• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga përplasja institucionale tek mungesa e Kushtetutës/ Freedom House nxjerr raportin: Shqipëria rënie në qeverisje demokratike

by Java News
06/05/2020 08:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Organizata Freedom House ka arritur në përfundimin se një numër i madh udhëheqësish në Evropën Qendrore dhe Lindore as nuk përpiqen të pretendojnë se po luajnë sipas rregullave demokratike.

Sipas raportit të përvitshëm “Vendet në Tranzicion” që u bë publik të mërkurën, disa nga vendet e Ballkanit shënuan rënie në nivelin e demokracisë gjatë vitit 2019, krahasuar me një vit më herët, përfshirë Shqipërinë.

Kosova shënoi rritje, por zhvillimet e këtij viti lënë shkas për shqetësim. Siç njofton kolegia Keida Kostreci, organizata thotë se pandemia e koronavirusit përbën një pikë kthese që mund të thellojë rënien ose të rigjallërojë demokracinë.

Prirje shqetësuese

Në zonën me 29 vende që mbulon raporti Vendet në Tranzicion, numri i demokracive është më i ulëti në historinë 25 vjeçare të tij. Michael Smeltzer, analist kërkimor i raportit Vendet në Tranzicion, thotë se përfundimet e këtij viti janë vërtet dekurajuese.

“Ne arritëm në përfundimin se udhëheqësit dhe politikanët në rajon, po heqin dorë edhe nga fasada e demokracisë. Kjo do të thotë që maskat janë hequr. Udhëheqësit dhe politikanët nuk po fshihen më as pas respektimit formal të demokracisë, duke sulmuar hapur institucionet demokratike”, tha ai për Zërin e Amerikës.

Ai thotë se shpërbërja e këtij konsensusi demokratik është më e qartë në Evropën Qendrore dhe në Ballkan.

Katër vende kanë ndryshuar regjim: Polonia që doli nga kategoria e demokracive të konsoliduara, duke u shndërruar në një demokraci gjysmë e konsoliduar. Ndërkohë Hungaria, Serbia dhe Mali i Zi kanë dalë plotësisht nga grupi i vendeve demokratike dhe tani janë të klasifikuara si regjime hibride/demokraci në tranzicion.

Rënia në Balkan ndodhi për shkak të tri vendeve: Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë.

Shqipëria rënie në qeverisje demokratike dhe proces zgjedhor

Shqipëria që edhe këtë vit është në kategorinë e regjimeve hibride/demokraci në tranzicion, shënoi rënie në qeverisjen demokratike dhe procesin zgjedhor. Në një shkallë vlerësimi nga 1 deri në 7 pikë, ku 1 është niveli më i ulët i demokracisë është 7 më i larti, Shqipëria nga 3.89 pikë që kishte një vit më herët, këtë radhë kishte 3.82 pikë.

“Kjo kishte të bënte me një numër faktorësh, përfshirë bojkotimin e opozitës dhe konfliktin politik rreth zgjedhjeve që i la votuesit pa një zgjedhje të vërtetë përsa i takon votës”, thotë analisti Smeltzer.

Prirja për bojkot, u vu re në shumë vende

“Nga Tirana në Tbilisi, ata që janë në pushtet, nuk janë të interesuar që ta bëjnë parlamentin një vend ku diskutohet. Në fakt, ata janë gjithnjë e më pak të interesuar për diskutim”, thuhet në raport.

Gjergji Vurmo, drejtor programi i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim në Tiranë, është autor i kapitullit për Shqipërinë. Ai thotë se opozita parlamentare në fillim të vitit të shkuar u përball praktikisht me një situatë ku realisht nuk mund të korrigjonte dot qeverisjen.

“Pavarësisht kësaj situate me të cilën u përball opozita vitin e shkuar, unë personalisht mendoj se do të ishte më mirë qëndrimi brenda institucioneve”, tha ai për Zërin e Amerikës.

