• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Nga minierat te fabrikat diellore: Projektet kineze përballen me pengesa të rralla ligjore në Ballkan

by Os De
22/11/2025 11:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur një punëtor ndërtimi nga Kina, 25-vjeçar, vdiq këtë verë në kantierin e një fabrike të madhe diellore në Bosnje, pak njerëz prisnin që incidenti të shndërrohej në një nga goditjet më të mëdha ligjore ndaj projekteve të mbështetura nga Kina në këtë vend.

Aksidenti në kantierin, Aurora Solar, pranë qytetit jugor boshnjak të Stolacit, e nxiti një inspektim që zbuloi 71 punëtorë të paligjshëm kinezë në tetor. Autoritetet i dëbuan ata me shpejtësi, pezulluan punimet në projektin prej 116 milionë dollarësh dhe në nëntor hapën hetime për mundësinë e keqpërdorimit të tokës publike.

Për një rajon ku investimet infrastrukturore kineze shpesh mbrohen nga aleanca politike dhe patronazhi qeveritar, ky hap shënoi një pengesë të rrallë për praninë ekonomike të Kinës në Ballkan dhe një shembull i suksesit të rezistencës publike ndaj projekteve kineze.

Ekspertët thonë se zyrtarët në rajon shpesh kanë mirëpritur kapitalin kinez si para të shpejta për zhvillimin e energjisë dhe infrastrukturës, duke lënë pas dore mbrojtjen e mjedisit dhe respektimin e ligjeve të punës.

Premtime të shkelura, shqetësime mjedisore

Pas disa muajve përplasjesh ligjore dhe trysnie nga komuniteti lokal, një inspektor qeveritar bllokoi çdo ndërtim të ri në kantierin e parkut diellor pranë Stolacit.

Banorë si Arman Ajaniç kishin ngritur shqetësime se objektet e projektit ishin ndërtuar më afër zonave të banuara sesa ishte paraqitur fillimisht në publik, dhe se ndërtimi mund të sillte rreziqe mjedisore dhe sigurie, si shembja e dheut.

“Lokacioni është i njohur si zonë e ndjeshme ndaj rrëshqitjeve dhe ka pjerrësi drejt shtëpive”, tha Ajaniç. “Fqinja jonë, Elmira Sefo, u vra nga një rrëshqitje dheu e shkaktuar nga një tërmet. Duke mësuar nga këto përvoja negative, ne thjesht nuk donim të rrinim duarkryq”.

Ai shtoi se banorët nisën fushatën e tyre ligjore në janar, duke kaluar orë të tëra çdo ditë duke studiuar ligjet përkatëse.

“Kjo nuk duhet të jetë puna e qytetarëve të zakonshëm, por e institucioneve”, tha Ajaniç.

Zyra e kryebashkiakut, e cila udhëhoqi përpjekjet për ndërtimin e fabrikës, nuk iu përgjigj kërkesës së REL-it për koment.

Kemal Svrakiq, avokati i China North Industries Corporation (NORINCO), kompania kineze që ndërton projektin diellor, i tha Shërbimit të Ballkanit të REL-it muajin e kaluar se të gjithë punëtorët kinezë kanë hyrë ligjërisht në Bosnje dhe se ai kishte dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme për secilin.

“Kinezët me duar të lira”

Fabrika diellore pranë Stolacit është projekti më i fundit i profilit të lartë, i ndërtuar ose menaxhuar nga kompani shtetërore kineze në Ballkan, që është përfshirë në polemika dhe është bllokuar për shkak të kundërshtimit të banorëve.

Në fshatin Ulog në Bosnjën jugore ndodhet një hidrocentralin, ku banorët prej vitesh flasin për dëmtime mjedisore dhe ngordhje të shumë peshqve. Tashmë është hapur një hetim për shkakun e ngordhjes së peshqve.

Bosnja e ka edhe hidrocentralin Bistrica, leja e ndërtimit e të cilit është hequr, dhe ndërtimi i tij u kundërshtua nga banorët vendës.

Një model në tërë Ballkanin

Përtej kufirit, në Serbi, megjithatë, kundërshtimi i banorëve vendës ka pasur më pak sukses.

Në Bor, qendrën minerare në lindje të vendit që strehon kompleksin e vetëm për nxjerrjen e bakrit në Serbi, banorët e akuzojnë konglomeratin kinez, Zijin Mining Group, për grabitje tokash, ndotje dhe shpërfillje të jetesës së tyre. Por, betejat ligjore disavjeçare kanë sjellë pak përparim.

Miodrag Zhivkoviç nga fshati Slatina tha se humbi shtatë hektarë tokë në vitin 2020 pasi mori një urdhër shpronësimi nga Qeveria, e cila e mori pronën e tij për përdorim publik.

