• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Nga rrugët te urat, anijet e hotelet, ja ç’shkruante shtypi francez për Shqipërinë në kohën e Zogut

by Java News
20/08/2018 10:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Aurenc Bebja*/

“Le Figaro” ka botuar të dielën e 27 nëntorit 1932, në faqen n°2, një shkrim me rastin e 20 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Prestigjiozia franceze ka vënë në dukje asokohe përparim-zhvillimin e kombit tonë nën drejtimin e mbretit Zog.

“28 nëntorin e ardhshëm, Shqipëria do të festojë 20 vjetorin e pavarësisë. Pikërisht, me 28 nëntor 1912 u shpall pavarësia e Shqipërisë në Vlorë, pavarësi e njohur me 20 dhjetor nga Konferenca e Londrës.

Shqipëria ka bërë përparime të jashtëzakonshme nën udhëheqjen e mbretit Zog. Janë ndërtuar qindra kilometra rrugë, ura dhe shumë shkolla. Porti i Durrësit, punimet e të cilit kanë filluar prej tetë vitesh, së shpejti do të përfundojë. Uzina elektrike, kanale ujitëse, janë në ndërtim e sipër. Tetë linja ajrore lidhin vendin me pjesën tjetër të botës. Janë mundësuar udhëtime me anije, me ardhje dhe vajtje ditore ; këto anije janë ndërtuar me komoditetin më të fundit. Një hotel i madh dhe shumë modern është afër përfundimit në Durrës. Pikërisht, në plazhin e këtij qyteti, mbreti Zog e ka për zakon të kalojë pushimet e tij verore. Pavarësisht krizës globale që, natyrisht, ka prekur edhe Shqipërinë, zhvillimi i vendit nuk është vonuar.

Të gjithë udhëtarët që kanë qëndruar në Shqipëri e dinë se të huajt janë të mirëpritur. Madje, atyre u jepen shpesh konçesione. Kështu, ata kontribuojnë në prosperitetin e vendit.

Shqipëria ka miratuar moton “Ballkani për popujt e Ballkanit”. Sjellja e saj politike është të jetojë në marrëdhënie të mira me popujt fqinjë. Traktatet janë nënshkruar me vende të ndryshme. Tirana e vlerëson veçanërisht miqësinë e Francës, e cila në shumë raste ka pasur një ndikim të madh në çështjet shqiptare.

Le të shtojmë se shumë shqiptarë, të cilët janë në krye të punëve të vendit të tyre, kanë studiuar në Francë. Mbreti Zog, i cili e njeh mirë gjuhën tonë, është një ndjekës i zjarrtë i kulturës franceze. Shkrimtarët tanë të mëdhenj janë leximet e tij të preferuara. Dhe, thuhet se, ai nuk kalon një ditë, pa lexuar një numër të madh gazetash franceze.”

burimi :https://www.darsiani.com/la-gazette/20-vjetori-i-pavaresise-shqiperia-ka-bere-perparime-te-jashtezakonshme-nen-udheheqjen-e-mbretit-zog-le-figaro-1932/.

ma.me

1

 

Next Post
Bazat detare/ Kina po e kthen SHBA-në …më 1941

Bazat detare/ Kina po e kthen SHBA-në ...më 1941

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
Pesë pikat që rrezikojnë bisedimet SHBA-Iran, nga Libani te çështja bërthamore

Pesë pikat që rrezikojnë bisedimet SHBA-Iran, nga Libani te çështja bërthamore

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In