• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga merkato tek aleancat, nga Laçi te Skënderbeu; Gega flet për të gjitha

by A R
10/11/2018 15:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë para ndeshjes me Laçin, që do ta luajë të dielën në “Selman Stermasi”, në orën 17:00, ka dalë në konferencë për shtyp trajneri Skënder Gega. Me statusin e kryesuesit të Superiores, njeriu i stolit të Partizanit është shfaqur me këmbë në tokë, gjë të cilën e kërkon edhe nga të tijtë, javë pas jave.

A mendoni se do të keni vazhdimësi pozitive ndaj Laçit?
Vazhdimësia është e vështirë në futboll. Ajo është shumë e rëndësishme, prandaj ne gjithmonë flasim që t’i marrim ndeshjet një nga një. Kështu mund të ruajmë performancën dhe rezultatet pozitive në të njëjtën kohë. Për fat të mirë, deri tani gjërat kanë shkuar si duhet dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu.

Pasi e keni analizuar me gjakftohtësi ndeshjen me Kastriotin, çfarë mendoni se ndodhi në pjesën e dytë, kur e rrezikuat shumë fitoren?
Nuk do të kisha dëshirë të ndalesha në detaje, sa i takon ndeshjes me Kastriotin, për faktin se ishte pak anormale edhe atmosfera aty. Edhe fusha bëri të vetën. Pas avantazhit tonë të shpejtë 2-0 patëm njëfarë përgjumjeje. Besoj se kjo qe arsyeja. Kastrioti u shpërngul në gjysmëfushën tonë, nuk kishte çfarë të humbiste dhe kërkoi të merrte maksimumin. Por, maksimumi ndaj Partizanit është gjë e madhe për krutanët në këto momente. Gjithsesi, arritëm ta kalojmë me sukses atë transfertë dhe tani mendojmë për Laçin.

Mos vallë u vu re lodhja fizike ndaj Kastriotit dhe ka nevojë për njëfarë rotacioni në skuadër?
Eshtë e vërtetë që kemi pasur lodhje. Një pjesë lojtarësh kanë luajtur vazhdimisht. Ata e kanë mbajtur peshën më të madhe, sepse ky grup lojtarësh e ka dërguar Partizanin në vendin e parë, i ka dhënë ritmin e duhur skuadrës, por edhe ka qenë gjithë kohës nën presion. Me lodhjen e tyre jemi këtu. Do të mundohemi të rikuperohemi.

A ka pakënaqësi në skuadër sa i takon mosaktivizimit. Përflitet se Mensah ka pretendime të këtij lloji?
Zyra e një trajneri si unë është fusha. Ju si gazetarë keni zyrat përkatëse në redaksi. Edhe ju bisedoni me drejtuesit që keni sipër vetes, edhe unë të njëjtën gjë bëj me lojtarët. Kjo është krejt normale. Jam lideri në drejtim të skuadrës dhe e kam për detyrë t’i sqaroj lojtarët, t’i sheshoj gjërat. Në fund, për të vendosur jam unë personi i ngarkuar nga klubi. I trajtoj të gjithë njëlloj, e kam thënë edhe herë tjetër. Partizani është familje e madhe, nuk i përket një personi. Do mundohem të fusim frymën e kolektivit. Deri tani ka shkuar çdo gjë mirë. Teknikisht nuk përtoj edhe natën, po të më kërkohet, jo më në fushë, të sqaroj këdo për të mirën e Partizanit. Vazhdimisht do të ndodhë që të ketë lojtarë, që kërkojnë sqarime, që duan më tepër minutazh. Këto janë gjëra brenda familjes.

Ndeshjen e parë ndaj Laçit keni dalë në barazim. Çfarë duhet të bëni më shumë nesër, që ta mundni këtë kundërshtar?
Kjo është ndeshje tjetër, situatë krejt e ndryshme. Në fazën e parë kemi luajtur në Laç, nesër do të jemi në fushën tonë. Për fat të mirë do të kemi ndihmë edhe tifozët tanë, që përbëjnë një shtysë shumë të madhe për skuadrën. Fusha është më e mirë. Pra, janë shumë faktorë, që na bëjnë optimistë që të marrim maksimumin.

Laçi vetëm para pak ditësh mundi Skënderbeun. Sa i trembeni këtij kundërshtari?
Ndeshjet janë të ndryshme ndaj kundërshtarëve të ndryshëm. Nuk shikohet humbja e Skënderbeut si pika e dobët e jona. Humbja e Skënderbeut me Laçin ka qenë e korçarëve. Nuk marr përsipër ta analizoj atë. Unë mundohem ta ndërtoj përballjen e radhës mbi bazën e situatës në skuadrën tonë, jo duke pasur pika referimi të jashtme. Eshtë mirë ta shikosh ndeshjen mes Laçit dhe Skënderbeut, për të studiuar kundërshtarin, por jo se na ndikon në ndonjë aspekt tjetër. Jemi gati për ndeshjen e nesërme. E kemi studiuar lojën e Laçit ndaj Skënderbeut, por edhe në momente të tjera më të mira të tij. Gjithsesi, është një ndeshje e radhës dhe e re, nuk ka të bëjë me të kaluarën.

