• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga tregtia, te pensionet e turizmi! Flet ambasadori italian në Tiranë: Ju presim në BE!

by A R
01/08/2025 17:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Aurora Sulce

Bashkëpunimi ekonomik mes Shqipërisë dhe Italisë pritet të rritet më tej këtë vit. Kjo nxitur edhe nga marrëdhëniet e shkëlqyera politike mes dy vendeve, të konkretizuara së fundmi edhe me marrëveshjen e njohjes së ndërsjellë të pensioneve, që është bërë efektive nga 1 korriku. Por cilat janë projektet e radhës, investitorët që pritet të vijnë, si e shohin ata Shqipërinë, por edhe  turistët italianë që na zgjedhin për të pushuar? Kemi realizuar një intervistë me ambasadorin e ri italian në Tiranë, zotin Marco Alberti.

Si do ta vlerësonit bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Italisë?

Jam i mendimit se marrëdhëniet ekonomike janë të shkëlqyera por që mund të përmirësohen. Mendoj se ka shumë mundësi rritjeje, shumë potencial ende për t’u shfrytëzuar, duke hedhur poshtë dy mendësi të pavërteta: e para sipas së cilës miqësia e vjetër midis dy Vendeve tona transformohet automatikisht në një përparësi biznesi dhe ekonomike. Kjo nuk është e vërtetë. Miqësia është themeli për të ndërtuar një zhvillim strategjik të marrëdhënieve tona ekonomike, por kjo nuk mjafton. Duhen krijuar partneritete, d.m.th, projekte të përbashkëta me objektiva të qartë dhe një vlerë të gjeneruar bashkërisht.

Mendësia e dytë e pavërtetë është ajo se në një Vend të vogël, si Shqipëria, duhet mbështetur ardhja e sipërmarrjeve të vogla ose të mesme. As kjo nuk është e vërtetë. Në një Vend të vogël duhen sjellë edhe sipërmarrje të mëdha, të afta të gjenerojnë punë, të krijojnë punë, të kenë një prani strategjike. Pra, veprimi ynë duhet të jetë i dyfishtë: duhet të mbështesim sipërmarrjet e vogla e të mesme në rrugëtimin e ndërkombëtarizimit të tyre dhe, në të njëjtën kohë, të sjellim në Shqipëri, brenda dy viteve të ardhshme, dy-tre sipërmarrje të mëdha, për të qenë të pranishëm në sektorët kyç, në atë të mbrojtjes, në atë shëndetësor, në atë energjetik, etj., tre apo katër, jo më shumë.

Nga pikëpamja tregtare, Italia vijon të jetë partneri kryesor tregtar i Shqipërisë dhe për këtë jemi shumë të kënaqur. Synojmë të rrisim, brenda 4 viteve të ardhshëm, me rreth 20% vëllimin e shkëmbimeve tregtare. Fjala kyçe është diversifikim: diversifikim i sektorëve, i produkteve dhe i territoreve. Ka shumë zona në Shqipëri në të cilat mungon prania italiane për sa i përket veprimtarisë së import-eksportit dhe duam të punojmë pikërisht për këtë, për produkte të reja, teknologjikisht më të përparuara dhe, veçanërisht, në zona të ndryshme të Shqipërisë, jo vetëm në Tiranë.

Cilët janë sektorët, ku Italia po investon më shumë aktualisht në Shqipëri?

Sektori më me interes është, tradicionalisht, ai i prodhimit, si për shembull ai i tekstileve. Kjo është pikërisht sfida jonë. Duam të ndryshojmë këtë mendësi, dalëngadalë, bashkë me palën shqiptare, për të ngjallur interesin e sipërmarrjeve italiane dhe t’i sjellim të investojnë në Shqipëri në sektorë jo tradicionalë të pranisë italiane, në ata sektorë të cilët përmenda më parë: në sektorin e mbrojtjes, për shembull, me të gjithë teknologjinë e lidhur me këtë sektor, në sektorin e shëndetësisë, mjet thelbësor zhvillimi, në sektorin e energjisë, jo vetëm për sa i përket gjenerimit të energjisë elektrike por edhe duke punuar në infrastrukturën e transportit dhe shpërndarjes në tërësi.

