• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga Namibia në Meksikë, zbulohen shtetet ku pushtetarët shqiptarë kanë fshehur paratë

by Java News
26/01/2018 08:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pushtetarët shqiptarë dhe bosët e krimit kanë nxjerr jashtë vendit me miliona euro. Çdo vit në raportet ndërkombëtare shihet si shqetësim pastrimi i parave, por vitet e fundit ka pasur rritje të ndjeshme të transfertave në shtete të ndryshme të botës. Gazeta prej disa javësh ka bërë një sërë kërkimesh, duke deklaruar se Drejtoria e Pastrimit të Parave po kërkon informacione në shtete të ndryshme.

Por tashmë kanë dalë dokumentet zyrtare, në të cilat tregohet se cilat vende preferojnë shqiptarët për pastrim parash. Bëhet fjalë për një sërë raportesh të publikuara nga Task Forca e Veprimit Financier, e njohur si FATF, organizata më e madhe ndërkombëtare e krimit ekonomik dhe financimit të terrorizmit. Çdo vit ajo nxjerr të dhëna për secilin shtet. Gazeta Sot ka bërë një kërkim në raportet e vitit 2017 dhe të 2018 për disa shtete të botës dhe në 5 prej tyre përmendet Shqipëria. Sipas të dhënave të nxjerrja nga kjo organizatë, disa nga shtetet ku shqiptarët kanë fshehur para janë: Meksika, Britania e Madhe, Namibia, Nigeria dhe Saint Lucia.

Në raportet e FATF thuhet se sa i takon Meksikës, së fundmi aty ka pasur një kërkesë nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, e cila ka kërkuar informacione për një rast të transfertave të dyshimta në këtë shtet. Por ajo që bie në sy është se së fundmi po shihen si destinacion dhe shtetet afrikane. Dy vendet më të përdorura janë Namibia dhe Nigeria. Sa i takon kësaj të fundit, arsyeja kryesore është sundimi i dobët i ligjit. Por përveç kësaj, gazeta ka mësuar nga Drejtoria e Pastrimit të Parave se ditët e fundit në Namibi është nisur një kërkesë për informacion mbi një pushtetar shqiptar. Një tjetër destinacion është dhe ishulli Sant Lucia, i cili ndodhet në Amerikën Jugore, ku po ashtu thuhet se ka pasur transferta nga Shqipëria.

Britania në krye të listës

Vendi ku dominon fshehja e pasurive nga pushtetarët dhe kriminelët shqiptarë është Britania e Madhe. Por një fakt tjetër është se përdoret dhe për pastrim parash. Në raportin e nxjerrë për këtë vend, jepen dhe shembuj se si bëhet pastrimi i parave. Në një rast autoritet londineze kanë treguar dhe përfshirjen e bandave dhe trafikantëve të drogës.  “Një bandë shqiptare trafikantësh që operonte në Londër, përdorte disa lloje agjencish konvertimi për të kthyer sterlinat në prerje të mëdha euro. Kartëmonedhat euro më pas fshiheshin në automjete dhe dërgoheshin në vendin e tyre.

Ata kishin krijuar lidhje me dy vëllezër shqiptarë që zotëronin internet kafe në Londër, të cilët kishin hapur kioska konvertimi parash në dyqanet e tyre dhe njerëz që vepronin për llogari të tyre. Kur pronarët shihnin se identifikoheshin nga autoritetet, ambientet mbylleshin me shpejtësi dhe biznesi çregjistrohej. Në 2015 agjencitë evidentuan nevojën e grupeve kriminale për të dërguar para jashtë vendit, me qëllim pagimin e furnitorëve.

Ky rrezik mbetet i lartë. Paratë CASH zakonisht transportohen jashtë Britanisë me mjete të rënda, në mjete pasagjerësh apo udhëtime ajrore të linjave komerciale”, thuhet aty. FATF tregon një rast kur janë kapur mbi 1 milion stërlina, disa prej të cilave të destinuara për në Shqipëri. “Agjencia NRA llogarit se mes prillit 2012 dhe marsit 2014, më shumë se 6 milionë paund janë sekuestruar në kufirin britanik. Nga 1 Janari 2017 deri në 28 shkurt 2017, forcat kufitare kanë sekuestruar më shumë 11.5 milionë paund të dyshimta që po transportohej përmes kufirit britanik.

Një operacion i shumëfishtë për monitorimin tre-javor të aktiviteti në porte, sekuestroi rreth 1 milion paund me destinacion Shqipërinë, Belgjikën, Brazilin, Holandën e Turqinë”, thuhet në raport. Por me reformën në drejtësi, të gjitha këto para pritet që të sekuestrohen./Kliti TOPALLI

a.ç

Next Post
Horoskopi i përputhshmërisë, ja me cilën shenjë shkoni

Të ndershëm, pozitivë dhe miq të mirë, shenjat e horoskopit që kanë këto cilësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In