• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zëri i Amerikës: Vit i vështirë për median në Shqipëri përballë propagandës në rritje të zyrtarëve

by Java News
14/01/2020 20:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Media në Shqipëri pritet të ndeshet gjatë këtij viti, me një terren në vështirë përballë propagandës në rritje të zyrtarëve dhe ngushtimit të hapësirave të lirisë për informim dhe raportim. Konstatimi vjen nga grupimet e gazetarëve dhe të shoqërisë civile, që thonë se media po funksionon përmes një sistemi të deformuar, për shkak të ndërthurjes se interesave financiare të disa pronarëve me pushtetin politik.

Drafti anti-shpifje i qeverisë, që kritikohet njëzëri nga komuniteti i gazetarëve dhe institucionet ndërkombëtare, me argumentin se ngushton hapësirat e informimit dhe raportimit në mediat on-line, erdhi në një moment kur këto media po sfidonin lajmet që prodhohen dhe shpërndahen nga zyrat e shtypit, thonë gazetarët.

Spektri mediatiak shqiptar vlerësohet nga analistë, gazetarë dhe pjestarë të shoqërisë civile, të jetë nën trysninë e vazhdueshme të zyrtarëve të veshur me pushtet. Informaliteti në media, propaganda qeveritare dhe ngushtimi i hapësirës së informacionit dhe raportimit janë sot problemet më shqetësuese.

Analisti fatos Lubonja argumenton se ka një vetëdorëzim të medias, pasi ato nuk janë produkt i tregut të lire, por i binzeseve të pronarëve.

“Vetëdorëzikmi është i qartë, ka të bëjë me konfliktin e interesit që kanë pronarët e mediave, të cilët duhet të mbrojnë interesat e bizneseve të tyre. Mirëpo këtu ka një konflikt, sepse nga një anë rritja dhe mbajtja në këmbë e biznesit në Shqipëri, është bërë gjithë e më e pamundur pa mbështetjen e qeverisë, pa tenderat që jep qeveria, pa lejet e ndërtimit, lejet e ndryshme, konçensionet.

Dhe pa dyshim që qeveria pastaj përmes kësaj kapje, që i ka bërë ekonomisë ushtron presion mbi produktin tjetër, që duhet të prodhojnë mediat që është informacioni”, argumenton Fatos Lubonja, analist.

Gazetari i BIRN Gjergj Erebara thotë se numri i gazetarëve aktiv është në rënie dhe se redaksitë në meda të ndryshme janë në tkurrje, për shkak të zvogëlimit të buxhetit të reklamave dhe ndërthurjes se interesave financiare të disa pronarëve të medias me pushtetin politik.

“Tregu shqiptar është i dominuar nga shumë pak reklamues të mëdhenj, përsa i përket televizioneve. Gazetat, që janë kontribut i qytetarit drejtpërdrejt, në financat e një media, është në rënie drastike, drejt asgjesimit total. Gjatë vitit të kaluar u mbyll dhe gazeta Shekulli print, që ishte një nga gazetat më të vjetra në vend”, thotë Gjergj Erbara, gazetar i BIRN.

Dhe kjo gjëndje ka sjellë përparimin propagandës së zyrtarëve thonë gazetarët. Informacioni dhe raportimi është zëvendësuar me prodhimin e lajmeve të realizuara nga zyrat e shtypit, thonë ata.

“Është problemi i propagandës zyrtare që determinon informacionin dhe raportimin në media. Më së shumti kjo është e ndikueshme si e tillë mbi median tradicionale, të cilat aktualisht kanë dhe pjesën më të madhe të tregut mediatik të Shqipërisë”, shprehet Aleksandër Çipa, Kryetar i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë.

Analisti Fatos Lubonja kur flet për rritjen e propagandës së qeverisë ka parasysh televizionin e kryeministrit ERTV.

“Ky është një nga skandalet dhe turpet më të mëdha të Shqipërisë, ku kryeminstri krijon në zyrat e tij televizionin e tij, që prodhon vazhdimisht lajmet siç do vetë, por edhe shpërndan lajmet në gjithë televzionet e tjera private dhe publike”, thotë Fatos Lubonja, analist.

Gjatë seancës parlamentare në dhjetor ku u miratua drafti antishpifje i qeverisë, kryeminisytri Edi Rama kishte këtë përgjigje për kritikët e propagandës përmes televizionit me emrin e tij.

“Vetëm një të mirë ka kjo zhurmë, që bën publicitet për ERTV-në . “Televizion” – thotë! Mjafton të vesh një logo në një faqe video të facebook-t dhe ta quajnë televizon. Ky është qëllimi në fakt që ta quajnë televizion dhe ta ndjejnë konkurrent, ndërkohë që ERTV nuk pranon publicitet dhe nuk merr para nën dorë dhe kushton 100 herë më pak se portali më irrelevant, por është çështje vizioni dhe inteligjence, nuk është çështje parash”, tha kryeministri Edi Rama në seancën parlamentare në dhjetor të vitit kaluar.

Interesit të Zërit të Amërikës mbi shqetësimet e komunitetit të gëzetarëve dhe shoqërisë civile për propagandën në rritje të zyrtarëve të qeverisë, për produktin e gatshëm që u ofrphet mediave nga televizioni i kryeministrit ERTV, kostot e tij dhe faktin se kush i mbulon ato, zyra e shtypit pranë kryeminstrit nuk ju përgjigj.

Gazetarët mendojnë se zyrat e shtypit janë prodhuesit më të mëdhenj të lajmeve të rreme në Shqipëri. Drejtuesja e Open Data Albania, Arantia Brahaj thotë se gjatë punës së saj gjen gjithnjë e më pak hapësirë transparence në zyrat dhe faqet on line të institucioneve, sidomos kur interesohet për menaxhimin e parave publike.