Janë të shumta sipërmarrjet italiane të afta të vijnë në Shqipëri e të sjellin një vlerë të shtuar. Janë sigurisht edhe sektorët tradicionalë, por atje prania italiane është aq e gjerë sa e bën më pak të nevojshme mbështetjen institucionale.

A ka rritje të interesit për të investuar nga kompanitë italiane dhe në cilët sektorë?

Jam i mendimit se ka shumë interes, jemi ende në një fazë kurioziteti për Shqipërinë. Ky interes duhet të përkthehet në projekte. Ky është roli i institucioneve. Klima e biznesit në Shqipëri është shumë më e shëndetshme se ajo e dhjetë viteve më parë por ka ende vend për përmirësim.

Po punojmë pikërisht për këtë, sepse unë besoj se është një mënyrë më efikase se shumë të tjera për të tërhequr investime të huaja: të përmirësojmë disa situata për të ulur rrezikun e investimit, siç ndodh në çdo Vend tjetër. Jemi në një moment historik në të cilin sipërmarrjeve nuk u interesojnë vetëm mundësitë, të cilat janë të shumta në Shqipëri, por u interesojnë edhe faktorët e rrezikut. Sipërmarrjet dinë t’i gjejnë mundësitë.

Ambasada, pra, dhe institucionet e tjera italiane duhet të punojnë, bashkë me sipërmarrjet, për të zvogëluar faktorët e rrezikut të investimit, që mund të jenë financiarë por jo vetëm, edhe strukturorë, si në çdo Vend tjetër. Puna jonë është e drejtpërdrejtë por edhe jo e drejtpërdrejtë, e drejtpërdrejtë, me mbështetjen institucionale të ofruar nëpërmjet programeve të ndërtuar në Itali. P.sh. ka produkte SIMEST kushtuar mbështetjes së ndërmarrjeve të vogla e të mesme për ndërkombëtarizimin e tyre, por edhe të tjerë.

Në mënyrë jo të drejtpërdrejtë Italia po e ndihmon Shqipërinë të ndërtojë një Bankë zhvillimi. Mjet ky shumë i dobishëm për të rritur mundësitë e investimit edhe nga aktorë të cilët do të ishin, në të kundërt, më pak të interesuar të investonin në Shqipëri. Interes ka, dhe është shumë i madh, dhe duhet ta përkthejmë këtë interes, duke ndihmuar sipërmarrjet, në projekte.

Reformat e parashikuara për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian janë një ndihmë e madhe përsa i përket zvogëlimit të rrezikut dhe përmirësimit të klimës së biznesit. Ka ende punë për të bërë por mendoj se rruga që kemi ndërmarrë është ajo e duhura.

Italianët janë ndër turistët kryesorë në Shqipëri. Si do ta vlerësonit turizmin në Shqipëri? Avantazhet dhe disavantazhet?

Është e vërtetë. Unë do të doja që italianët, përveçse turistë, të ishin edhe investitorë në sektorin e turizmit, që është diçka tjetër. Vitin e kaluar turistët italianë qenë më shumë se një milion dhe kjo është një e dhënë shumë e rëndësishme, disa qytete si p.sh. Gjirokastra u vizitua nga më shumë se 140 mijë turistë italianë.

Është kjo një e dhënë shumë e rëndësishme. Shqipëria ka përvijuar një strategji të sajën mbi turizmin dhe rezultatet janë shumë të prekshme, mjaft pozitive, pikërisht përsa i përket zhvillimit me shpejtësi të turizmit. Tani duhet ruajtur niveli që është arritur. Të dhënat e fundit mbi numrin e turistëve të ardhur nga Italia, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, flasin për një tendencë të lehtë në rënie edhe për shkak të një rritjeje të çmimeve në Shqipëri.

