• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga një hapësirë e zaptuar, Lapraka me një tjetër terren të ri sportiv/ Veliaj: E njejta cilësi si në qendër, edhe në periferi

by Java News
27/02/2021 12:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tjetër terren sportiv iu shtua sot kryeqytetit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi fushat e reja të volejbollit, basketbollit dhe minifutbollit në Laprakë, që nga një hapësire totalisht e zaptuar, e cila ishte kthyer në një parkim makinash, tashmë do jetë në shërbim të komunitetit.

“Ishte një grup që e kishte zaptuar këtu hapësirën mes pallateve, për të parkuar makinat dhe me demek mbronte interesin e makinave, ndërkohë që ishin thjesht zaptues të një territori publik, për t’u gëzuar nga të gjithë, siç ishte zaptuar edhe fusha e futbollit në anën tjetër të rrugës. Sot, Lapraka mund të themi që ka cilësinë më të madhe të fushave sportive e terreneve sportive”, u shpreh Veliaj.

Në gjithë Tiranën po punohet me të njejtën cilësi, si në qendër ashtu edhe në periferi. Me mirëkuptim kryebashkiaku kërkoi nga banorët që përveç se t’i shijojnë edhe t’i mirëmbajnë këto ambiente.

“Kam edhe një porosi, duhet edhe mirëmbajtur. Nëse kjo mirëmbahet, ne shkojmë akoma më në periferi, pra ne mund të shkojmë tani nga Lapraka tek Kodër-Kamza, nga Kodër Kamza në Zall-Herr, pra të sigurohemi që në çdo terren të Tiranës ka një cilësi, por kjo realizohet nëse mirëmbahet. E kemi mbajtur llafin deri tani , që çdo muaj kemi bërë nga një terren sportiv e një kënd lodrash, që dua të vijojë me këtë frymë“, vijoi ai.

Duke paralelizuar lojërat sportive me politikën, Veliaj tha se pavarësisht bindjeve të ndryshme, në fund nuk ka armiqësi me njëri-tjetrin.

“Janë ca mësime që edhe ne politikanët duhet t’i mësojmë, sidomos kur vjen periudha e zgjedhjeve. Ca do fitojnë, ca do humbasin por jeta vazhdon dhe në fund të fundit s’jemi armiq me njeri-tjetrin, jemi thjesht me bindje të ndryshme”, tha Veliaj.

Lapraka është një nga lagjet që falë investimeve të Bashkisë ka gjithë fasilitetet e nevojshme. Ka fushë basketbolli, fushë profesioniste volejbolli, ka fushën e madhe të futbollit që ishte parashikuar për pallate nga Lulzim Basha, por u shpronësua dhe rehabilitua nga Bashkia Tiranë, ka gjithashtu edhe kënd lodrash dhe kinemanë “Maks Velo”.

5 vitet e fundit nëpër Tiranë janë ndërtuar 75 terrene të reja sportive e kënde lojrash, për të nxitur fëmijët dhe të rinjtë drejt aktivitetit fizik, për argëtim, socializim, por edhe një jetë të shëndetshme.

g.kosovari

Next Post
Vrasjet e shqiptarëve, Tirana zyrtare: Greqia t’i japë fund viktimizimit patetik

Kalimi në pikat kufitare/ Reagon MEPJ: Shtohen kufizimet në hyrjen e territorit grek. Në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi udhëtohet pas test COVID-i

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

Armiqtë imagjinarë dhe shënjestra e prishur e opozitës

September 20, 2026
Rama: Krijojmë shoqata lokale për mbrojtjen e territoreve turistike. Rrisim partneritetin me komunitetet lokale

Rama: Krijojmë shoqata lokale për mbrojtjen e territoreve turistike. Rrisim partneritetin me komunitetet lokale

September 20, 2026
Çelen Lojërat Aziatike 2026

Çelen Lojërat Aziatike 2026

September 20, 2026
Atentati në Sarandë/ Banorja rrëfen momentet e panikut: Ishim brenda, dëgjuam 6 të shtëna…

Atentati në Sarandë/ Banorja rrëfen momentet e panikut: Ishim brenda, dëgjuam 6 të shtëna…

September 20, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 21 Shtator 2026

September 20, 2026
Atentati në Sarandë, këmbësori që mbeti i plagosur niset drejt Tiranës me helikopter

Atentati në Sarandë, këmbësori që mbeti i plagosur niset drejt Tiranës me helikopter

September 20, 2026
Menaxhimi i fluksit dhe siguria në kufi, Demo dhe Hita në Rinas: 9.2 milionë turistë në 8 muaj

Menaxhimi i fluksit dhe siguria në kufi, Demo dhe Hita në Rinas: 9.2 milionë turistë në 8 muaj

September 20, 2026
Ekzekutimi i Artan Myrtajt, historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet

Ekzekutimi i Artan Myrtajt, historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet

September 20, 2026
VIDEO / “Për Enverin yll e dritë…”, ja si e manipuloi Saimir Korreshi rrëfimin e Flora Ngucajt

VIDEO / “Për Enverin yll e dritë…”, ja si e manipuloi Saimir Korreshi rrëfimin e Flora Ngucajt

September 20, 2026
I dënuar me mbi 2 vite burg, arrestohet në Morinë 39-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Në kërkim nga Gjermania për trafik narkotikësh, arrestohet 34-vjeçari në Morinë

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com