• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga shkarkimi i Veliajt, te dekreti i Presidentit për zgjedhjet/ Kume tregon procedurat: Ku gaboi Begaj!

by Os De
02/10/2025 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki të vendit do të mbahen më 9 nëntor. Ky vendim u mor me dekret nga ana e presidentit Bajram Begaj. Për këtë çështje, në programin e drekës ne News24, me moderatoren Ola Brukon, foli ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume. 

Ky i fundit komentoi procedurën për shkarkimin e Veliajt, ndërsa u ndal te disa parregullsi që ka dekreti i presidentit Begaj për zgjedhjet e 9 nëntorit. Ai tha se pjesa e komentuar për bashkinë e Tiranës, lë vend për komente. 

“Nuk ka pse të japim përgjigje po apo jo. Në legjislacionin tonë parashikohet ndërprerja e mandatit të të zgjedhurit vendor. Në Kushtetutën e Republikës, neni 115 thuhet; Këshilli i Ministrave mund të shkarkojë të zgjedhurin vendor, nëse ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës dhe ligjeve. Kryetari i njësisë vendore mund të shkarkohet nëse ai provohet se është subjekt i ligjit të dekriminalizimit apo nëse jep dorëheqje. Kaq njeh ligji të drejtë Këshillit Bashkiak. Në të gjitha këto raste që ju thash, edhe kur Këshilli i Ministrave ndërmerr nismën për të shpërndarë mandatin, të gjitha të tjerat, së bashku me këto ndjekin të njëjtat procedura. Nëse mandati ndërpritet për dekriminalizimin, apo se ka dhënë dorëheqje, kjo shkon të Këshilli i Ministrave, që nuk merr vendim. Ai njofton për vakancën e krijuar, presidentin e Republikës. Nëse jemi në rastin siç jemi, këshilli Bashkiak propozon për të shkarkuar, i cili shkon te Këshilli i Ministrave. Ky i fundit nuk luan rolin e përcjellësit, por vendos. Siç ndodhi. Neni 115 i thotë këshillit të Ministrave që; do të marrësh vendim, nëse provon se ka shkelje të ligjit. Këshilli i ministrave çdo te presidenti vakancën, ai vendosi mbi bazën e informacioneve se vendimi i Këshillit bashkiak të Tiranës duhej mbështetur. Jemi në kushtet ku vepron ligji, nen 115. S’ka vend fare për t’i diskutuar. Nuk shkohet ndryshe te Presidenti i republikës. 

Veliajt i lind e drejta për të ankimuar. S’ka se si të shkonte deri te presidenti pa vendim. Këshilli i Ministrave ka bërë një gjë tjetër, si referohet një vendimi të tij, por nenit 100, që njeh të drejtën që të marrë vendime dhe 62-in për ligjin për vetëqeverisje vendore. 62-shi krijon situatën kur është propozuar për tu shkarkuar, por s’ka vakancë. Nëse ka marrë vendim, ok është përcjellës i projektit. Por çfarë bëri pas kësaj zoti president? Mënyra se si u justifikua ishte më e dobëta, për tu goditur. Ai mund të thoshte; kam një vendim të Këshillit të Ministrave, skam asnjë ankim nga një i interesuar. Pasi duhet ta ketë të shkruar në tavolinë. Dhe të vazhdonte procedurat. Ai ka thënë; s’mund të ankohej dhe nuk është interesuar fare (Për Veliajn). Ai i referohet vetëm vendimit të ngelur në fuqi, ku nuk krijohen vakanca. Kjo është një artificë që nuk qëndron. E shoh të goditshim dekretin e presidentit. Për pjesën tjetër është në rregull, por jo për bashkinë e Tiranës.”, tha ai. 

KQZ sipas Kumes nuk ka fuqinë për të revokuar dekretin e presidentit. “KQZ duhet në bazë dhe zbatim të dekretit ka nisur punë për zgjedhjet e 9 nëntor. Ai duhet të bëhet filtër dhe jo pengesë.”, pohoi Kume. 

Next Post
Pas shkarkimit, Veliaj ankimon në GJK edhe dekretin e Presidentit për zgjedhjet: Është antikushtetues!

Pas shkarkimit, Veliaj ankimon në GJK edhe dekretin e Presidentit për zgjedhjet: Është antikushtetues!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Buxheti 2027 dhe Antimafia, Komisioni i Ligjeve dëgjon 5 institucione të pavarura! Nga Prokuroria te Kushtetuesja, ja kërkesat për shtesë fondesh

Buxheti 2027 dhe Antimafia, Komisioni i Ligjeve dëgjon 5 institucione të pavarura! Nga Prokuroria te Kushtetuesja, ja kërkesat për shtesë fondesh

November 3, 2026
Merz: Rusia duhet të tregojë se është serioze për armëpushimin gjatë bisedimeve në Abu Dhabi

Merz: Rusia duhet të tregojë se është serioze për armëpushimin gjatë bisedimeve në Abu Dhabi

November 3, 2026
UEFA përzgjedh përsëri gjyqtar shqiptar, Enea Jorgji do vendosë drejtësi në Europa League!

UEFA përzgjedh përsëri gjyqtar shqiptar, Enea Jorgji do vendosë drejtësi në Europa League!

November 3, 2026
Asambleja parlamentara e NATO-s: Përmirësimi i sigurisë në Kosovë të shoqërohet me përparim politik

Asambleja parlamentara e NATO-s: Përmirësimi i sigurisë në Kosovë të shoqërohet me përparim politik

November 3, 2026
Kërkim-shpëtimi aeronautik, Shqipëria mikpret takimin e RASARAC dhe përgatitet për stërvitjen SAREX-2026!

Kërkim-shpëtimi aeronautik, Shqipëria mikpret takimin e RASARAC dhe përgatitet për stërvitjen SAREX-2026!

November 3, 2026
Tensionet në rritje, NATO e alarmuar nga sulmet ruse në Detin e Zi! Dislokon avionë patrullimi dhe dronë në krahun lindor të Evropës

Tensionet në rritje, NATO e alarmuar nga sulmet ruse në Detin e Zi! Dislokon avionë patrullimi dhe dronë në krahun lindor të Evropës

November 3, 2026
Rritja e kostove është një shqetësim kryesor në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA

Rritja e kostove është një shqetësim kryesor në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA

November 3, 2026
Bosnja u bashkohet sanksioneve të BE-së kundër industrisë ushtarake ruse

Bosnja u bashkohet sanksioneve të BE-së kundër industrisë ushtarake ruse

November 3, 2026
Trump nxjerr median me “karton të kuq”

Kreu i FIFA-s sërish në telashe, Infantino dyshohet se ndërhyri te administrata Trump për të mbajtur në SHBA punonjësen pa leje qëndrimi!

November 3, 2026
Përfundon me sukses ndërhyrja kirurgjikale e Papa Leos, Vatikani: Gjendja shëndetësore është e mirë

Vatikani: Papa Leo është i shëndetshëm dhe nuk ka nevojë për masa shtesë për udhëtimin në Amerikën e Jugut

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In