Jam i mendimit se Shqipëria ka hyrë në fazën e konsolidimit të boom-it turistik që regjistroi në tre vitet e mëparshme. Dua këtu të bëj dy saktësime: burimi nuk është turizmi, burimi është territori. Turizmi është një mjet nëpërmjet të cilit të nxirren në pah vlerat e territorit tuaj të mrekullueshëm; në këtë mënyrë turizmi kthehet në mjet për nxjerrjen në pah të vlerave, jo vetëm të plazheve, por të të gjithë territorit të Shqipërisë.

Është gjithashtu e rëndësishme që një pjesë e fitimit të gjeneruar nga turizmi të investohet në territor në mënyrë që të përmirësohen më tej kushtet që ky mund t’i ofrojë turizmit. Ky është një hap shumë i rëndësishëm dhe Italia mund të ndihmojë në këtë aspekt. Jemi shumë të lumtur që pak ditë më parë Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ishte në Itali në kuadër të Forumit të parë kushtuar turizmit në Vendet e Ballkanit.

Jemi shumë të kënaqur edhe sepse është regjistruar gjithashtu një rritje e numrit të turistëve shqiptarë në Itali, është shënuar një rritje prej 9% në vitin 2025. Jemi pra shumë të lumtur dhe mbështesim këtë mjet zhvillimi.

Shqipëria dhe Italia bën njohjen e pensioneve, që hyri në fuqi nga 1 korriku dhe që është një  një zhvillim shumë pozitiv. A ka nisma të tjera të rëndësishme në drejtim të bashkëpunimit me sdy vendeve?

Po, marrëveshja mbi sigurimet shoqërore ishte absolutisht një detyrim. Qe një proces shumë i gjatë i cili përfundimisht u realizua. Një sukses i madh për të cilin nuk dua të marr meritat sepse për të punuan të tjerë para meje, të cilët i falënderoj shumë.

Më shumë se 500 mijë shqiptarë dhe rreth 5 mijë italianë do të mund të gëzojnë më në fund këtë të drejtë dhe pikërisht pak ditë më parë u zhvillua një mision teknik i INPS, Institutit italian i cili ka punuar me palën shqiptare për të përmbyllur procedurat përfundimtare të nevojshme që kjo e drejtë të ushtrohet. Jemi vërtet shumë të lumtur.

Do të ketë gjithashtu nisma të shumta të rëndësishme: në vjeshtën e ardhshme parashikohet të mbahet, në Romë, Takimi i parë ndërqeveritar Itali-Shqipëri. Do të jetë një moment përcaktimi i marrëdhënies Itali-Shqipërisë në sektorët kryesorë. Takimi do të jetë një platformë mbi të cilën të ngrihet bashkëpunimi strategjik midis Vendeve tona në 3-4 vitet e ardhshme, në kuadër të hyrjes së Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Jam shumë i lumtur që Italia do të marrë Presidencën e radhës së Bashkimit Evropian në gjashtëmujorin e parë të vitit 2028 d.m.th. kur do të jenë, shpresojmë, përmbyllur negociatat teknike dhe do të nisin ato politike për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. E presim, ju presim!

Këtë periudhë të qëndrimit në Shqipëri, a keni pasur mundësi ta vizitoni?

Po, jam i mendimit se është shumë e rëndësishme të udhëtosh nëpër një Vend. Ambasadori e përfaqëson Vendin e tij në të gjithë Vendin në të cilin është emëruar, jo vetëm në kryeqytetin e tij. Sa herë mundem, mundohem të njoh pjesë të Shqipërisë.

Kam qenë jo pak herë në Jug, në Butrint kemi organizuar një koncert të mrekullueshëm të Ermal Metës, në sitin arkeologjik. Kam qenë në Ksamil, në Sarandë. Kam njohur Vlorën, kam qenë disa herë në Berat, në Përmet. Vende të mrekullueshme, të pasura me gjurmë Italie për sa i përket arkitekturës, zakoneve, traditave.

