij boshti programor dhe vlerave që përfaqësojnë socialistët dhe progresistët. Unë fatmirësisht nuk jam as në grupin e kalamajve dhe as në grupin e senatorëve.

Detyra e ministrit të Jashtëm ka qenë nder i jetës sime, e kam përmbushur me integritet siç edhe ju e keni deklaruar, e kam bërë këtë detyrë më së miri dhe i kam kthyer dinjitetin Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, por unë kam qenë në qeverisje, por jo në pushtet dhe nuk kam menaxhuar para dhe interea publike, nuk kam vrarë njeri, nuk kam shkuar asnjëherë për ndjekje penale, nuk jam përgojuar as për korrupsion, as për lidhje klienteliste, nuk i kam futur duart në xhep njeriu.

Nuk më erdhi mirë që Erioni iu drejtua kolegëve Majko, Xhafaj dhe zonjës Kodheli me interpretime sofiste për pozicionin e tyre në listë, sepse unë dhe ti Erion kemi ardhur në partinë socialiste nga shoqëria civile për ta bërë politikën më të mirë dhe jo për ta çuar në këtë derexhe. Nuk jam dakord që neve na mbështesin 65-vjeçarët e lart, siç the ti, që për ne duhet të jetë këmbanë alarmi, sepse një parti pa rini nuk ka të ardhme.

Ju kryetar keni marrë këtë vendim për të më zbritur nga treni. Politika është më shumë se parlamenti dhe Shqipëria më e madhe se politika. Për shkak të karakterit tim të fortë dhe integritetit tim personal, ua kam thënë gjërat ballazi megjithëse kam marrë kosto nga kjo.

Edi Rama: Nga treni vendose të zbresësh vetë, ti ke vendosur të mbash fjalime publike dhe jo të bësh punë. Nuk jam bërë pishman që të kam lëvduar dhe nuk e mohoj që ke qenë ministri më i mirë. Mund të na quash çfarë të duash, të gjitha këto që thua mund të jenë të vërteta përsa kohë kemi këtë opozitë përballë, ne do të vazhdojmë të jemi këtu derisa të dalë një forcë e re që të na fshijë të gjithëve. Që kur të larguam nga Shkodra, qoftë për një vendim të gabuar, ti nuk shkove të punoje në Shkodër.

/Panorama/a.r

Next Post
Sherr në Shkodër, goditet me tytën e pistoletës në fytyrë 30-vjeçari

Sherri me tre të plagosur në Rrogozhinë, arrestohen tre persona, një tjetër në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama për protestat e PD: Molotovarët dolën me flamujt e Gjermanisë, por s’ka bllokim negociatash

Rama për protestat e PD: Molotovarët dolën me flamujt e Gjermanisë, por s’ka bllokim negociatash

May 11, 2026
“S’e keni idenë sa njerëz në botë do donin të kishin problemet tuaja”. Rama ndan ‘porositë’ që i dha profesori i Drejtësisë

“Asnjë ministër nuk do ketë punë me tenderat”, Rama: Dialog edhe me vendorët

May 11, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Sot seanca për Ilir Metën në GJKKO, Cakrani: Shpresojmë për një lajm të mirë

May 11, 2026
Ministri i Drejtësisë kundër “kafazit” në sallat e gjyqeve: Prek prezumimin e pafajësisë dhe dinjitetin njerëzor

Ministri i Drejtësisë kundër “kafazit” në sallat e gjyqeve: Prek prezumimin e pafajësisë dhe dinjitetin njerëzor

May 11, 2026
Përplasi makinën te shkallët dhe goditi derën e Kryeministrisë, e pëson 40-vjeçari

Përplasi makinën te shkallët dhe goditi derën e Kryeministrisë, e pëson 40-vjeçari

May 11, 2026
Sot, protesta e opozitës, Rama sulmon Berishën dhe Ahmetajn: Bufi stërplak qenka frymëzuar nga broçkullat e një të arratisuri

Rama: Shqipëria po performon si vendet e BE në prokurimet publike

May 11, 2026
“Puna, pasaporta më e mirë për Veliajn”, Gogu për zgjedhjet: Synojmë më shumë se 74 mandate

Gogu: Salla e gjyqit s’është vetëm vendi ku lexohet një vendim, por ku duhet të garantohet dinjitet dhe…

May 11, 2026
SPAK kërkon pushimin e hetimit, GJKKO rrëzon kërkesat e PD-së për çështjen e Irena Gjokës

SPAK kërkon pushimin e hetimit, GJKKO rrëzon kërkesat e PD-së për çështjen e Irena Gjokës

May 11, 2026
Operacioni ndaj Maduros / Zekthi: Nuk u realizua për të vendosur demokracinë në Venezuelë

Rruga në të cilën po ecën PD të çon në arkën e drurit

May 11, 2026
Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Çmendet moti, rikthehen reshjet e borës? Parashikimi për javën

May 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In