• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Nga Parisi në Trieste”, si po ecën “Procesi i Berlinit” dhe sfidat e Shqipërisë

by Java News
10/02/2017 11:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria do të duhet të realizojë një sërë ‘detyrash shtëpie’ deri në vitin 2018 për shkak të angazhimit në të ashtuquajturin “Proces i Berlinit”. Samiti i radhës është caktuar që do të mbahet në Trieste të Italisë në 12 korrik të këtij viti ku od të adresohen çështjet e rritjes ekonomike, siguria, sundimi i ligjit, rritja e ndërmarrjeve të vogla përmes mjeteve të tjera të financimit, si dhe lufta kundër korrupsionit.

Së fundmi Cooperation and Development Institute / ShtetiWeb ka hartuar një studim mbi monitorimin e këtij procesi nën titullin “ Nga Parisi në Trieste” ku merren në analizë aspekte të rëndësishme të angazhimit, si nga Shqipëria, ashtu edhe nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë studim një vedn të veçantë i kushtohet edhe ‘listës së gjërave’ që Shqipëria do të duhet të realizojë deri në vitin 2018. Projektet që vendi ynë ka fituar të drejtën për financime janë në energji dhe në transport. Nënvizohen tre reforma kyçe.

E para: Kjo ka të bëjë me liberalizimin e mëtejshëm të tregut të energjisë.  Ajo konsiston në hartimin dhe miratimin e akteve nënligjore në përputhje me dispozitat që dalin nga ligji për sektorin e energjisë elektrike dhe për atë të gazit. Qeveria është angazhuar për të zbatuar plotësisht angazhimet e Traktatit të  Komunitetit të Energjisë dhe masat e buta të miratuara në bazë të “Procesit të Berlinit” për të liberalizuar tregun dhe futur gazin, për të diversifikuar burimet.

E dyta: Synon diversifikimin e burimeve të energjisë (gazifikimi) dhe konsiston në: Hartimin dhe miratimin e

Masterplanit të gazit për Shqipërinë dhe planit të identifikimit të projekteve; Zbatimin e projektit të ndërtimit të kapaciteteve për zhvillimet e mëdha të infrastrukturës së gazit në sektorin privat, përmes grantit të dhënë nga qeveria zvicerane prej 6.6 milionë euro.

E treta: Lidhet me studimin e fizibilitetit për ndërtimin dhe përmirësimin e Korridorit Adriatico-Ionian. Konsistojnë në: përgatitjen e një plan investimi për pjesën e SEETO Road

Route 2 në Shqipëri që optimizon kthimin e investimit; si dhe në hartimin e planit të ndikimit në mjedis.

Sa i përket  investimeve në infrastrukturë, qeveria shqiptare pranon faktin se duhet të bëhen përpjekje të mëdha për modernizimin e rrjetit të transmetimit si dhe të diversifikojë furnizimin me energji.

Në sektorin e transportit, angazhimi kryesor ka të bëje me përfundimin e projekteve të infrastrukturës ekzistuese për Korridorin Adriatico-Ionian, si dhe për Portin e Durrësit. Kërkohet përgatitja e vlerësimeve mbi ndikimin e tyre në lidhje me konkurrueshmërinë në raport me vendet e tjera të rajonit.

Për sa i përket ndërlidhjes dixhitale vihet re se ka një normë penetrimi broadband jashtëzakonisht të ulët në 8%, ndaj duhet të përfundojë sa më shpejt miratimi i ligjit të ri, si dhe të reduktohet kostoja e infrastrukturës broadband. Rreth 116 milionë euro janë planifikuar për periudhën 2017-2018 për këtë reformë, por pa identifikuar në mënyrë të detajuar të gjitha kostot.

Në studim thuhet se duhet të ndërmerren hapa të mëtejshëm për

Përfshirjen e çështjeve të infrastrukturës së shërbimit dixhital në rendin e ditës të Procesit të Berlinit për Shqipërinë, si dhe për transferimin e teknologjisë dhe nxitjen e ndërmarrjeve që të forcojnë efikasitetin e proceseve teknologjike dhe inovacionit.

Ideja për të ashtuquajtur “Procesi i Berlinit” u iniciua nga kancelaria gjermane Angela Merkel dhe nisi në vitin 2014.

Monitor

ma.me

Next Post
Operacioni i IKMT në Vlorë, prishen 104 objekte

IKMT ndëshkon inspektorët, 48 milionë lekë gjoba në 6 bashki

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In