Berati është një ndër qytetet që më ka pëlqyer më shumë. Kam qenë në Pogradec dhe, duke u ngjitur në Veri, në Shkodër, disa herë në Durrës dhe, vetëm pak ditë më parë, përshkova në këmbë, në mal, rrugën Valbonë-Theth, vërtet shumë e bukur. Malin e dua shumë dhe këtu malet janë të mrekullueshme. Vendi duhet jetuar, unë nuk dua të humbas asnjë sekondë të kohës sime të kaluar në Shqipëri.

Cilat janë gjërat që ju kanë pëlqyer më shumë dhe ato që nuk ju kanë pëlqyer?

Ajo çka më bën më shumë përshtypje në këtë Vend është energjia. Energji që shqiptarët e kanë përbrenda e që, ndonjëherë, nuk munden ta shprehin por që kur del në pah, të përfshin të tërin. Energjia, entuziazmi, dëshira për të vepruar, kreativiteti, vlera këto tek të cilat gjej edhe popullin tim, italianët. Ndoshta edhe për këtë më bën shumë përshtypje, për ngjashmërinë që gjej në kodin njerëzor, në personalitetin e njerëzve. Nëse duhet të citoj gjënë më pak të bukur, ndoshta mënyra si disa drejtojnë automjetin. Trafiku shpreh mënyrën sesi dikush ndihet pjesë e një komuniteti, komuniteti ka rregulla që duhen respektuar e të cilat bëjnë të mundur bashkëjetesën. Në makinë disa shqiptarë janë nervozë. Populli juaj është i jashtëzakonshëm, me cilësi të shumta, por disa shqiptarë, kur hipin në makinë, transformohen disi! (A2 Televizion)

Next Post
Detaje nga aksidenti në Bulqizë / Katër të plagosur, tre prej tyre në gjendje të rëndë

Aksident në rrugën Vau i Dejës-Bushat, makinat përplasen me njëra-tjetrën, detajet e para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

December 21, 2025
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Sa shtetas shqiptarë banojnë jashtë vendit? Aritmetikë e thjeshtë…

December 21, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

Kërkesa e magjistratëve për rritje pagash, Rama: Tentativë për të shqyer arkën e shtetit! Vetë Ali e vetë Kadi…

December 21, 2025
Rama reagon për Ballukun: Nëse e lëmë miun e çbalancimit të na kalojë, nesër do të bëhet ujk

Rama: Jam shumë kurioz pse SPAK u ngut me një vrap mbresëlënës për masa ekstreme ndaj Ballukut

December 21, 2025
Ekonomia e ndikimit, si të rinjtë shqiptarë duan të pasurohen brenda natës

Ekonomia e ndikimit, si të rinjtë shqiptarë duan të pasurohen brenda natës

December 21, 2025
Avokati i Popullit, Rama: Opozita, qesharake deri në fund! Mend për herë tjetër…

Avokati i Popullit, Rama: Opozita, qesharake deri në fund! Mend për herë tjetër…

December 21, 2025
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

Imuniteti i Ballukut, Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin

December 21, 2025
Gjyqi për “Gërdecin”, biznesmeni Mihal Delijorgji shkon në GJKKO por refuzon të dëshmojë

Mediu thirrje për revoltë: Zgjedhje farsë, shteti i kapur nga krimi dhe korrupsioni

December 21, 2025
Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor: 40% më pak fonde kundër ndikimit rus

Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor: 40% më pak fonde kundër ndikimit rus

December 21, 2025
“Ministri qokash!” Xhelal Mziu sulmon Bajram Begajn: President kukull, dekretove Diellën

PD do të hyjë në grevë urie? Mziu: Mund të jetë një rrugë për kthimin e standardeve demokratike

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In