Pas bojkotimit, vazhduan një sërë përplasjesh institucionale…

“…duke filluar mes presidentit, parlamentit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Më pas kemi procedurën për shkarkimin e presidentit dhe rreth fundit të vitit të shkuar, kemi edhe përplasjet mes presidentit, parlamentit lidhur me emërimin e gjyqtarëve të gjykatës kushtetues”.

Të gjitha këto, thotë ai kontribuuan në rënien e nivelit të demokracisë.

Zoti Vurmo thotë se mungesa e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, i thelloi edhe më tej problemet. Ka shumë aspekte të demokracisë që nuk rregullohen thjesht me fitoren e zgjedhjeve dhe sigurimin e shumicës.

“Janë pikërisht këto arsye të cilat kanë shtyrë demokracitë liberale të ndërtojnë mekanizmat e kontrollit dhe balancës të pushteteve. Është pikërisht kjo arsyeja e ekzistencës së institucioneve të pavarura të cilat mbrojnë edhe kushtetueshmërinë dhe pritshmërinë dhe performancën e institucioneve dhe të pushteteve”.

Zoti Smeltzer thotë se mekanizmi i kontrolleve dhe balancave në Shqipëri, nuk është efektiv për të parandaluar këto konflikte.

Megjithëse Shqipëria është në të njëjtën kategori zoti Smeltzer thotë se është gjithsesi shqetësuese të shohësh një trajektore negative apo të dobët demokratike.

“Pra shqetësimi nuk është edhe aq se është i këtij apo atij lloj regjimi, por në ç’drejtim po shkon vendi: a po ndjek një trajektore më demokratike apo po bëhet gjithnjë e më pak demokratik”, tha ai.

Dhe zoti Vurmo thotë që megjithëse ka vende të tjera që janë në një nivel më të ulët, pas 30 vjetësh tranzicion, shqiptarët duan të jenë më mirë, pasi kërkesat e tyre janë rritur.

“Thjesht fakti që në Shqipëri shumica e të rinjve do të donin të linin vendin e tyre, thjesht për shkak të faktit se ata nuk shohin më asnjë shpresë në mundësinë që Shqipëria të shndërrohet thelbësisht dhe rrënjësisht në një demokraci funksionale, do të thoja që është një fakt ulëritës”, thotë ai.

Përmirësim në Kosovë, por shqetësim për të ardhmen

Zoti Smeltzer thotë se përmirësimet në Ballkan ishin në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.

“Të dyja vendet patën ngritje në kategorinë e medias, ku ekspertët panë një përmirësim afatgjatë”, thotë ai.

Kosova është po ashtu në grupin e regjimeve hibride/demokraci tranzicionale. Nga 3.11 pikë një vit më herët, këtë vit vlerësimi për të ishte 3.18.

“Në rastin e Kosovës, ekspertët tanë panë një rritje të fondeve të dhuruesve për të rritur larminë e medias dhe për të luftuar keqinformimin”, thotë analisti Smeltzer.

“Kosova është i vetmi vend në zonën që mbulon raporti, që ka pasur rritje në 5 vitet e fundit”, thuhet në raportin që shqyrton zhvillimet e vitit 2019. Por Freedom House thotë se zhvillimet e fundit hedhin një hije dyshimi për përparimin e ardhshëm.

Zoti Smeltzer e pranon që mjedisi politik në Kosovë është bërë më i komplikuar sidomos për sa i takon votës së mosbesimin ndaj Kryeministrit Albin Kurti dhe ndikimit të COVID-19.

“Ne do ta ndjekim me kujdes trajektoren demokratike të vendit dhe do të shohim me kujdes se si do të zhvillohen ngjarjet për sa u takon institucioneve demokratike”, thotë ai.

Lojë gjeostrategjike

Një nga prirjet shqetësuese, që zoti Smeltzer thotë se u vu re vitin e kaluar ishte ndikimi i aktorëve të tjerë.

