• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga mbështetja për Kievin deri tek kërcënimi më i madh i Shqipërisë! Rama flet për influencerin ukrainas

by A R
02/08/2026 09:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Influenceri ukrainas Max Klymenko zhvilloi këtë të shtunë një intervistë këtë të shtunë, 1 gusht, me kryeministrin Edi Rama në ambientet e Kryeministrisë.

Biseda u publikua më pas në rrjetet sociale të Klymenkos, ku shfaqen edhe pamje nga brenda godinës së institucionit.

Gjatë intervistës, Rama iu përgjigj një sërë pyetjesh që lidhen me politikën, Shqipërinë, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe jetën e tij personale.

I pyetur se cila është pjesa më e vështirë e detyrës si kryeministër, Rama u përgjigj me humor “Që të mos çmendem.”

Ndërsa për atë që e motivon më shumë në punën e tij, kreu i qeverisë tha “Të bëj gjëra të mira për njerëzit”.

Në lidhje me luftën në Ukrainë, Rama theksoi se Shqipëria ka bërë gjithçka që ka pasur mundësi për të mbështetur Kievin.

Klymenko: Si po e ndihmon Shqipëria Ukrainën?

Rama: Dëgjo, ne jemi përpjekur të bëjmë më të mirën tonë, ne nuk jemi në vend i madh e as i pasur, por kemi qenë me ta me gjithçka kemi mundur.

Një nga përgjigjet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ajo mbi kërcënimin më të madh për vendin.

“Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë shqiptarët në kuptimin që ne duhet të jemi të vetëdijshëm që na duhet të bëjmë shumë punë dhe na duhet të vazhdojmë në drejtimin e Bashkimit Europian, dhe kur të jemi në BE do jemi të sigurt edhe nga vetja jonë“.

Sa i përket marrëdhënieve me drejtuesit ndërkombëtarë, Rama veçoi kryeministren italiane, Giorgia Meloni, si dhe Mark Rutte-n.

Klymenko: Më cilin nga liderët aktualë botërorë mendon se ke marrëdhënien më të mirë dhe me kë ke marrëdhënien me “sfiduese”?

Rama: Unë kam marrëdhënie të mira me këdo, ndoshta marrëdhënia më e mirë është me Giorgia, marrëdhënie speciale mes Shqipërisë de Italinë gjithashtu, mund të them se kam pasur një marrëdhënie shumë sfiduese më Mark Rutte, kur ishte kryeministër i Holandës, por më pas u bëmë miq shumë të mirë, dhe kemi një miqësi të veçantë mes nesh. Ai është personi që merret më mirë me Donald Trump.

Në fund të intervistës, Klymenko e pyeti se çfarë këshille do t’u jepte të rinjve, por Rama “refuzoi” të jepte një të tillë.

“Dëgjo, kur unë isha fëmijë, kam qenë gjithmonë shumë i “tensionuar” kur më duhej të merrja këshilla, dhe kur u rrita u betova me veten time që kur të isha i rritur nuk do të jepja kurrë këshila të rinjve. Nuk është ide e mirë.“

Next Post
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Pse zogjtë e bufit janë më të mirë se zogjtë e qyqes dhe se zogjtë e tu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nëna ime ishte kundër tij”, gruaja e Schumacher zbulon sekrete që do të donit t’i dinit

“Nëna ime ishte kundër tij”, gruaja e Schumacher zbulon sekrete që do të donit t’i dinit

September 25, 2026
Xi Jinping zhvillon bisedime me Donald Trump

Xi Jinping zhvillon bisedime me Donald Trump

September 25, 2026
DREJTËSIA/ Nesër hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, rrudhen kompetencat e prokurorëve

Foreign Policy Journal: Reforma në drejtësi e Shqipërisë ka krijuar një pushtet pa llogaridhënie

September 25, 2026
Shpërndanin drogë në Lushnje, arrestohen dy persona. Sekuestrohen kokainë dhe armë zjarri

Shpërndanin drogë në Lushnje, arrestohen dy persona. Sekuestrohen kokainë dhe armë zjarri

September 25, 2026
Ministri i Jashtëm italian: Ndërhyrja e SHBA në Venezuelë është e ligjshme!

“Gratë me funde të gjata janë nëna më të mira”, deklarata e Tajanit shkakton reagime dhe protesta

September 25, 2026
Plagosi me thikë 17-vjeçarin! Arrestohet emigranti shqiptar në Greqi

Kërcënoi një grua me foto nudo dhe i mori 15 mijë euro, shqiptari përfundon në polici në Rodos

September 25, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

September 25, 2026
IGJEUM: Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat

“Shtatori mbyllet me surpriza”, meteorologia: Temperaturat rikthehen mbi 30 gradë

September 25, 2026
Murrizi: Për ata qelbanikë dhe fundërrina që më kërkojnë llogari, pse nuk flisja kur PD ishte në pushtet

Murrizi: Dumani pinte kafe çdo të hënë me Vlorën, në qershor 2025 e përzuri nga zyra

September 25, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia ndalon burkën në shkolla, vendos kufizime edhe për përqindjen e nxënësve të huaj në klasa

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com