• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga Paloka tek Mediu, Idrizi/ Kreu i PR vilë me kredi si i ‘pastrehë’. Deputeti i PD mori miliona dhuratë, godina e përpunimit të drurit bie në duart e kreut të PDIU

by Java News
27/12/2021 19:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Adriatik Doci ka me anë të një shkrimi në shqiptarja.com ka zbuluar detaje të tjera rreth pasurisë së deputetëve, si e bleu Agron Çela Kafen e Madhe në Shkodër, njihuni me ligjvënësit më të pasuar të Kuvendit të Shqipërisë dhe makinat e tyre luksoze. Mes politikanëve janë edhe Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizit dhe Edi Paloka.

Shqkrimi i plotë

Disa nga politikanët shqiptarë kanë shfrytëzuar maksimalisht privilegjet e pushtetit për të shtuar pasuritë e tyre. Nga të dhënat e reja të siguruara nga Shqiptarja.com rezulton se deputeti dhe ish-ministri Fatmir Mediu, i cili mund të merret i pandehur nga SPAK për Gërdecin, ka përfituar një kredi të butë për strehim, duke blerë një vilë në Kavajë. Në vitin 2003, Mediu ka blerë për 65 mijë USD vilën në Kavajë me sipërfaqe 135 m2, mbi një truall 292 m2. Për të mbuluar vlerën, Mediu ka marrë 5 milionë lekë (rreth 50 mijë USD) kredi tek ish Banka e Kursimeve, me vendim qeverie, për strehimin e zyrtarëve të lartë, ndërsa diferencën e ka mbuluar me kursime. Mediu ka në pronësi edhe një apartament 191 m2 në Tiranë.

Referuar deklaratave të pasurive të deputetëve rezulton se kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, është bërë pronar me 25 % i godinës së ish ndërmarrjes së famshme të përpunimit të drurit, me sipërfaqe 1 600 m2. Ish ndërmarrja është privatizuar nga vjehrri i Shpëtim Idrizit, i cila më pas ua ka dhuruar të afërmve. Mes përfituesve rezulton edhe dhëndri i tij, Shpëtim Idrizi. Bashkë me bashkëshorten e tij, Enkela Idrizi, e cila punon si këshilltare e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Idrizi deklaron edhe dy apartamente në Tiranë dhe Durrës. Kreu i PDIU ka në pronësi edhe një makinë Benz Fouristradë me vlerë 55 mijë euro etj.

Deputeti i PD-së, Edi Paloka, përpos të tjerave, deklaron se në vitin 2011 ka marrë 4 milionë lekë ose rreth 40 mijë USD dhuratë nga babai. Këto para i ka përdorur për të blerë një apartament. Ndërkaq, Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, deklaron 4 dynym tokë në Dropull, makinë me vlerë 25 mijë USD si dhe një apartament 176 m2 në Tiranë, me vlerë 88 mijë euro.

Deputeti i LSI-së, Agron Çela thotë se është pronari i Kafes së Madhe në Shkodër, blerë për rreth 1 milionë euro. Çela deklaron edhe rreth 500 mijë USD aksione në kompaninë ‘Xhenis-Sh’, kaluar më pas në pronësi të bashkëshortes Belma Çela. Deputeti deklaron edhe 10 pasuri të tjera të paluajtshme blerë për 4.6 milionë euro. Këto para deputeti thotë se i ka marrë borxh tek kompania e tij. Çela deklaron ndërtesë 349 m2, troje etj. Bashkëshortja e tij Belma Çela deklaron apartament 152 m2, me vlerë 100 mijë euro në Ulqin, makinë Range Rover 147 mijë euro, makinë 42 mijë euro, makinë Benz 120 mijë euro etj.

Agron Çela është një nga deputetët më të pasur të Kuvendit të Shqipërisë. Por, Çela nuk më i vetmi. Disa nga deputetët më të pasuar janë pa dyshim Agron Shehaj, Leart Duraj, Ramadan Likaj, Bujar Leskaj, Arben Ahmetaj, Rrahman Rraja, Benet Beci, Fatjon Veizaj, Tritan Shehi, Agron Duka etj.

(Kliko këtu për të lexuar dhuratat e Edi Paloka)

 

(Kliko këtu për të lexuar pasurinë e Agron Celes)

 

(Kliko këtu për të lexuar pasurinë e Shpetim Idrizit)

 

(Kliko këtu për të lexuar pasurinë e Fatmir Mediut)

Next Post
‘Varianti Omicron shtoi rastet por jo shtrimet në spitale’/ Mjeku shqiptar në Itali: Të rrezikuar të rinjtë

'Varianti Omicron shtoi rastet por jo shtrimet në spitale'/ Mjeku shqiptar në Itali: Të rrezikuar të rinjtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

June 28, 2026
VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

June 28, 2026
Incident në zonën e Maliqit, rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

Incident në zonën e Maliqit, rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

June 28, 2026
Protesta në Tiranë, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 20:00! Pamje me dron

Protesta në Tiranë, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 20:00! Pamje me dron

June 28, 2026
Mallakastër, shuhet vatra e fundit e zjarrit në Hekal pas ndërhyrjes nga ajri dhe toka

Mallakastër, shuhet vatra e fundit e zjarrit në Hekal pas ndërhyrjes nga ajri dhe toka

June 28, 2026
Dita e 29-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 29-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

June 28, 2026

Platforma politike surreale e protestës, a duhen marrë seriozisht propozimet e organizatorëve?

June 28, 2026
Gazetari: Shumica e pjesëmarrësve nga Kosova në protestë janë mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje

Gazetari: Shumica e pjesëmarrësve nga Kosova në protestë janë mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje

June 28, 2026
Rama përballje në rrjet me ‘protestuesin’ që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar!

Rama përballje në rrjet me ‘protestuesin’ që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar!

June 28, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Protesta drejt Lëvizjes, apo përballë vetes

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In