Zhivkoviç është tani në mosmarrëveshje ligjore me kompaninë kineze Zijin, sepse kompania figuron si përfituesja e shpronësimit, edhe pse Qeveria serbe e kreu atë në emër të saj.

Ai tha se autoritetet kanë bërë gjithçka që është e mundur për të akomoduar Zijin dhe kanë anashkaluar procedurat ligjore gjatë procesit.

“Ministria e Financave dha një vendim që i lejonte kompanisë të merrte pronën para se të më kompensonte, duke përmendur urgjencën e projektit”, shpjegoi Zhivkoviç. “Në vend që të urdhëronte kompaninë të paguante kompensimin e përcaktuar me ligj, Ministria e mbajti anën e tyre”.

Serbia Zijin Mining, degë lokale e kompanisë kineze që kontrollon shumicën e kompleksit shtetëror të dikurshëm të Borit, këmbëngul se shumicën e tokës e ka blerë me vullnet të lirë dhe se vetëm një pjesë e vogël është shpronësuar pasi shteti e shpalli zonën me “interes publik”.

Zhivkoviq, i cili jeton me një pension të vogël invaliditeti, tha se humbi jo vetëm tokën, por gjithë jetesën. Ai shtoi se minierat në Bor kanë liruar ajër shumë të ndotur me përqendrime të larta arseniku.

“Mendoj se nuk ekziston diçka si minierë e gjelbër, sidomos jo këtu ku kompania minerare është kineze”, tha ai. “Kjo nuk është e vërtetë kur shohim rezultatet e matjeve të cilësisë së ajrit nga Instituti ynë i Minierave në Bor. Është një katastrofë”.

Që nga viti 2018, kur Zijin Mining Group bleu prodhuesin e vetëm të bakrit dhe metaleve të çmuara në Serbi, kompania është bërë një nga eksportuesit më të mëdhenj të vendit, me fitime që arritën afër 1 miliard euro deri në fund të vitit 2024.

Për Beogradin, investime të tilla tregojnë një partneritet model, shpesh i përshkruar nga udhëheqësit kinezë dhe serbë, Xi Jinping dhe Aleksandar Vuçiç, si një “miqësi prej çeliku”.

Por, disa banorë thonë se kjo aleancë ka një kosto të rëndë – të matur jo në premtime ekonomike, por në tokë të humbur, ajër të ndotur dhe vendime të pazbatuara gjykatash.

“Është e vështirë të detyrosh çdo kompani t’i respektojë plotësisht ligjet mjedisore në vendin tënd, por është edhe më e vështirë kur qeveritë lokale dhe kombëtare janë bashkëfajtore”, tha për REL Damir Dizdareviç, i cili ndjek investimet kineze në Ballkan për Fondacionin BFPE për një Shoqëri të Përgjegjshme.

Kthesa e gjelbër e Kinës

Vladimir Shopov, ekspert për Kinën në Ballkan në Këshillin Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, tha se vendet e Ballkanit janë trampolinë e përshtatshme për kompanitë kineze për të ndërtuar portofolat e tyre dhe për të përsosur operacionet, në mënyrë që të mund t’i plotësojnë standardet më të rrepta të BE-së dhe të konkurrojnë në tregun e saj.

“Ndërsa synimet e saj afatgjatë, pozicionimi politik në vendet e ardhshme anëtare të BE-së, ndërtimi i rrjeteve të aktorëve lokalë miqësorë dhe fitimi i ndikimit në sektorët kyç, mbeten të pandryshuara, Pekini po zgjerohet me mjete të reja për t’i arritur këto qëllime”, shkroi Shopov në një analizë këtë muaj.

Investimet e Kinës në energjinë e rinovueshme, përfshirë energjinë diellore dhe atë të erës, janë shtylla kryesore e kësaj qasjeje të re.

Subvencionet shtetërore dhe një bazë e madhe prodhimi e kanë kthyer Kinën në prodhuesin më të madh dhe më efikas të paneleve diellore, turbinave me erë dhe automjeteve elektrike në botë.

Në vitet e fundit, institucionet kineze kanë financuar projekte të energjisë së gjelbër në mbarë botën, pasi Pekini synon ta rimodelojë imazhin e tij global nga ndotës i madh në investitor të gjelbër, si dhe t’i mbështesë bizneset e tij jashtë vendit.

Në Ballkan, kompanitë shtetërore kineze shpesh kanë financuar këto projekte përmes ndërmjetësve lokalë për t’i naviguar sistemet e dobëta ligjore dhe mbikëqyrjen e kufizuar.

