• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga “Rama ik”, te “Veliaj ik”

by Ylli Pata
02/05/2024 20:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Askush nuk ka shpikur rrotën. Thjesht rrota po ecën sipas një destinacioni të njohur e stërnjohur në nahinë tonë politike. Që me hyrjen e Edi Ramës në politikë si protagonist, ndryshoi loja e madhe e aktorëve kryesorë.

Nëse socialistët, bataretë e tyre i drejtuan ndaj Sali Berishës, që vazhdojnë edhe tani, nga ana tjetër, lufta ka qenë pak më e diversikuar. E kjo nga viti 2000, kur në skenë hyri Edi Rama, një lojtar i kategorisë superiore që luante për podiumin tri vendësh.

Lufta ndaj Edi Ramës, për Sali Berishën erdhi natyrshëm, por edhe në bazë të konkujturave dhe intrigave të pallatit. Rama hyri në lojë jo si “djalë i sjellshëm” apo “çun Tirone”, por sapo doli në podium i futi një të bërtiture që edhe sot e kësaj dite mbahet mend. “O doktooooor, po ne do fitojmë, o doktooor”. Ajo britmë ishte realisht sinjali i hyrjes në fushë të një peshe të rëndë, përveç Fatos Nanos, kryetar i PS-së dhe Ilir Metës, kryeministër i vendit.

Sali Berisha nga ana tjetër, i duhej që të luftonte tre pesha të rënda. Si një lojtar i shkathët, doktori, me logjikë s’mund të hapte betejë me të tre njëherësh. “Divide et Impera” ka thënë për së pari një nga shtetarët më të mëdhenj të historisë botërore, Filipi, babai i Aleksandrit të Maqedonisë. Maksimë që Jul Çezari e kishte një nga protokollet e politikës së tij, së bashku me një pasardhës të vonë të tij, Napolon Bonapartin e Francës.

Natyrisht doktori nuk ngjan me Filipin, jo se s’ka një djalë si Aleksandri, që më pas e vrau, po nxënës i tij nuk se është aq i keq. E në këtë rast, Sali Berisha, i gjendur përballë triumviratit narcistik të socialistëve që u dukej vetja më i madh se Filipi e Napoloni, zgjodhi një taktikë të njohur. “Afrohu e Largohu”, marrëveshje dhe luftë deri sa të përçajë tre emra, që veç e veç nuk kishte takat t’i mundte.

E në mënyrë perfide, duhet thënë perfekte, Sali Berisha u kthye në një përcjellës e trasmetues i një përplasje transversale i rrymave dhe rrjedhave të mazhorancës. Duke mbajtur njërën anë, e sulmuar tjetrën, e anasjelltas, sipas konjukturës. Por edhe më shumë se kaq, duke i ofruar marrëveshje palëve në përplasje të triumviratit socialist, të cilët si Pompeu, Çezari apo Marco Licinio, ju skuqeshin sytë nga inati për njëri tjetrin.

Sali Berisha, sulmoi egër Fatos Nanon, për të bërë më pas një pakt me Pandeli Majkon e Ilir Metën, kur ata u zgjodhën në qeveri. Më pas bëri pakt me Ilir Metën, për të rrëzuar Kryeprokurorin e Republikës Arben Rakipin, çka ishte një nga zhvillimet më të rëndësishme që e kuotuan Sali Berishën si një lojtar rangu. I eksituar, doktori fliste me filosofi. Nxori shprehjen e famshme “aleancat fluide”, sa reporterët që frekuentonin selinë blu ishin aq entuziastë sa Berisha. Sa pjesa më e madhe e tyre ishin kthyer në një variant koresponent të Agron Llakajt, sa imitonin doktorin në tiket e tij ditore.

Por nuk mbaron me kaq, pasi hoqi Kryeprokurorin, Berisha bëri marrëveshje me Fatos Nanon për të zgjedhur Presidentin e Republikës, Alfred Moisiun. Marrëveshje që ishte një paketë politike, ku Nano i kërkoi Berishës të hiqte qafe Fatos Klosin dhe Edi Ramën, së bashku me substraktet politike të saj si Meidani, Gjinushi etj, etj.