“Do të sjell një shembull. Agjensisë së prokurimeve publike ne i dërgojmë vazhdimisht kërkesa për informacion për dokumenta që janë në faqen e tyre por që nuk klikohen, ose nuk janë të aksesueshme, ose mungojnë tabelat të tëra të cilat afishohen si tabela të mundshme për publikim, apo për tenderat, të cilët i kanë vetëm në një periudhë dy-tre javore dokumentacionion on line. Dhe cila është përgjigja e tyre? Është që ku dokumentacion dhe gjithçka tjetër është e aksesueshme në buletin. Ne e dimë shumë mire që buletinet janë formate krejt të shkurtuara dhe detyrimi për t’i publikuar ne faqen elektronike është krejt i ndryshëm”, shprehet Aranita Brahaj, drejtore e Open Data Albania.

Kryetar i Unionit të gazetarëve shqiptar, mendon se në momentin që qeveria u ndje e kërcënuar nga mediat e reja on-line, vendosi të miratojë ligjin antishpifje i cili detyron AMA të marrë rolin e gjykatës dhe mediat ta paguajnë gjobën pa shkuar në gjykatë, që praktikisht sipas zotit Cipa do të thotë mbyllje e tyre.

Kryeministri Rama gjatë prezantimit të draftit në parlament, kishte këtë qëndrim ndaj kundërshtarëve të draftit.

“AMA nuk zëvendëson gjykatën. Ndërkohë që nuk ekziston mbyllja. Thjesht nuk ekziston. Kush thotë që ky ligj mbyll portalet gënjen. Nuk ka lexuar ligjin”, tha kryeministri Edi Rama në seancën parlamentare në dhjetor të vitit kaluar.

Ndërkohë gazetarët i kujtojnë shefit të qeverisë kritikat për draftin antisshpifje nga institucionet ndërkombëtare, edhe pse ai mbrojti idenë se paketa ligjore kishte mbështetjen e OSBE-së, duke nënvizuar se paragrafi i pagesës së gjobës pa shkuar në gjykatë nuk është ndryshuar.

“Drafti e ka lënë në fuqi këtë gjë, që kryhet veprimi përmbarimor i penalitetit financiar dhe pastaj ti ke të drejtë ta vazhdon proçesin në rrugën gjyqësore”, shprehet Aleksandër Çipa, Kryetar i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë.

Analistët dhe gazetërët i shohin përpjekjet e qeverisë për miratimin e draftit antishpifje si vazhdimësi e vullnetit të mbrapshtë për të kontrolluar mediat.

“Nuk jemi në kohën kur qeveria ndikon politikën editoriale, jemi në kohën kur qeveria kontrollon në mënyrë tërësore politikën editoriale”, thotë Gjergj Erebara, gazetar i “BIRN”.

Presidenti Ilir Meta të dielën e ktheu draftin antishpfije të qeverisë në parlament për rishqyertim, më argmumentin se bie ndesh me parimet kushtetuese, ndërkohë që Unioni i gazetarëve paraljmëron se nëse shumica qeverisëse nuk tërhiqet do ta ankimojë ligjin në Gjykatën kushtetuese. Në këto kushte media pritet të ballafaqohet gjatë këtij viti me një terren të vështirë, në përpjekje për të ruajtur të pacunguar informacionin dhe raportimin, përballë propagangës dhe tentativave të pushtetit politik për ngushtimin e hapesirës së lirisë së medias në Shqipëri. /VOA/

Next Post
Serbia mohoi masakrën e Reçakut, Kosova apel të fortë SHBA-së dhe Bashkimit Europian

Haradinaj mesazh Vuçiçit: Nëse do paqe dhe stabilitet në rajon, kërko falje për masakrën e Reçakut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Nëse protesta identifikohet me një korrent atëherë do të humbasë magjinë e saj

June 24, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, ja sa do shkojnë temperaturat

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, ja sa do shkojnë temperaturat

June 24, 2026
“Provova ta shihja botën nga vendi i tij”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Vendi ka ndryshuar, edhe pse jo çdo gjë është perfekte

“Provova ta shihja botën nga vendi i tij”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Vendi ka ndryshuar, edhe pse jo çdo gjë është perfekte

June 24, 2026
Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Elbasan, një i vdekur dhe 4 të plagosur!

Aksident tragjik në Lezhë! Vdes shoferi, motra dhe djali përfundojnë te Trauma

June 24, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Grekët e serbët vunë në shërbim Berishën”, Beqiri: Shikoni kush ka mbetur në protestë dhe…

June 24, 2026
Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

June 24, 2026
Ja si do të ndahet bonusi i fundvitit, Gonxhja: Krenar, është më i madhi ndonjëherë

Gonxhja: Njerëzit duhet të informohen se kush iu flet, kujdes nga kush po e merr sheshin…

June 24, 2026
Bien Facebook dhe Instagram, mijëra përdorues raportojnë problemin

Bien Facebook dhe Instagram, mijëra përdorues raportojnë problemin

June 24, 2026
Anglia ngec përballë Ganës, “Tre Luanët” zhgënjejnë në Boston dhe shtyjnë festën e kualifikimit

Anglia ngec përballë Ganës, “Tre Luanët” zhgënjejnë në Boston dhe shtyjnë festën e kualifikimit

June 24, 2026
“Nuk ka nevojë për forcë, duhet kontratë!”, administratori i VIA-s i përgjigjet Pacollit pas përplasjeve për Aeroportin e Vlorës

“Nuk ka nevojë për forcë, duhet kontratë!”, administratori i VIA-s i përgjigjet Pacollit pas përplasjeve për Aeroportin e Vlorës

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In