• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga ministri i Dhunës, te kushëriri vandal: Si Vetëvendosje po shkatërron Kosovën

by A R
10/12/2024 09:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Baton Haxhiu

Lëvizja Vetëvendosje ka krijuar një model të ri të sundimit në Kosovë: një kombinim i pushtetit absolut dhe dhunës së papërmbajtur. Shembulli më i freskët është sjellja e Gëzim Sveçlës, kushëririt të Ministrit të Rendit, Xhelal Sveçla, i cili, i siguruar nga pushteti dhe mbështetja e institucioneve të ngulfatura, vendosi të shkatërrojë pajisjet në sallën e asamblesë së kryeqytetit. Kur policia dhe drejtësia janë nën hijen e një strukture të tillë familjare dhe partiake, kush do të ndëshkojë vandalët e politikës?

Ky incident nuk është i izoluar, por pjesë e një kulture të dhunës dhe arrogancës që Vetëvendosje ka përhapur kudo, duke përfshirë edhe institucionet shtetërore. Nëse ministri i rendit dhe kushëriri i tij i shfrytëzojnë pozitat për të forcuar këtë model të turpshëm, atëherë çfarë mund të presë qytetari i zakonshëm nga drejtësia dhe rendi? Gëzim Sveçla nuk është thjesht një individ i papërgjegjshëm – ai është fytyra e një sistemi që toleron dhe promovon dhunën si mjet për të mbrojtur pushtetin.

Një shfaqje të tillë të mungesës së edukatës dhe kulturës politike nuk e kemi parë as në skenarët më groteskë të politikës shqiptare. Pas miratimit të buxhetit të Komunës së Prishtinës, shefi i asamblistëve të Vetëvendosjes, Gëzim Sveçla, vendosi të na kujtojë një herë e mirë se arroganca dhe dhuna janë mjeti i preferuar i një partie që pretendon të përfaqësojë “popullin”. Në vend që të përdorte fjalën për të shprehur pakënaqësinë, Sveçla zgjodhi rrugën e turpshme të vandalizmit duke dëmtuar pajisjet e sallës së asamblesë.

Kjo sjellje primitive është një reflektim i asaj që Vetëvendosje ka bërë në të kaluarën – që nga hedhja e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës gjuajtja me armatim te rënde ndërtesën e Kuvendit, e deri tek kjo shfaqje e shëmtuar në kryeqytet. A është kjo demokracia e vërtetë që Vetëvendosje propagandon? A është ky “vizioni i tyre për shtetin”?

Një lider politik që shkatërron enterierin e një salle publike, siç bëri Sveçla, nuk është thjesht i paedukuar politikisht, por edhe një shembull se si pushteti mund të transformojë individët në “tiranë” të vegjël.

Pamjet tregojnë qartë: një akt i ulët dhe i neveritshëm që nuk ka asnjë lidhje me moralin dhe etikën që duhet të përfaqësojë një zyrtar publik. Nëse kabllot, mikrofonat dhe enterieri kanë “faj” për kalimin e buxhetit, atëherë ndoshta Sveçla duhet të kërkojë ndihmë profesionale, jo të shfryjë mllefin mbi objektet që paguhen nga taksat e qytetarëve. Kjo është kulmi i mungesës së maturisë politike dhe qytetare. Për më tepër, dëmtimi i pasurisë publike është një akt që bie ndesh me çdo normë etike dhe ligjore, duke e bërë këtë sjellje jo vetëm të papranueshme, por edhe të dënueshme.

Ironia e situatës qëndron në faktin se Vetëvendosje ka predikuar për vite me radhë “luftën kundër korrupsionit” dhe “mbrojtjen e interesit të qytetarëve”. Si mund të mbrosh interesin e qytetarëve, kur shefi i grupit tënd parlamentar është i zënë duke shkatërruar pasurinë publike? Ky akt i ulët flet më shumë se mijëra fjalë dhe tregon fytyrën e vërtetë të një partie që po fundoset në hipokrizi dhe arrogancë.

Nuk është hera e parë që shohim një shfaqje të tillë nga Vetëvendosje. Aktet e tyre të mëparshme, nga hedhja e vezëve në institucione deri te protestat e dhunshme, kanë treguar një qasje sistematike ndaj mungesës së respektit për institucionet dhe ligjin. Ky është një tjetër kapitull në librin e tyre të turpit politik. Një gjë është e qartë: ky lloj vandalizmi nuk është vetëm një problem politik, por edhe një çështje morali dhe edukate.

