• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga sot ndryshon paga minimale/ Rrogat deri në 40 mijë lekë nuk do të paguajnë tatime

by Java News
01/04/2022 11:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë 1 prill do të futet në fuqi vendimi i qeverisë për rritjen e pagës minimale që nuk do të jetë 30 mijë lekë, por do të jetë 32 mijë lekë.

Ky ishte vendim që pritet që të zbatohej me 1 korrik, por që për shkak të rritjes së çmimeve do të futet sot në fuqi.

Po ashtu nga kjo e premte ndryshon taksimi progresiv për pagat, ku të gjithë qytetarët që marrin paga deri në 40 mijë lekë nuk do të paguajnë tatim nga 30 mijë lekë që është aktualisht. Ndërsa ata që marrin nga 30-50 mijë lekë do të paguajnë 6.5% tatim, nga 13% që kanë paguar deri tani.

Qeveria teksa rishikoi taksën progresive vendosi që për të gjithë qytetarët që marrin 50 mijë lekë në muaj, tatimi nis nga 30 mijë lekë. Pra nëse merr 50 mijë lekë do paguhet 6.5% tatim për 20 mijë lekëshin.

Nga dita e sotme do të rriten edhe pensionet.

“Ky akt normativ propozon qe te filloje nga 1 prilli2022 rritja e pagës dysheme te patatueshme, nga 30 mije leke, qe është aktualisht, ne 40 mije leke ne muaj. Nga ky ndryshim përfitojnë 71,500 qytetare, ne masën totale prej 557 milionë lekesh ne vit. Shuma e përfitimit është mesatarisht 7 ,800 leke për vit për çdo qytetar. Gjithashtu, nga reduktimi i normës tatimore me 50% për tatimpaguesit me te ardhura nga paga nga 40,001 leke/muaj deri ne 50,000 leke/muaj, përfitojnë rreth 58,000 tatimpagues me një shume përfitimi rreth 11,700 leke mesatarisht për tatimpagues/vit, ose ne total 678 milionë leke/vit për te gjithë tatimpaguesit. Për me tepër, mbështetet e gjithë shtresa e mesme, duke rishikuar fashën e sipërme te tatimit progresiv. Tatimi 23% parashikohet te filloje te aplikohet ne pagat mbi 200,000 leke/muaj, nga 150,000 leke/muaj, qe është aktualisht. Numri i përfituesve nga ky ndryshim është rreth 5.900 tatimpagues dhe shuma e përfitimit është mesatarisht 23.000 leke për tatimpagues/vit, ne vlerën totale prej 13 5 milionë lekesh ne vit”, thuhet në aktin normativ të ndryshimit të ligjit të tatimit mbi të ardhurat.

g.kosovari

 

Next Post
Covid-19, Franca fut Shqipërinë në listën e vendeve jeshile

Covid-19, Franca fut Shqipërinë në listën e vendeve jeshile

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbrëmë Shqipëria nuk organizoi thjesht një koncert”, Rama u përgjigjet kritikëve: Gaboni kur mendoni se fondet…

“Mbrëmë Shqipëria nuk organizoi thjesht një koncert”, Rama u përgjigjet kritikëve: Gaboni kur mendoni se fondet…

July 12, 2026
Kupa e Botës me 64 skuadra për edicionin e vitit 2030, Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit

Kupa e Botës me 64 skuadra për edicionin e vitit 2030, Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit

July 12, 2026
Zelensky propozon zëvendësimin e kryeministres Yulia Svirydenko, ende pa emër për pasardhësin

Zelensky propozon zëvendësimin e kryeministres Yulia Svirydenko, ende pa emër për pasardhësin

July 12, 2026
Arkitektura ndër degët më të prefetuara të studimit, maturantët e interesuar do t’i nënshtohen testimit më 19 gusht

Arkitektura ndër degët më të prefetuara të studimit, maturantët e interesuar do t’i nënshtohen testimit më 19 gusht

July 12, 2026
“Zgjedhje të lira për zgjidhjen e krizës politike”, PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

“Zgjedhje të lira për zgjidhjen e krizës politike”, PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

July 12, 2026
Këshilltari i Khameneit: Për ne, Ngushtica e Hormuzit është më e rëndësishme se armët bërthamore

Këshilltari i Khameneit: Për ne, Ngushtica e Hormuzit është më e rëndësishme se armët bërthamore

July 12, 2026
Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

July 12, 2026
Irani ngre barrierën ndaj ndërhyrjeve të huaja në Hormuz: Liria e lëvizjes është përgjegjësi e jona

Pas sulmeve me raketa dhe dronë, Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut

July 12, 2026
Pushuesit marrin kontrollin mbi çmimet! Lezha vendos tabelat me barkod në çdo plazh

Pushuesit marrin kontrollin mbi çmimet! Lezha vendos tabelat me barkod në çdo plazh

July 12, 2026
Rafineria ruse në flakë pas sulmit me dronë ukrainas

Rafineria ruse në flakë pas sulmit me dronë ukrainas

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In