• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse zogjtë e bufit janë më të mirë se zogjtë e qyqes dhe se zogjtë e tu

by Thoma Gëllçi
02/08/2026 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Thoma Gëllçi

Më poshtë po paraqesim të përmbledhur studimin ornitologjik mbi evolucionin e shpendëve politikë të administratës shqiptare, hartuar nga një grup studiuesish të përzgjedhur nga Akademia e Shkencave, me asistencën e vyer të misioneve ndërkombëtare UNKD, PSDo dhe TPLWD. Si çdo studim serioz, edhe ky është miratuar unanimisht nga ata që e kanë porositur.

ABSTRAKT
Ky studim paraqet rezultatet e kërkimeve mbi përzgjedhjen e specieve më të përshtatshme për ndërtimin e administratës publike shqiptare.
Për 35 vjet është pranuar si aksiomë shkencore se, për të zënë një post në administratë, duhet të jesh zog partie. Fillimisht u përdorën zogjtë e rritur në folenë e pushtetit. Më pas u kalua te modeli i qyqes, i cili dha rezultate dukshëm më të mira. Studimet më të fundit, megjithatë, provojnë se ekziston një specie edhe më e avancuar: zogu i Bufit të Kënetës.

I. FAZA E PARË: ZOGJTË E TU
Eksperimentet e para u kryen me zogjtë e rritur në folenë e partisë në pushtet. Në fillim, rezultatet ishin premtuese. Ata cicëronin fort në fushata, mbronin folenë dhe sulmonin çdo shpend rival.
Por, pas emërimit në administratë, fillonin të shfaqnin një anomali biologjike. Krijonin bindjen se foleja ishte edhe e tyre. Kujtonin se kishin sjellë kashtën, kishin mbrojtur vezët dhe kishin kontribuar në ndërtimin e folesë. Për pasojë, ngrinin zërin.
Kërkonin të drejta. Kërkonin poste më të larta. Nuk kënaqeshin me degën që u ishte caktuar. Në raste të rënda, fillonin të mendonin me kokën e tyre. Nga pikëpamja shkencore, kjo specie rezultoi e vështirë për t’u administruar.

II. FAZA E DYTË: REVOLUCIONI I QYQES
Për të shmangur këto probleme, u adoptua modeli i qyqes. Dihet se qyqja nuk ndërton folenë e vet. Ajo i lë vezët në foletë e të tjerëve.
Edhe administrata moderne filloi të funksionojë sipas këtij modeli. Në vend të zogjve të rritur në folenë tënde, u sollën zogj nga foletë e tjera.
Rezultatet ishin të shkëlqyera. Zogjtë e qyqes nuk kishin lidhje emocionale me folenë. Nuk pretendonin se e kishin ndërtuar. Nuk kërkonin shpërblim për militantizmin. U mjaftonte karrigia.I shërbenin jo institucionit, por personalisht atij që i kishte futur në fole.
Në literaturën ornitologjike, ky fenomen njihet si Sindroma e Vezës së Huaj.

III. PROBLEMI I PAZGJIDHUR
Megjithatë, studimi zbuloi një mangësi. Qyqja nuk lidhet me folenë. Por, pikërisht për këtë arsye, nuk lidhet përgjithmonë as me folenë tënde. Nëse një fole tjetër ofron kushte më të mira, zogu i qyqes mund të fluturojë pa asnjë dramë ideologjike.
Sot cicëron në folenë tënde. Nesër vezën shkon e bën në folenë e tjetrit.
Ky fenomen njihet në shkencë si Migracioni Oportunist i Qyqes.

IV. ZBULIMI I MADH: ZOGU I BUFIT TË KËNETËS
Për të kapërcyer këtë problem, studiuesit filluan eksperimentet me një specie tjetër: zogjtë e Bufit të Kënetës. U morën disa zogj te bufit nga këneta dhe u vendosën në fole të ndryshme nëpër kadastra, drejtori të përgjithshme dhe inspektorate.
Rezultatet tejkaluan çdo pritshmëri. Zogjtë e Bufit të Kënetës i kanë të gjitha cilësitë e qyqes. Janë të bindur. Janë mirënjohës. Nuk kërkojnë të drejta. Nuk e konsiderojnë folenë pronë të tyre. I shërbejnë personit që i futi në fole dhe jo folesë si institucion. Si bufa që janë, nuk shikojnë para, prapa, majtas, djathtas, por drejt dhe zbatojnë me rigorozitet porositë që i jep drejtuesi i folesë. Janë jo vetëm mirënjohës, por janë edhe shembull për zogjtë e tjerë të Bufit të Kënetës.
Por kanë edhe një avantazh vendimtar: ata nuk mund të kthehen më në folenë e tyre të vjetër! Prandaj besnikëria e tyre është shumë më e madhe. Jo sepse e duan më shumë folenë e re. Por sepse nuk kanë më ku të shkojnë.

