Gjakderdhja nga hunda është një dukuri që ndodh më së shumti në dimër dhe rrallë është shenjë e një problemi serioz.
Besohet se një gjë e tillë është një formë e pastrimit të trupit, por shumë të tjerë i frikësohen duke menduar se diçka nuk shkon me organizmin.
Gjakderdhja nga hunda mund të shkaktohet nga një sërë faktorësh, por arsyeja kryesore është thatësia e mukozës së hundës. Kjo e fundit, sidomos septumi përshkohet nga enët e gjakut, të cilat në momentin kur thahen, çahen .
Shkaqe të tjera të zakonshme përfshijnë kruarje të së njëjtës pjesë të lëkurës pa pushim, kjo shpesh është problem për fëmijët.
Tensioni i lartë i gjakut mund të jetë gjithashtu një shenjë e gjakderdhjes nga hundët. Mënyra më e mirë për të ndaluar gjakun nga hunda është hidratimi. Nëse e ndjeni se hundët i keni të thata atëherë duhet t’i lagni apo të bëni avull. Mund të rrini me fytyrë sipër një tenxhereje me ujë që valon.
Kokën duhet ta mbani poshtë në mënyrë që gjaku të kullojë, pasi nëse e çoni mbarap gjaku mund të kalojë përmes fytit në stomak duke ju lënë një shije të keqe. / Revista Living/a.k