• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nga sytë këmbët

by
29/09/2015 18:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilva Tare/

Me këmbënguljen dhe pasionin e një intelektuali si Kujtim Cashku këtë vit u mbajt edicioni i 10-të i Festivalit të të Drejtave të Njeriut, në ambjentet e akademisë simpatike Marubi. Përvec filmave me tematikë që trajton kryesisht mosrespektimin e të drejtave të njeriut në vende të ndryshme të botës, pjesë e festivalit ishin edhe forumet me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave në Tiranë.

Ndryshe nga pritshmëritë për brezin e ri që po edukohet nga bankat e shkollës binte në sy angazhimi dhe dëshira për t’u përfshirë në debat e të rinjve. Ata pyesnin, ishin kuriozë dhe të interesuar për të kuptuar më shumë nga regjisorët dhe të ftuarit e pranishëm. Por shija e mirë e debateve për të drejtat e njeriut zgjati pak. Në momentin kur u pyetën sa prej tyre do të dëshironin të iknin nga Shqipëria për një jetë më të mirë dhe të drejta të njeriut të respektuara, pjesa më e madhe e sallës u mbush nga duart të ngritura lart.

Njëri pas tjetrit të rinjtë numëronin arsyet e ikjes. Ikje nga mungesa e shpresës për një të ardhme të ngjashme me atë të bashkëmoshatarëve të tyre në vende normale. Them normale në kuptimin e mungesës së dramave ciklike që sugjerojnë destabilizim sa herë politikës nuk i dalin llogaritë dhe në vend të interesave të vendit kujdeset për të shantazhuar të tashmen në emër të së ardhmes.

Këto lojëra të zhvilluara në kurriz të qyetarëve, të cilët thuajse janë marrë zvarrë nga humore dhe pazare në emër të pushtetit, duket se më në fund kanë arritur në pikën e refuzimit. Shqiptarët që sot po ikin nga atdheu i tyre nuk janë më pak patriotë dhe as më pak punëtore, të paktën pjesa e kthjellët e të dëshpëruarve. Nuk besoj se ka kush iluzione se jashtë në emigracion, fitohet pa punuar, konkurohet pa meritë, kurohet pa paguar.

Të ikurit e sotëm, sidomos adoleshentët janë dëshmi e dështimit të sistemit ose mungesës së tij, që nuk prodhon barazi dhe të drejta që të mundësojnë një jetesë dinjitoze. Duart e ngritura në sallët e errët të kinemasë së Marubit hedhin dritë mbi një alarm që duhet të ishte dëgjuar me kohë. Tanimë dëmet kanë hyrë në rrugën e pakthyeshme të mosriparimit. Të rinjtë e dinë cfarë duan dhe ajo që duan nuk është Shqipëria e 2015-tës, me apo pa premtimet për rilindje dhe shtetformim.

Është vonë për t’i bindur përfaqësuesit e një brezi që refuzon të humbasë vitet e rinisë në mjegullën e destabilizmit dhe pasigurisë për të nesërmen. Është vonë për të ndalur hemoragjinë e ikjeve, të atyre që kanë vendosur të fitojnë kohën dhe bashkë me të edhe të drejtën për të jetuar pa drama, pa frikë, pa pazare, pa shantazhe, pa qeverisje të përgjegjshme. Ndaj, një pjesë e të rinjve në sallën e Marubit nuk e mbajnë më sekret dëshirën se e nesërmja e tyre është një thirrje e e brendshme e sotme, për t’ja mbathur nga sytë këmbët.

Next Post

ISIS nxjerr Pentagonin për shitje në eBay

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave ushtarake për sulme ndaj Iranit

Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave ushtarake për sulme ndaj Iranit

February 19, 2026
“Do jetë 2-fish më agresive se ajo e 10 shkurtit”, Nard Ndoka ‘zbulon’ skenarët e protestës së Berishës nesër

“Do jetë 2-fish më agresive se ajo e 10 shkurtit”, Nard Ndoka ‘zbulon’ skenarët e protestës së Berishës nesër

February 19, 2026
“Epsteini” ynë

Provokimi i Edi Ramës me Jack Smith, si një fjalim shumë shqiptar

February 19, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Politika kërkon b*le, jo britma

February 19, 2026
“Faleminderit kryeministër!”, veteranët e UÇK përgëzojnë Ramën për qëndrimin në Bordin e Paqes

“Faleminderit kryeministër!”, veteranët e UÇK përgëzojnë Ramën për qëndrimin në Bordin e Paqes

February 19, 2026
“Agjërimi pa ndershmëri mbetet thjesht një ritual”, Presidenti Begaj uron Muajin e Ramazanit në iftarin e parë

“Agjërimi pa ndershmëri mbetet thjesht një ritual”, Presidenti Begaj uron Muajin e Ramazanit në iftarin e parë

February 19, 2026
Hapte dyert e dritaret me krik makinash, arrestohet në Itali “skifteri” shqiptar, autor i 80 grabitjeve

Hapte dyert e dritaret me krik makinash, arrestohet në Itali “skifteri” shqiptar, autor i 80 grabitjeve

February 19, 2026
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Milan Shuflaj, e vërteta historike dhe martirizimi i lirisë akademike në Evropë

February 19, 2026
“Pse i ke fshehur provat, apo ke frikë”/ Debate mes prokurorit e avokates së Altin Ndocit në gjyq

“Pse i ke fshehur provat, apo ke frikë”/ Debate mes prokurorit e avokates së Altin Ndocit në gjyq

February 19, 2026
Dosja “Epstein”/ E-mailet zbulojnë se Izraeli menaxhoi sigurinë në ndërtesën e pedofilit

Dosja “Epstein”/ E-mailet zbulojnë se Izraeli menaxhoi sigurinë në ndërtesën e pedofilit

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In