V. AVANTAZHI STRATEGJIK
Studimi zbuloi edhe një përfitim të papritur: sa herë që një zog i Bufit kalon në folenë tënde, Bufi i Madh dobësohet.
Ti nuk fiton vetëm një administrator. Kundërshtari humbet një ushtar. Përfitimi është i dyfishtë.
Por ka edhe më shumë. Zogjtë e Bufit sjellin me vete njohuritë e fituara në folenë e vjetër. Ata njohin zakonet e Bufit. Dinë si organizohet foleja. Njohin mënyrën e komunikimit, rrugët e furnizimit dhe taktikat e mbrojtjes. Në terminologjinë shkencore, kjo quhet transferim i inteligjencës së folesë.
Me fjalë të tjera, nuk merr vetëm zogun. Merr edhe manualin e përdorimit të Bufit.

PËRFUNDIME
Studimi arrin në këto përfundime:
* Zogjtë e tu janë të rrezikshëm, sepse kujtojnë kontributin dhe kërkojnë shpërblim.
* Zogjtë e qyqes janë më të bindur, por mund të ndërrojnë folenë.
* Zogjtë e Bufit janë biologjikisht të përsosur.
Ata janë mirënjohës. Janë të bindur. Dobësojnë kundërshtarin. Sjellin përvojën dhe taktikat e tij. Dhe, mbi të gjitha, nuk kanë më një fole ku të kthehen.
Për këtë arsye, Instituti Kombëtar i Ornitologjisë Politike rekomandon që, në fazën e ardhshme të evolucionit administrativ, rekrutimi të mbështetet kryesisht te kjo specie.
Shkenca ornitologjike arrin në një përfundim të qartë: zogu më i dobishëm për pushtetin nuk është ai që e do folenë, por ai që nuk ka më ku të fluturojë.

Next Post
Kolumbi, kamioni bombë shpërthen pranë komisariatit, plagosen 11 policë -

Kolumbi, kamioni bombë shpërthen pranë komisariatit, plagosen 11 policë -

Comments 1

  1. Luiza says:
    2 months ago

    Çome Gëllçi,
    Lut Dervishi
    dhe Auron Tare,
    tre dështakë në karrierë,
    dikush më shumë,
    dikush më pak,
    njëri hu gARDHI,
    Tjetri ngul e shkul,
    I fundit në rradhë,
    Është një copë kungull,
    Të tre bashkë,
    Si tenorë,
    Habisin botën,
    Si cjepër pa këmborë,
    Mariana Koçekun,
    Kanë si model,
    Sy përmbysurën peshkaqenene,
    Teveqele dhe kokërr legene,
    Të katërt këta,
    Janë titullarë,
    Për gomarllëqe,
    Të gjithë në garë…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrezikon 20 vite burg, shqiptari pranon fajësinë për drejtimin e një “tregu të zi” kibernetik

Rrezikon 20 vite burg, shqiptari pranon fajësinë për drejtimin e një “tregu të zi” kibernetik

September 25, 2026
Trump ngriti dolli për miqësinë me Kinën, gjithçka u bisedua mes dy liderëve

Trump ngriti dolli për miqësinë me Kinën, gjithçka u bisedua mes dy liderëve

September 25, 2026
Rregulla të reja në “Schengen”! Gjermania ul kuotën për punëtorët e huaj, preken dhe shqiptarët

Rregulla të reja në “Schengen”! Gjermania ul kuotën për punëtorët e huaj, preken dhe shqiptarët

September 25, 2026
“Paqja është kusht për zhvillimin ekonomik”, Rama flet në takimin e Këshillit Europian të Korporatave

“Paqja është kusht për zhvillimin ekonomik”, Rama flet në takimin e Këshillit Europian të Korporatave

September 25, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

Përplasja për pagat, Sadushi: Vendimet e Kushtetueses të panegociueshme

September 25, 2026
Zbardhet sherri në Lezhë/ Babë e bir u konfliktuan me të plagosurin për pagesën e riparimit të automjetit

Zbardhet sherri në Lezhë/ Babë e bir u konfliktuan me të plagosurin për pagesën e riparimit të automjetit

September 25, 2026
“Nëna ime ishte kundër tij”, gruaja e Schumacher zbulon sekrete që do të donit t’i dinit

“Nëna ime ishte kundër tij”, gruaja e Schumacher zbulon sekrete që do të donit t’i dinit

September 25, 2026
Xi Jinping zhvillon bisedime me Donald Trump

Xi Jinping zhvillon bisedime me Donald Trump

September 25, 2026
DREJTËSIA/ Nesër hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, rrudhen kompetencat e prokurorëve

Foreign Policy Journal: Reforma në drejtësi e Shqipërisë ka krijuar një pushtet pa llogaridhënie

September 25, 2026
Shpërndanin drogë në Lushnje, arrestohen dy persona. Sekuestrohen kokainë dhe armë zjarri

Shpërndanin drogë në Lushnje, arrestohen dy persona. Sekuestrohen kokainë dhe armë zjarri

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com