• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga planifikimi te kauza, 3 arsye pse PD nuk bëri protestë, por miting

by A R
19/02/2017 13:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ajo që sipas Lulzim Bashës ishte një shpërthim i vrullshëm i paranojës së më shumë se gjysmë milioni shqiptarëve të shqetësuar aq sa të futen në grevë urie nga frika e vjedhjes së votës së PD-së, në të vertetë nuk mund të klasifikohet as si protestë. Këto janë 3 arsyet se përse manifestimi i djeshëm ka të gjithë trajtën e një mitingu dhe jo të një proteste.

Planifikimi. Njerëz të revoltuar nga sistemi nuk presin një muaj për të shfaqur irritimin e tyre, shembulli i fundit është shpërthimi i beftë i protestave në Rumani apo rasti i 21 janarit në Shqipëri. Ndërkohë, PD planifikoi deri në detaj të gjithë protestën, përfshi edhe me transmetimin e spoteve publicitare. Planifikimi i imtësishëm është një tjetër faktor që e bën këtë manifestim të jetë një miting dhe jo një protestë.

Spontaniteti. Protestës së ditës së djeshme i mungoi spontaniteti. Pjesëmarrja u sigurua pas një fushate të ethshme pothuajse një mujore, gjatë së cilës të gjithë degët e PD-së nëpër rrethe punuan për të siguruar sa më shumë pjesëmarrës. Shumica e të ardhurve nga zonat e largëta erdhën me autobusë të paguar. Gjithçka ishte e organizuar deri në detaj dhe nuk pati asnjë shfaqje spontaniteti në protestë. Ky është formati tipik i një mitingu elektoral.

Kauza. Më e rëndësshmja nga të gjitha, protestat motivohen gjithmonë nga një kauzë dhe jo nga një paranojë. Protestat, duke nisur nga ato kundër G-8 (globalizimi), ato të të gjelbërve (mbrojtja e natyrës), e sindikatave (pagat, të drejtat e punëtorëve), etj, kanë gjithmonë një kauzë qëndrore që motivon masat për të dalë në sheshe kundër regjimit. E njëjta ndodhi në vitin 1991 në Shqipëri, kur masat dolën në rrugë kundër regjimit, të bashkuara të gjitha nga kauza e demokracisë dhe lirisë. Frika se pas katër muajsh mund të vidhen zgjedhjet, ndonëse nuk u ofrua asnjë provë për të provuar këtë retorikë, nuk përbën një kauzë, por një paranojë. Paranoja është gjithmonë pjesë e mitingjeve politike dhe jo e protestave. Fushata e Trump ndaj Hilarit, rasti më i fundit ishte e bazuar në një numër paranojash, si ajo e emigrantëve e shumë të tjera. Amerikanët nuk u motivuan të dilnin në protestë kundër emigrantëve, por ata dolën kundër tyre në mitingjet e organizuar nga Trump. Për të gjitha këto arsye, ajo e djeshmja nuk ishte një protestë, por një miting elektoral.

/lexo.al

Next Post
Nga dasma shkon pa jetë në spital, mister vdekja e 47-vjeçares

I dënuari për vrasje në Dibër ndërron jetë në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po trafikonin 4 shtetas kinezë drejt Greqisë kundrejt pagesës, arrestohet 19-vjeçari në Sarandë! Në kërkim bashkëpunëtori

Po trafikonin 4 shtetas kinezë drejt Greqisë kundrejt pagesës, arrestohet 19-vjeçari në Sarandë! Në kërkim bashkëpunëtori

November 12, 2026
Vetë në gjyq për dosjen “Partizani”, Berisha shkon në SPAK për kallëzimin ndaj gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka!

Vetë në gjyq për dosjen “Partizani”, Berisha shkon në SPAK për kallëzimin ndaj gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka!

November 12, 2026
Soros ‘i përvishet’ presidentit kinez: I rrezikshëm për shoqëritë e hapura

Xi Jinping rikthen mesazhin për Tajvanin: Ribashkimi i plotë është i pashmangshëm

November 12, 2026
Stuhia spanjolle godet Shqipërinë? Meteorologia tregon kushtet atmosferike

Stuhia spanjolle godet Shqipërinë? Meteorologia tregon kushtet atmosferike

November 12, 2026
PROFILI/ Kush është drejtoresha e re e SHISH! Esmeralda Hasani, nga drejtësia dhe administrata në krye të spiunazhit shqiptar!

PROFILI/ Kush është drejtoresha e re e SHISH! Esmeralda Hasani, nga drejtësia dhe administrata në krye të spiunazhit shqiptar!

November 12, 2026
“PD është gati për të gjetur kandidatin e Tiranës”- Kaso: Demokratët duan të fitojnë, kanë vuajtur shumë!

“PD është gati për të gjetur kandidatin e Tiranës”- Kaso: Demokratët duan të fitojnë, kanë vuajtur shumë!

November 12, 2026
Skandali i dytë sentimental po trondit “Nvidia”-n, kush është gruaja që mund t’i kushtojë postin CEO-s Jensen Huang!

Skandali i dytë sentimental po trondit “Nvidia”-n, kush është gruaja që mund t’i kushtojë postin CEO-s Jensen Huang!

November 12, 2026
Moti i keq, ndalohet për dy ditë lundrimi i anijeve jashtë Gjirit të Vlorës

Moti i keq, pezullohen lundrimet në Vlorë për të dytën ditë radhazi!

November 12, 2026
Uzina e çelikut drejt mbylljes? Burime: Shumë punëtorëve iu është ndërprerë kontrata e punës

Gjetja dhe hetimi i 2800 tonë mbetjeve të rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen mjedisore kompanisë “Kurum”!

November 12, 2026
VIDEO/ Gjamë burrash për elektriçistin 34-vjeçar që humbi jetën tragjikisht në Shkodër

VIDEO/ Gjamë burrash për elektriçistin 34-vjeçar që humbi jetën tragjikisht në Shkodër

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In