• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga Sadiku te Bes Kallaku, për kë po bëjnë fushatë VIP-at

by A R
15/06/2017 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Sadiku, heroi kuqezi, te Bes Kallaku, gaztori portokalli, në këtë fushatë emrat e njohur të sportit dhe “showbiz”-it kanë deklaruar votën e tyre.

Në një përpjekje ekstreme për të përfituar vota nga popullariteti i tyre partitë politike kanë nisur garën e ethshme për të mbledhur rrethe vetes VIP-at.

“Edi Rama ka bërë aq shumë për futbollin sa askush tjetër në 25 vitet e fundit. Unë ia dedikoj të dy golat e mi kundër Izraelit  nr.2 në fletën e votimit”, thotë në video Sadiku.

Ky ishte në fakt goli i tretë i Armando Sadikut. Sulmuesi i Kombëtares, që ngriti peshë zemrat e shqiptarëve pak ditë më parë në Izrael, goditi kështu nga faqja e “Facebook”-ut e Kryeministrit Rama, duke mbështetur me dy golat në Hajfa numrin dy në fletën e votimit. Por goli politik i Sadikut nuk ishte shfaqja e parë e mbështetjeve politike të vizave në këtë fushatë. Hera e parë ishte për një parti që thotë se do jetë forcë e parë.

Oni Pustina u përfshi më herët në një spot të LSI-së.

Me ftesën e kryetarëve të partive apo duke trokitur vete ne dyert e tyre personazhe te njohur te artit shqiptar janë prekur nga ethet e fushatës. Ata janë të famshëm në fushën e tyre, por kur ndryshohen pushtetet herë shfaqen masivisht në ekran e herë zhduken fare si me magji. Kush për qejf apo për bindje të pastra politike e kush për ndonjë interes nën siglën e logove të partive, artistë e sportistë janë përfshirë në fushatën zgjedhore.

Edhe aktori Laert Vasili, ky i fundit i stërvitur edhe më herët nën siglën e Syriza-s në Greqi tre vite më parë, ka përqafuar këtë fushatë të LSI.

Duket se fusha ku topi gjen terrenin e tij drejt portës së fitores për Edi Ramën është pikërisht futbolli. Zgjedhja duket perfektë dhe për këtë, si pa dashje, ndihmoi dhe superfitorja në Izrael. Kriza në Kombëtare mbaroi dhe yjet kuqezi janë rikthyer në superheronj. Fuqitë e të cilëve teprojnë edhe për të ndikuar jashtë fushës së blerte.

“Unë jam Elseid Hysja, lojtar i Kombëtares shqiptare. Në datën 25 qershor, unë do të votoj për Edi Ramën, Ditmir Bushatin dhe Luan Arushën për Shqipërinë që duam dhe skuadrën që duam”, thotë Elseid Hysaj, futbollist i kombëtares, në spotin e PS.

Aktorët e humorit të spektaklit “Portokalli” shfaqen të dyzuar: Gaz Paja dhe Erion Isai nën ngjyrat vjollcë të PS. Njëri anëtar i jurisë në zgjedhjen e të rinjve të “Fresh Voice”, e tjetri aktivist në fushatë, ndërsa humori i Besart Kallakut ka goditur në shenjën e drejtuesve të LSI-së.

“Unë jam Gazi, vij në Partinë Socialiste për…jo prit ta filloj edhe një herë…jo se s’bën dot as batuta se i ka zënë Pandi dhe Edi”, shprehet Gaz Paja në spot.

Në kampin kundërshtar, radhiten artistët Suela Konjari, Ardian Isufi etj, të cilët në ditë me shi e pa shi u panë në çadrën e Partisë Demokratike.

Fjalë zemre apo fjalime të përgatitura këto të artistëve?

“Kemi vetëm 2 rrugë: ose të rrimë me duar në xhepa dhe të mallkojmë lokaleve, ose do ngrihemi dhe me energjinë tonë pozitive do të sjellim sadopak ndryshim”, thotë në spot aktori, Julian Deda.

Fushatat kurdoherë sjellin ndryshime në programin e partive, në slogane, kolona zanore e shumëçka tjetër, por një gjë që nuk ndryshon është simbioza me artistët. Dikur ishin Çiljeta, Elvana, “West Side Family” etj. Edhe pse vitet kanë kaluar, zakoni nuk është harruar. /TCH/b.d

Next Post
Meta: Berisha më bashkëpunuesi për Reformën, Rama të vijë në debat televiziv

Meta: Berisha më bashkëpunuesi për Reformën, Rama të vijë në debat televiziv

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com