• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga pikë mjetesh të bllokuara në park lojërash/ Rama: Shkodra fiton një hapësirë të re jete

by Os De
15/09/2025 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-reparti ushtarak në Bërdicë, një hapësirë e mbuluar prej dekadash nga tonelata hekurishte dhe qindra automjete të bllokuara, po i rikthehet më në fund qytetarëve të Shkodrës. Pas vendimit të Këshillit të Ministrave për transferimin e pronës në administrim të Bashkisë Shkodër, punimet për pastrimin e zonës tashmë kanë përfunduar, duke hapur rrugën për një transformim të madh urban.

Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), Risena Xhaja dhe kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci inspektuan nga afër terrenin, i cili deri pak javë më parë shërbente si magazinë e improvizuar e automjeteve të bllokuara nga policia, ndërsa së fundmi u mor nën administrim nga AAPSK.

“Janë rreth 327 automjete dhe motomjete që janë hequr nga kjo zonë dhe janë grumbulluar në Porto Romano. Pjesa tjetër e skrapit ishte e mbetur prej më shumë se 12 vitesh. Sot kjo hapësirë është e lirë dhe gati për investim”, tha znj. Xhaja.

Në total, bëhet fjalë për tre hektarë tokë që do të kthehen në hapësirën më të madhe publike të qytetit, një projekt i përbashkët mes Bashkisë Shkodër dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Projekti parashikon ndërtimin e një këndi lojërash modern për fëmijë, hapësira rekreacioni për prindërit, si dhe gjelbërim që do t’i japë frymëmarrje një prej zonave të bllokuara prej dekadash.

Për kryebashkiakun Beci, ky është një transformim i rëndësishëm jo vetëm nga ana vizuale, por edhe për funksionalitetin urban të Shkodrës:

“Ky është një projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm për qytetin tonë. Për 30 vjet, kjo hapësirë ka qenë e zaptuar nga makina të ndryshkura dhe nuk kishte asnjë vlerë për qytetarët. Sot e kemi çliruar dhe do ta kthejmë në një park për fëmijët e Shkodrës. Është një dhuratë për komunitetin dhe një premtim që po e bëjmë realitet.”

Ky investim pritet të nisë së shpejti, duke i hapur rrugën parkut më të madh të lojërave në Shkodër, një hapësirë që jo vetëm do të gjallërojë jetën e banorëve, por do të kthehet edhe në një simbol të transformimit të qytetit drejt standardeve moderne urbane.

Rama: “Dua të luaj”, Shkodra fiton një hapësirë të re jete

Tre hektarë tokë që prej 30 vitesh ka shërbyer si varrezë për makinat është vendosur që të kthehet në park lojrash për fëmijët. Një projekt që do të ndikojë në transformimin e jetës së banorëve.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, ku thotë se kjo është një risi e bukur për Shkodrën.

Më tej Rama shkruan se ky është rezultat i bashkëpunimit mes Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Bashkisë Shkodër dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

“Aty ku për 30 vite ishte një parkim i madh ndotjeje makinash të mbetura si “prova” nga proceset gjyqësore, sot Shkodra po fiton një hapësirë të re jete, me parkun “Dua të luaj”, një vend për fëmijët e familjet me mundësira argëtimi e rekreacioni për të gjitha moshat.

*Kjo risi e bukur për Shkodrën vjen si rezultat i bashkëpunimit mes Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Bashkisë Shkodër dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Next Post
Mbyllja e institucioneve shëndetësore serbe në veri të Kosovës, zyrtari gjerman: Përmbahuni! Bien ndesh me..

Mbyllja e institucioneve shëndetësore serbe në veri të Kosovës, zyrtari gjerman: Përmbahuni! Bien ndesh me..

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arkivoli në tubim, Lamallari: S’mund të përdoret si dekor proteste, sidomos në sy të fëmijëve!

Arkivoli në tubim, Lamallari: S’mund të përdoret si dekor proteste, sidomos në sy të fëmijëve!

July 5, 2026
Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

July 5, 2026
Arkivoli në protestë, Balla: E sollën mbështetësit e PD! Berisha e ka bërë këtë akt të turpshëm 28 vite më parë me Azem Hajdarin

Arkivoli në protestë, Balla: E sollën mbështetësit e PD! Berisha e ka bërë këtë akt të turpshëm 28 vite më parë me Azem Hajdarin

July 5, 2026
“Projekt i sajuar me Chat GPT”, Rama reagon pas lajmeve në rrjetet sociale: Asnjë ndërtim në Porto Palermo! Ai gji është shpallur monument natyre

“Projekt i sajuar me Chat GPT”, Rama reagon pas lajmeve në rrjetet sociale: Asnjë ndërtim në Porto Palermo! Ai gji është shpallur monument natyre

July 5, 2026
Qytetarët e arrestuar për tensionet para Kuvendit dalin sot në gjyq, pritet protestë para Gjykatës së Tiranës

Qytetarët e arrestuar për tensionet para Kuvendit dalin sot në gjyq, pritet protestë para Gjykatës së Tiranës

July 5, 2026
“Lironi protestuesit!/ Deklarata e Grupit Koordinues e dorëzuar në Polici dhe ambasada

“Lironi protestuesit!/ Deklarata e Grupit Koordinues e dorëzuar në Polici dhe ambasada

July 5, 2026
VIDEO / Sulmohet gjatë natës Komisariati Nr.3, protestuesit thyejnë xhamat dhe dyert

VIDEO / Sulmohet gjatë natës Komisariati Nr.3, protestuesit thyejnë xhamat dhe dyert

July 5, 2026
VIDEO/ Protestuesi shpërthen ndaj kryeministrit Rama: Hiq dorë nga Vlora, se do të…

VIDEO/ Protestuesi shpërthen ndaj kryeministrit Rama: Hiq dorë nga Vlora, se do të…

July 4, 2026
“Diktatori i fundit”/ Protestuesit i bëjnë bust Edi Ramës dhe e rrëzojnë para Kryeministrisë

“Diktatori i fundit”/ Protestuesit i bëjnë bust Edi Ramës dhe e rrëzojnë para Kryeministrisë

July 4, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa ishte pjesëmarrja në protestë në orën 20:30

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa ishte pjesëmarrja në protestë në orën 20:30

July 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In