Diabeti (diabet mellitus) është një gjendje kronike që mund të jetë e lidhur me shëndetin e sëmurë, veçanërisht në qoftë se ai është kontrolluar dobët. Diabeti ndodh kur trupi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë dhe/ose trupi bëhet rezistent ndaj veprimit të insulinës. Prodhuar në pankreas, insulina është një hormon që rregullon sasinë e glukozë-s në gjak (sheqerin në gjak). Sheqeri në gjak është karburanti i nevojshëm i qelizave për të funksionuar. Kur ai mbetet i lartë gjatë shumë viteve, enët e gjakut dhe nervat dëmtohen, duke shkaktuar komplikime të rënda. Diabeti është një shkak i zakonshëm për verbërinë, dështimin e veshkës, shëndetin e dobët kardiovaskular dhe disfunksion erektil (impotencë). Numri i njerëzve me diabet është rritur në më shumë se 300% brenda 20 viteve të fundit edhe pse gati gjysma e njerëzve me diabet të tipit 2 mbeten të padiagnostikuar.
Të famshmit më diabet
Diabeti mund të prekë çdo njeri. Faktorë rreziku që favorizojnë shfaqjen e diabetit janë trashëgimia, apo personat me familjarë me diabet, moshat mbi 45 vjeç, obeziteti dhe mbipesha, sasia e lartë e kolesterolit në gjak, mungesa e aktivitetit fizik, ushqyerja jo e shëndetshme, tensioni i lartë i gjakut, konsumimi i shtuar i lëndëve me përmbajtje të lartë sheqeri, gratë me diabet gjatë barrës apo që kanë lindur fëmijë me peshë të madhe, të sëmurë që mjekohen me kortizonikë për sëmundje të ndryshme,personat që bëjnë infeksione të shpeshta, gratë me mykoza të vazhdueshme gjenitale, etj. Pra, janë të shumtë edhe personazhet e famshëm që janë diabetikë. Gazeta “Tirana Observer” ka përzgjedhur 15 nga VIP-at që janë diabetikë, si e kanë zbuluar ata diabetin dhe si jetojnë me të.
Tom Hanks
Aktori, fitues i çmimit Oskar, njoftoi se vuan nga diabeti i tipit 2 kur moderatori David Letterman i vuri në pah elegancën e tij në tetor të vitit 2013. Ai tha: “Shkova tek një doktor, dhe ai më pyeti nëse e disa se përballesha me sasi të madhe të sheqerit në gjak qysh kur isha 36 vjeç. Ke diabet të tipit 2”, më tha doktori. Hanks shtoi se gjendja e tij ishte nën kontroll, por bënte shaka duke thënë se nuk mund të shkonte 43 kg sa ishte në shkollën e mesme. “Isha shumë i dobët,” thotë Hanks.
Halle Berry
Halle Berry është një tjetër aktore që ka fituar çmimin Oskar dhe që vuan nga diabeti i tipit 2. Harrojini zërat se Berry kaloi nga diabeti i tipit 1 në diabetin e tipit 2. Kjo nuk është e mundur. Njerëzit që vuajnë nga diabeti i tipit 1 nuk mund të bëjnë insulinë, dhe ata kanë nevojë për injeksione insuline gjatë gjithë jetës së tyre. Edhe disa njerëz me diabet të tipit 2 kanë nevojë për insulinë shtesë, përveç ilaçeve që marrin nëpërmjet gojës, për të kontrolluar nivelin e sheqerit në gjak. Megjithatë shumë njerëz me diabet të tipit 2 mund të mbijetojnë pa injeksione insuline, ndryshe nga ata që kanë tipin 1 të diabetit.
Larry King
Moderatori i talkshow-t vuan nga diabeti i tipit 2. “Është definitivisht i kontrollueshëm”, tha King gjatë një emisioni të tij. Diabetet shkaktojnë sëmundje zemre, atakë, sëmundje veshke dhe probleme të tjera shëndetësore serioze. King ka bërë dhe operacione në zemër. Diabeti nuk ishte i vetmi shkaktar për problemet e tij shëndetësore. Ai ishte dhe një duhanpirës i madh. Por për të përmirësuar gjendjen e tij, ai hoqi dorë nga duhani.
Salma Hayek
E nominuara për çmim Oskar kishte diabet në ngjizje, që i ndodhi gjatë kohës kur ishte shtatzënë e priste vajzën e saj Valentina. Hayek ka një histori familjare të diabetit. Ekspertët thonë se të gjitha femrat duhet të kontrollohen për diabetin në ngjize kur janë 24-28 javëshe shtatzënë. Ata që rrezikojnë diabetin e tipit 2 kontrollohen që në vizitën e tyre të parë të lindjes. Diabeti në ngjizje ndodh zakonisht pas lindjes, dhe mund të rrisë rrezikun që të vuajnë nga diabetit i tipit 2 më vonë.
Këngëtari bëri publike se vuante nga diabeti i tipit 1 në vitin 2007. Ai tha se simptomat e tij përfshinin rënie në peshë dhe etje. Kur u diagnostikua me diabetin e tipit 1, sasia e tij e sheqerit në gjak shkoi mbi 700. Nivelet normale të sheqerit në gjak janë nga 70 deri në 120. Jonas u shtrua në spital, por mësoi si ta menaxhonte gjendjen e tij. Diabeti i tipit 1 është më e zakonshme në njerëzit nën 20 vjeç, por mund të godasë në çdo moshë.
