• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Nga shiu në breshër’, nafta në Shqipëri jo vetëm e shtrenjtë, por dhe e keqe

by Java News
23/11/2018 15:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekspertët tregojnë se përse automjetet në Shqipëri dëmtohen shumë më shpejt. Një nga arsyet është cilësia e keqe e karburanteve, të cilat janë edhe ndër më të shtrenjtat. Nafta jo cilësore që shitet në Shqipëri është një nga arsyet e ndotjes së ajrit në qytetet e mëdha, por edhe të shkatërrimit të automjeteve. Altin Dorri, Shefi i Departamentit të Energjetikës në Universitetin Politeknik thotë se një naftë e keqe është ajo që ka papastërti kimike dhe mekanike duke e bërë të vështirë djegien e saj.

“Në qoftë se do të kemi papastërti mekanike do të bllokojë sistemin e qarkullimit të lëndës djegëse. Në qoftë se ka papastërti kimike ka përzierje të padëshiruar jo hidrokarbure, si sulfure ose lagështi në këtë rast uji do të ndikojë në korrodimin e tubacioneve të ushqimit, do të ndikojë tek cilësia e djegies duke prodhuar njëkohësisht dhe substanca të dëmshme. Pra do të bllokohen filtrat, do të bllokohen tubacionet, pompat që janë me ingranazhe”, u shpreh Altin Dorri.

Nafta shqiptare është pothuajse njësoj e shtrenjte me atë që shitet në Gjermani dhe Greqi dhe më e shtrenjtë se në Kosovë, të cilët kanë naftë më cilësore se Shqipëria. Këtë e dëshmojnë vetë emigrantët shqiptarë. Ne ju sjellim sot dëshmitë e disa prej tyre.

“Unë jetoj në Athinë nafta është 1.49 po të njëjtat çmime janë dhe në Shqipëri. I vetmi problem që më ndodh në Shqipëri është se sa herë e mbush makinë ajo më prishet dhe duhet ta rregulloj pastaj”, shprehet një emigrant që jeton në Athinë.

“Unë jam qytetar i Kosovës, çmimi i naftës është 1 euro e 18 cent dhe cilësia është shumë herë më e mirë sa në Shqipëri”, tregon një kosovar.

Këto dëshmi forcojnë atë që gjithë qytetarët shqiptar e dinë, por autoritetet nuk e dëgjojnë, që në tregun shqiptar shitet naftë shumë e shtrenjtë për shkak të taksave dhe më pak cilësore për shkak të tregtarëve. TCH

ma.me

Next Post
Ndotja e mjedisit në Elbasan, Klosi ‘shkrin’ Inspektoriatin pas denoncimit të Ballës

Dita e Pastrimit/ Ndotja, aksionet janë të pasuksesshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Merr flakë një stallë bagëtish në Kolonjë, dëme të shumta materiale

Merr flakë një stallë bagëtish në Kolonjë, dëme të shumta materiale

March 23, 2026
Çmimi i naftës në Kosovë 1.71 euro/litër, qytetarët ankohen për çmime të larta, ekspertët: Të ulet akciza dhe TVSH-ja

Çmimi i naftës në Kosovë 1.71 euro/litër, qytetarët ankohen për çmime të larta, ekspertët: Të ulet akciza dhe TVSH-ja

March 23, 2026
Cilat vende kanë rezerva strategjike nafte dhe sa zotërojnë?

Cilat vende kanë rezerva strategjike nafte dhe sa zotërojnë?

March 23, 2026
Referendumi për reformën në drejtësi në Itali, nis numërimi, 54% votojnë kundër ndryshimeve

Referendumi për reformën në drejtësi në Itali, nis numërimi, 54% votojnë kundër ndryshimeve

March 23, 2026
Krim i rëndë në Podujevë! 31-vjeçarja vret partnerin, nusen e xhaxhait dhe veten

Krim i rëndë në Podujevë! 31-vjeçarja vret partnerin, nusen e xhaxhait dhe veten

March 23, 2026
50 vjet pa “Monty-n”, gjenerali që mposhti “Dhelprën e Shkretëtirës” dhe irritoi Churchill-in

50 vjet pa “Monty-n”, gjenerali që mposhti “Dhelprën e Shkretëtirës” dhe irritoi Churchill-in

March 23, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Më mirë të dish, apo të mbetesh i paditur

March 23, 2026
Lufta drejt fundit? Trump: Arritëm një marrëveshje prej 15 pikash me Iranin, Hormuzi drejt hapjes

Lufta drejt fundit? Trump: Arritëm një marrëveshje prej 15 pikash me Iranin, Hormuzi drejt hapjes

March 23, 2026
Eurostat: Bien azilkërkuesit, më shumë kontrata pune në Europë për shqiptarët

Eurostat: Bien azilkërkuesit, më shumë kontrata pune në Europë për shqiptarët

March 23, 2026
“Shi vdekjeje”/ Bombat thërrmuese iraniane sfidojnë mbrojtjen ajrore izraelite

“Shi vdekjeje”/ Bombat thërrmuese iraniane sfidojnë mbrojtjen ajrore izraelite

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In