A po mendoni për përforcime, sidomos në sulm?
Unë kam lexuar diçka në media. Me thënë të drejtën ato informacione nuk kanë dalë nga goja ime, as nga klubi. Bashkë me klubin do të piketojmë diçka për të ardhmen, diçka më të mirë, ose që mund të na ndihmojë. Patjetër, emrat do të dalin shumë shpejt. Ne i kemi sulmuesit, edhe mbrojtësit; ky është grupi që na ka dërguar në vendin e parë. Më 1 janar merkato hapet për të gjkithë. Nëse vjen dikush, kjo do të duket. Se cilët janë emrat, se kush i zbulon i pari, ky është “kampionati” juaj, i gazetarëve.

Tirana mori dënim 2-javor të tifozëve, sikurse ndodhi me ju. A mendoni se ka barazitizëm nga FSHF-ja në këtë drejtim?
Nuk mund të jap koment për këtë gjë. Ligjërisht vendos Komisioni i Disiplinës. Unë i qëndroj bindjes se dënimi kolektiv, të paktën ndaj tifozëve të Partizanit herën e fundit, ishte i padrejtë. Aq më tepër që institucionet tona dorëzohen për gjërat që kanë të bëjnë me fqinjët. Eshtë një e kaluar, shpresojmë që tifozët tanë të vijnë të dielën e të na mbështesin. Ne i kemi sytë nga ata. Në një teatër pa spektatorë, edhe në shfaqje, cilido aktor nuk mund të japë 100 për qindëshin.

Shpërblimet e të tretëve zakonisht fillojnë në fazën e katërt, në kampionatin shqiptar. A mendoni se Partizani juaj i ka shqetësuar rivalët aq shumë, sa kanë nisur me premio të tilla që tani?
Ky është menaxhimi i tyre. Personalisht nuk kam asnjë lloj kompleksi se si i shtyjnë Skënderbeun apo Laçin ekipet e tjera, që janë konkurentë me ne. Secili ka mënyrën e vet të menaxhimit. Edhe ne kemi pasur premio për të fituar, nuk na kanë munguar asnjëherë ato. Flas për gjëra ekstra, që nuk parashikohen në kontratë, por janë përdorur nga presidenti për të bërë gjëra sa më të mira. Ne do të bëjmë tonën, kemi rrugën tonë, të tjerët nuk mund t’i pengojmë të përdorin edhe kësi metodash.

Ata paguajnë kundërshtarin tuaj të radhës për t’ju ndalur…
Oh, më vjen keq, nuk kisha parasysh këtë gjë. Nuk kam koment për këtë. Nuk mund ta analizoj këtë gjë, sepse nuk kam asnjë lloj kompetence dhe të drejte. Kjo nuk është puna ime. Kësi gjërash duhet të ndiqen nga dikush tjetër, jo nga unë. Nëse e bëjnë, është mënyra e tyre: me lekë, me mbështetje, me politika aleancash. Njerëzit kanë aleancat dhe miqësitë e tyre. Kanë ngjyrat e veta. Partizani mbase është bërë i frikshëm, por kjo nuk na vë në gjumë, përkundfrazi, na fton të forcohemi më tepër. Kjo është ideja.

Partizani është më në fokus se Skënderbeu kampion këtë sezon. A mendoni se po ushtrohet shumë presion ndaj jush?
Ne asnjë nuk kemi shtyrë për superlativa, as për presione. Partizani, për hir të së vërtetës, është një nga klubet më të mëdha në historinë e futbollit shqiptar. Ka tifozë nga Vermoshi deri në Sarandë, pa fund. Ky është presioni. Të gjithë njerëzit, kë të takosh në rrugë sot, të shprehin një mbështetje, një dashamirësi. Kjo situatë të bën të ndihesh mjaft mirë, por edhe presioni është i pashgangshëm. Ne duhet ta menaxhojmë gjithçka brenda skuadrës dhe klubit, të qëndrojmë me këmbët në tokë dhe të marrim më të mirën.

/b.d

Next Post
Rosto viçi me qumësht, pjata që do t’ju bëjë të lëpini gishtat

Rosto viçi me qumësht, pjata që do t'ju bëjë të lëpini gishtat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In