Kuzhinierja e famshme njoftoi për sëmundjen e saj në janar të vitit 2012. Ajo vuan nga diabeti i tipit 2. E njohur për recetat e saj me yndyrë e sheqer, Deen tha se ajo e kishte mësuar për sëmundjen disa vite më parë, por nuk e kishte bërë publike sepse nuk ndihejgati. Por tani ajo thotë që le ta dijë e gjithë bota që diabeti nuk është një dënim me vdekje.
Delta Burke
Aktorja e nominuar për çmimin Emmy luftoi me mbipeshën, gjë që mund t’i ketë shkaktuar asaj diabetin e tipit 2. Me ndihmën e doktorëve, me një dietë të shëndetshme, ecje dhe ilaçe ajo ra në peshë. “Ka kaq shumë gjëra për të cilat duhet të kujdesesh,” thotë ajo.
Drew Carey
Moderatori i spektakleve me lojra, Carey vuan nga diabeti i tipit 2 por thotë se ai ndihej i lodhur me problemet shëndetësore që kishte dhe të gjithë mbipeshën që mbante mbi vete. Ai la mënjanë karbohidratet nga dieta e tij dhe filloi të merrej me palestër në mënyrë serioze. Ra 30 kilogramë. “Nuk vuaj më nga diabeti, nuk kam më nevojë për ilaçe,” tha ai.
Sherri Shepherd
Aktorja dhe ish-bashkëmoderatorja e The View tha se edhe pasi ishte diagnostikuar me diabet, iu desh disa kohë që të ndryshonte dietën e saj. Asaj iu desh ta ndërronte dietën dhe në vend të ëmbëlsirave të fuste perimet e frutat. Hoqi dorë nga ushqimet e skuqura dhe nga buka e bardhë. Një dietë e shëndetshme e kombinuar me ushtrime gjimnastikore e ndihmuan atë të binte nga pesha dhe të ndjehej më mirë.
Randy Jackson
Ish-juristi i American Idol mësoi se vuante nga diabeti i tipit 2 në vitin 2001. Në atë kohë Jackson ishte shumë i shëndoshë, gjë që e bën diabetin e tipit 2 të shfaqet. Jackson ka qenë dyfish i rrezikuar pasi kishte një familje që historikisht vuante nga diabeti. Afrikano-amerikanët kanë më shumë gjasa se të bardhët që të preken nga diabeti. Jackson kreu operacion në stomak, humbi 45 kg, përmirësoi dietën e tij dhe bënte ushtrime gjimnastikore. Ai praktikonte edhe joga-n.
Billie Jean King
Një nga lojtaret më të mëdha të tenisit thotë se si atlete, ajo gjithnjë ka qenë e ndërgjegjshme për dietat ushqimore dhe stërvitjen. Por kur u diagnostikua me diabetin e tipit 2 në vitin 2007, ajo e çoi vëmendjen ndaj dietës dhe ushtrimeve fizike në një tjetër nivel. Ndryshimi më i vështirë, thotë ajo, ishte të hiqje dorë nga ëmbëlsirat dhe karbohidratet. “Kjo nuk është një gjë e mirë për shumë njerëz, por sigurisht që është diçka e mirë të ndjehesh mirë”, tha King. Ajo u thotë njerëzve që janë diagnostikuar nga diabeti: “Sigurisht që mund të jetoni një jetë normale, aktive e të mrekullueshme”.
Jay Cutler
Mbrojtësi i skuadrës së Chicago Bears në futbollin amerikan u diagnostikua me diabetin e tipit 1 në vitin 2008 pasi humbi 15 kg dhe ndihej sikur nuk kishte më fuqi. Por Cutler nuk la që diabeti ta mposhtte atë. Ai tani mban një pompë insulinë, kontrollon sasinë e sheqerit në gjak, dhe e quan gjendjen e tij të menaxhueshme. Diabeti i tipit 1 është një sëmundje ku sistemi imunitar sulmon qelizat që prodhojnë insulinën, një hormon që kontrollon sheqerin në gjak.
Bret Michaels
Këngëtari lider i grupit Poison menaxhon diabetin duke jetuar jetën e një ylli rroku dhe personaliteti televiziv. Michaels u diagnostikua me diabet që në moshën 6-vjeçare. Sot, ai merr 4 injeksione insuline dhe bën 8 teste gjaku çdo ditë. Në vitin 2010 ai kishte një seri problemesh shëndetësore, përfshi hemorragji në tru. Ai dhuroi 250 mijë dollarë për Shoqatën Amerikane të Diabetikëve.
Patti LaBelle
Kjo këngëtare ka diabetin e tipit 2. Në sajtin e saj, LaBelle shkruar rreth diagnozës së saj. “Doktori m’u afrua dhe më pyeti nëse e dija që vuaja nga diabeti i tipit 2? Unë i thashë që nuk ja kisha idenë më të vogël”, thotë LaBelle. Edhe ajo si shumë persona të tjerë ka shumë persona në familje që vuajnë nga diabeti. Ajo bën ushtrime fizike rregullisht. LaBelle e quan veten me termin “divabetik” që është një bashkim emrash ‘diabetik’ dhe ‘diva’.
Mary Tyler Moore
Aktorja vuan nga diabeti i tipit 1. Ajo u diagnostikua me këtë sëmundje në moshën 30-vjeçare, kur u shtrua në spital pasi dështoi në lindje. Një kontroll gjaku rutinë në spital pa se kishte niveli i saj në gjak arriti në 700. Tani ajo është mbi 70 vjeç dhe ka dhënë kontributin e saj në studimin e mëtejshëm të sëmundjes së diabetit.