• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga perlë e natyrës, në kënetë! Çfarë po ndodh me Liqenin e Prespës së Vogël

by Java News
14/01/2020 20:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dikur një perlë e natyrës, një nga ekosistemet më të rëndësishme liqenore, sot Liqeni i Prespës së Vogël ka degraduar duke humbur krejtësisht sipërfaqen ujore…Vetëm emri i ka mbetur liqen, sepse kudo ka vetëm kallamishte.

Banorët kujtojnë me keqardhje Prespën e Vogël, liqenin plot jetë brenda tij, nga i cili siguronin edhe të ardhura përmes peshkimit. Sipas tyre dëmi kolosal që i është bërë Prespës së Vogël i faturohet periudhës së komunizmit gjatë së cilës u vendos që rrjedha e lumit Devoll të derdhej në Prespën e Vogël. Ata i druhen edhe kthimit të kësaj sipërfaqe të tejmbushur me kallamishte në një kënetë.

“Para viteve ’90 ka qenë shumë e pastër ka qenë si Prespa e Madhe. Më pas futën ujin e Devollit dhe tani mbaroi, është bërë si kënetë. Ka pasur brigadë peshkimi dhe më pas kishte peshk. Por tani peshk as që bëhet fjalë vetëm kallamishte”, tha një banor.

“Liqeni i Presës së Vogël ka qenë një nga më të mirët, i pastër shumë ka pasur peshk. Ne mbaheshim me këto gati 10-15 kg peshk në ditë, por tani nuk asgjë”, tha një tjetër banor.

“Kur erdha nuse këtu kishte Brigadë Peshkimi, kishte shumë peshq. Tani vetëm kallamishte, këtu do bëhet kënetë. Do na çajnë mushkonjat”, tha një banore.

Pjesë e Brigadës së Peshkimit dikur në këtë liqen, një nga peshkatarët na tregon mjerimin e Prespës së Vogël sot.

“Kjo është në gjendje të mjerueshme. Ndërhyri u fut Devolli dhe solli pisllëqe medikamentesh. Ishte ngjala, ishte krapi. Punonim shumë këtu sepse kishte shumë peshq”, tha peshkatari.

Drejtori i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura Korçë, Mihallaq Qirjo, tregon se e gjitha kjo ka ardhur si pasojë e veprimit të faktorit njerëzor.

“Nga 450 hektarë, 430 janë mbuluar me kallamishte. Është një e keqe që nuk mund të kthehet pas. Është një fenomen i cili është studiuar nga ekspertët nga administrata me konsulencë dhe deri te shkencëtarë të huaj e vendas dhe nuk është gjetur një zgjidhje për ta rikthyer në gjendjen e mëparshme”, tha Mihallaq Qirjo.

Ndërkohë Qirjo bën me dije se edhe në këtë situatë ky liqen ka vlera të larta natyrore dhe është menduar që të priten sasi kallamash të studiuara të cilat do të përdoren si lëndë e parë për ngrohëse.

Liqeni i Prespës së Vogël ose Prespa e Vogël është një liqen i përbashkët mes Greqisë (42.5 km²) dhe Shqipërisë. Fshatrat përreth liqenit në Shqipëri janë Shuec i Devollit, Zagradec (Buzëliqen) dhe Tren, shkruan “shqiptarja.com”. /e.s/

Next Post
“Fillon si ftohje por mund të rezultojë vdekjeprurës”, virusi i rrezikshëm nga Kina që po rrezikon botën

Zëri i Amerikës: Vit i vështirë për median në Shqipëri përballë propagandës në rritje të zyrtarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In