Por, siç tregon Stolaci, kjo strategji mund të kthehet në bumerang kur banorët kundërshtojnë. Ajo që filloi si një vdekje tragjike në vendin e punës, përfundoi me çmontimin e një projekti të tërë.

Ajaniq tha se ai dhe banorët e tjerë të Stolacit po bashkohen me aktivistë nga e gjithë Bosnja për të përgatitur hapa të tjerë ligjorë kundër projekteve të ngjashme që ata besojnë se kanë anashkaluar ligjin.

“Ne jemi bashkuar me një aleancë kombëtare që kërkon menaxhim ligjor të tokave publike”, tha ai. “Kemi angazhuar institucionet në të gjitha nivelet, sepse mjedisi i shëndetshëm dhe procedura ligjore nuk kanë çmim”, shtoi ai./ REL

Next Post
Balluku del nga SPAK: Isha për një çështje në hetim, proces që besoj se do bazohet në transparencë

“Pushteti gjyqësor nuk duhet të sfidojë ekzekutivin dhe legjislativin”/ Analisti: Balanca kushtetuese duhet respektuar 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do i nënshtrohen edhe poligrafit”- SPAK hap aplikimet për 40 vende agjentësh në BKH! Ja kriteret, dokumentet dhe afatet (LISTA)

“Do i nënshtrohen edhe poligrafit”- SPAK hap aplikimet për 40 vende agjentësh në BKH! Ja kriteret, dokumentet dhe afatet (LISTA)

August 14, 2026
“Vëmendja në zonën e Dajtit”- Haki Çako: Në 90 % të rasteve zjarret janë të vëna nga dora e njeriut! Të gjitha strukturat të angazhuara në terren

“Vëmendja në zonën e Dajtit”- Haki Çako: Në 90 % të rasteve zjarret janë të vëna nga dora e njeriut! Të gjitha strukturat të angazhuara në terren

August 14, 2026
“Problematike situata në Dajt, shkak terreni”- Kreu i Zjarrfikësve, Goxhaj: Në territorin e Bashkisë së Tiranës janë 100 vatra zjarri!

“Problematike situata në Dajt, shkak terreni”- Kreu i Zjarrfikësve, Goxhaj: Në territorin e Bashkisë së Tiranës janë 100 vatra zjarri!

August 14, 2026
Shkoi për të shpëtuar turistin në det, “jet ski” i Policisë përplaset me një tjetër mjet lundrues

Rrezikuan pushuesit me aventura në det, Policia ka gjobitur 278 shkelës! Drejtuesit me ‘Jet Ski’ u ndëshkuan me 100-500 mijë lekë

August 14, 2026
“Po e monitorojmë nga afër”- Rregullorja e re e GJKKO për mediat, BE reagon: E rëndësishme transparenca e proceseve gjyqësore! Të gatshëm të ofrojmë ekspertizë

“Po e monitorojmë nga afër”- Rregullorja e re e GJKKO për mediat, BE reagon: E rëndësishme transparenca e proceseve gjyqësore! Të gatshëm të ofrojmë ekspertizë

August 14, 2026
Aksident gjatë shuarjes së flakëve në Krujë, guri shkëputet nga mali dhe godet zjarrfikësin e sëmurë!

Aksident gjatë shuarjes së flakëve në Krujë, guri shkëputet nga mali dhe godet zjarrfikësin e sëmurë!

August 14, 2026
Zjarr në pyjet e Tërbunit në Pukë, era përhap flakët, ndërhyrja me mjete nga terreni e pamundur!

Zjarr në pyjet e Tërbunit në Pukë, era përhap flakët, ndërhyrja me mjete nga terreni e pamundur!

August 14, 2026
“Serbia nuk do ta njohë Kosovën”- Vuçiç shpërthen: Më persekutuan për Ibrin, serbët s’e duan as Tiranën, as Brukselin! S’ka sanksione as ndaj Rusisë

“Serbia nuk do ta njohë Kosovën”- Vuçiç shpërthen: Më persekutuan për Ibrin, serbët s’e duan as Tiranën, as Brukselin! S’ka sanksione as ndaj Rusisë

August 14, 2026
Zbulim befasues në Belgjikë, gjenden të murosura në godinën e vjetër shufra ari me vlerë 9 milionë euro!

Zbulim befasues në Belgjikë, gjenden të murosura në godinën e vjetër shufra ari me vlerë 9 milionë euro!

August 14, 2026
Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Tirana zyrtare: Vizita i shërben së pari interesave të Ukrainës

Basti i Zelenskyt në Beograd, Serbia s’mund të jetë model! Kosova, pika më e ndjeshme

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com