• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nga sulmet me qen tek dhuna seksuale/ Raporti i OKB: Edhe ukrainasit kanë kryer krime lufte!

by
15/11/2022 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në zonat e çliruara nga pushtimi në Ukrainë tashmë kanë nisur hetimet, mbi akuzat e ngritura për kryerjen e krimeve të luftës.

Megjithatë, një raporti i publikuar së fundmi nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, ka nxjerrë rezultate shokuese, teksa thotë se si Rusia, edhe Ukraina kanë torturuar të burgosur të luftës gjatë konfliktit gati nëntëmujor mes tyre.

Ekipi monitorues i OKB-së, me bazë në Ukrainë, tha se i bazon gjetjet e tij në intervistat me më shumë se 100 të burgosur lufte në secilën anë të konfliktit.

Matilda Bogner, udhëheqëse e misionit monitorues, tha në një konferencë për media në Gjenevë se “shumica dërrmuese” e të burgosurve ukrainas të intervistuar, kanë raportuar tortura dhe keqtrajtime nga forcat ruse.

Ajo përmendi si shembuj sulmet me qen, goditjet elektrike dhe dhunën seksuale. Sipas saj, trajtimi kishte për qëllim frikësimin dhe poshtërimin e të burgosurve.

Bogner raportoi edhe për, siç tha, pretendimet e besueshme të të burgosurve rusë për ekzekutime të shpejta të disa të të burgosurve nga forcat ukrainase.

Sipas saj, të burgosur të tjerë rusë kanë raportuar edhe për kushte të këqija dhe poshtëruese të transportit. Sipas pretendimeve të tyre, ata janë futur të zhveshur në kamionë ose furgonë, si dhe me duar të lidhura pas shpine.

Kievi ka thënë më herët se i kontrollon të gjitha informacionet në lidhje me trajtimin e të burgosurve dhe se do të hetojë çdo shkelje.

Rusia, e cila ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, i mohon torturat ose format e tjera të keqtrajtimit të të burgosurve.

/e.d

Next Post
Reshje shiu dhe ulje temperaturash, njihuni me motin për ditën e sotme

Reshjet e shiut përfshijnë të gjithë vendin të mërkurën, ja sa do të ulen temperaturat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump ble një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump ble një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In