Ky incident është një kujtesë e dhimbshme se si individë të papërgatitur dhe të papërgjegjshëm mund të shkatërrojnë institucionet demokratike nga brenda. Në vend që të përfaqësojë qytetarët e tij me dinjitet dhe integritet, Gëzim Sveçla zgjodhi të lërë një shije të hidhur dhe një turp të pashlyeshëm për Vetëvendosjen. Një gjë është e qartë: nuk mund të kërkosh të udhëheqësh kur keqtrajton institucionet që pretendohet t’i mbrosh.

Kur modeli i Vetëvendosjes është bazuar në dhunë, arrogancë dhe nepotizëm, është e qartë se as demokracia dhe as drejtësia nuk janë qëllimet e tyre të vërteta. Rasti i Gëzim dhe Xhelal Sveçlës është një paralajmërim për të gjithë: institucionet tona janë kapur dhe abuzimi i pushtetit po kthehet në normë.

Kjo nuk është demokraci, kjo është tirani në formën më të shëmtuar.

Next Post
Aksident masiv në dalje të tunelit të Krrabës, përplasen 4 makina

Aksident në Korçë-Pogradec, shoferi humb kontrollin e makinës dhe përplaset me barrierat! Përfundon në spital

Comments 1

  1. Anonymous says:
    2 years ago

    Ti koke lope,mashtrues,hajdut i parave te taksapaguesve,e spiun i udb,ske asnji te drejte te marresh ne goje Kosoven,kosovarte e e partite e Kosoves,ne vecanti Veteendosjen.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

Detajet e Progres-Raportit të KE për Shqipërinë! Katër kapituj të mbyllur me BE, përparim në drejtësi dhe ekonomi: Duhet dialog për protestat

November 4, 2026
“Më qëlluan prindërit”! Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes të 2 vëllezërve në Kamëz

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë, dyshohet edhe për një të plagosur!

November 4, 2026
Basha, ish-kryetari i padukshëm/ Minxhozi: Hemorragjia nga grupimi i Bashës, e hershme. Vetë i zoti i shtëpisë s’e donte vulën

Një dënim historik për një aventurier historik

November 4, 2026
OVL-UÇK paralajmëron aktivitet simbolik në 6-vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së

OVL-UÇK paralajmëron aktivitet simbolik në 6-vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së

November 4, 2026
“Infrastrukturë digjitale më të fortë e më të sigurt”- SHBA investon mbi 40 milionë USD për sigurinë kibernetike në Shqipëri, ambasadori Wendt e konfirmon

“Infrastrukturë digjitale më të fortë e më të sigurt”- SHBA investon mbi 40 milionë USD për sigurinë kibernetike në Shqipëri, ambasadori Wendt e konfirmon

November 4, 2026
Superbuxheti 2027/ Tatimi mbi dividentin do rritet në 15%, Rama: Biznesi i madh do të kontribuojë më shumë!

“Një moment krenarie për Shqipërinë”/ Rama reagon pas publikimit të Raportit të Progresit: Dera e BE e hapur, mundësia e hyrjes më reale se kurrë!

November 4, 2026
Merr flakë një automjet në aksin Fier-Ballsh, shpëton pa lëndime drejtuesi

Merr flakë një automjet në aksin Fier-Ballsh, shpëton pa lëndime drejtuesi

November 4, 2026
Ish-drejtoresha e SHISH u la në arrest shtëpie, GJKKO del me njoftim zyrtar dhe jep detajet e masës së sigurisë: I ndalohet edhe…

Dosja e SHISH, Apeli lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-drejtoreshën Vlora Hyseni!

November 4, 2026
Po trafikohej drejt Shqipërisë, kapet 1 kg kokainë në Muriqan! Arrestohet 56-vjeçari, e kishte fshehur në…

Po trafikohej drejt Shqipërisë, kapet 1 kg kokainë në Muriqan! Arrestohet 56-vjeçari, e kishte fshehur në…

November 4, 2026
Banka e njohur franceze bie pre e sulmit kibernetik, dëmi 118 milionë euro!

Banka e njohur franceze bie pre e sulmit kibernetik, dëmi 118 milionë euro!

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In