“Është ky ndryshim gjeostrategjik, në klimën e një rendi global të dobësuar, ku konsensusi demokratik është zëvendësuar nga rivaliteti i fuqive të mëdha”.

Ndërsa në të kaluarën raporti “Vendet në Tranzicion” ka folur për ndikim rus në rajon, raporti i kësaj radhe përshkruan se si Kina gjithnjë e më shumë po përfiton nga dobësi institucionale, duke depërtuar në struktura të korruptuara politike dhe ekonomike

“Në këtë raport ne kemi identifikuar importimin e teknologjisë së përgjimit, në vende si Serbia, fushata për ndikimin tek media, në vende si Republika Çeke dhe gjetiu në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe të ashtuquajturën diplomaci të borxheve në Mal të Zi dhe Maqedoninë (e Veriut) ku Kina ka në pronësi përqindje të larta të borxhit të huaj”, thotë Smeltzer.

“Ne analizuam se si Kina po gjen çarje në institucionet demokratike, po ndikon këto institucione ku ne fokusohemi që nga media e pavarur, tek korrupsioni, tek qeverisja demokratike. Është më shumë një ndërveprim tinëzar me këto institucione sesa një fushatë propagandistike”, shton ai.

COVID-19, provë për demokracinë në 2020

Me gjendjen shqetësuese që identifikon raporti për rënien e demokracisë në vitin 2019, kriza globale e pandemisë së koronavirusit, mund të përbëjë një pikë kthese për mirë ose për keq.

“Mund të përshpejtojë ose të thellojë rënien demokratike që kemi parë ose në të kundërt mund të jetë një mundësi për ndryshim thelbësor pozitiv”, thotë Smeltzer.

Deri tani, thotë ai, kemi parë efektet negative të pandemisë.

“Po u jep autokratëve dhe atyre me prirje autokrate në këtë rajon dhe në gjithë botën një justifikim për rrëmbim pushteti dhe centralizimin e mëtejshëm të pushtetit”.

Por autorët e raportit shpresojnë që në të ardhmen afatmesme dhe afatgjatë, kjo krizë të ofrojë një mundësi për avokatët e demokracisë.

“Ideja që do të bien në sy defiçitet e demokracisë aty ku ekzistojnë dhe do të hidhet dritë mbi punën që ende mbetet për t’u bërë nga këta avokatë të demokracisë”, thotë zoti Smeltzer.

Freedom House rekomandon që udhëheqësit evropianë të angazhuar ndaj demokracisë të mos tolerojnë më sulmet ndaj institucioneve në vendet përreth tyre dhe që Shtetet e Bashkuara të luajnë rolin e tyre në këtë drejtim. voa

g.kosovari

Next Post
“Do të zërë vendin e vatrës gjysmë shekullore kanceroze”/ Rama prezanton projektin mbresëlënës

"Do të zërë vendin e vatrës gjysmë shekullore kanceroze"/ Rama prezanton projektin mbresëlënës

Comments 1

  1. Lili says:
    6 years ago

    Duan te justifikojne rrogen qe e Martin padrejtesisht dhe na kane vene ne shenjester.S,ua mban me Trup idiot diktatorin,me idiotin Macro,me daunin e Inglitere s,Boris Xhonson,etj.Kapen me ne se s,Ka kush i kerkon llogari.Ku i pane ata shkeljet? Nota Ka tre muaj ne karantine.Hajdute e genjeshtare Jane keta te kesaj organizzate.Verifikojini,a thua se te ne behet lufta e trete boterore,Jo mor Jo pavaresisht te metave Shqiperia Ka bere progres.Kemi dhjetera televisione qe flasin me urrejtje patologjike kunder qeverise dhe Kryeministri,arrijne deri aty da e kercenojne me jete Edi Ramen,por kjo organizzate vrasese e se vertetes hesht.Tung.

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In