Berisha e respektoi marrëveshjen “deri në detaj”. Kjo lëvizje e ktheu doktorin e rrënuar të 1997 plotësisht në politikën e lartë. Ai ishte jo vetëm referencë e politikës por edhe biznesit, që për të zgjidhur një hall i drejtoheshin doktorit, i cili në bazë të shantazhit e marrëveshjes e kthente në deal. E pas deal-it natyrisht që kishte gold.

Sali Berisha u kthye në vitin 2005, pikërisht se tregoi që ishte në gjendje për të qenë realisht “king makeri” politik i sherrit mes të majtës.

Ajo ishte një shkollë jo vetëm për Berishën, por të gjithë detashmentin e tij, si dhe personazhet e grupimeve të vogla politike, që lëviznin sipas konkujturës për të fituar pikë.

Rasti më i rëndësishëm është ai, “The Philosopher”: Nard Ndoka. i cili, me një dëshmi xheneriku në xhep arriti që të bëhet në vitin 2007-Ministër i Shëndetësisë i Republikës së Shqipërisë. Një histori tipike për librin Guiness. Vetëm, se kjo u realizua falë një marrëdhënie me Tom Doshin, i cili kërcënonte mazhorancën qeverisëse Sali Berishës.

Kjo lloj loje u kthye më pas në sport kombëtar. Sa partitë e vogla u kthyen në një lloj fenomeni, të cilën Berisha e përdori bukur në zgjedhjet e vitit 2009, sa u quajtën treni me shumë vagonë.

Por natyrisht ishte hera e fundit, e një performance vagonësh, pasi marrëveshja Berisha-Rama e vitit 2008 parashikoi një tharje të fushës nga “bukuroshët e fshatit”.

Nejse erdhëm në epokën “Rama”, një epokë që po zgjat pak si shumë, ku kryeministri i Shqipërisë është plakur më shumë në pushtet sesa në pritje të tij. Berisha e aleatët e tij, ku numrin një e zë shoku i vjetër Ilir Meta, kanë bërë shumë për të rrëzuar kundërshtarin e gjatë, po nuk ja kanë arritur. Çfarë nuk kanë bërë gjithë këto vite, por më kot.

Rama e ka seriozisht garimin për mandatin e katërt si kryeministër, që sondazhet ja japin krejt bujarisht. E në këtë lojë, Sali Berisha dhe Ilir Meta, si lojtarë më të fortë në lojën kundër, i janë kthyer marifetit të vjetër.

“Divida et Impera”. Sulm ndaj njerëzve që po projektohen në të ardhmen. Erion Veliaj, është në një farë mënyre si Edi Rama, pavarësisht në masë e vend të ndryshëm. Po konsumon mandatin e tretë si kryebashkiak i Tiranës, si Rama të njëjtin si kryeministër.

Edi Rama mund të garojë për të katërtin, Veliaj jo, nuk ja lejon ligji. Gjasat janë që të hyjë në lojë si lojtar politik i nivelit të lartë. E PS, natyrisht që konsiderohet një kuçedër me më së paku dy koka që u ka bllokuar ujin, pra karrierën të gjithë aspirantëve të një “politike të re”, edhe pse janë fëmijë të baballarëve të vjetër. E kotë të përmendim emra.

Lufta ndaj Veliajt është një “back to the future”, një udhëtim në kohë imagjinar, që në vizion e në program kjo opozitë nuk e bën dot.

Megjithatë mënyra më e mirë do të ishte sikur kjo opozitë të nxirrte një person apo skuadër që të sfidonte qoftë Edi Ramën apo Erion Veliajn, në ide, vizion, mentalitet apo edhe oratori. Sepse kështu ndodh në vende të tjera, por jo tek ne, ku bëhet gjithçka që të mos ndodhë ky ndryshim. E kur nuk e mundin dot kundërshtarin, duan ta largojnë me “kokëheqje”. Shpesh edhe ka ndodhur, por a mund të ndodh sot? Si vështirë!

Next Post
Debate për muzeun e Spaçit, kundërshtohet zhvendosja e tij në Reps

Debate për muzeun e Spaçit, kundërshtohet zhvendosja e tij në Reps

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    2 years ago

    Me sa duket ka ardhur momenti i duhur,qe hajdutet bashke me k/hajdutin te thyejn qafen,nji here e pergjithmone.

    Reply

Leave a Reply to shkurt 2014 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In