• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga marrëveshja me Turqinë tek Konventa e Aarhusit, Meta dekreton 3 ligjet e rëndësishme

by Ardit Rada
10/07/2020 19:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar 3 ligje të parlamentit ditën e sotme.

Meta ka dekretuar shpalljen e ligjit “Për ratifikimin e ndryshimit të Protokollit II të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë, në lidhje me përkufizimin e konceptit “Produkte origjinuese” dhe “Metoda e bashkëpunimit administrativ””.

Po kështu ka dekretuar shpalljen e ligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e ndryshuar të Organizatës Europiane të Telekomunikacioneve Satelitore (EUTELSAT)”.

Një tjetër dekret i Presidentit është për shpalljen e ligjit “Për pranimin e vendimit II/1 të palëve, që ndryshon “Konventën e Aarhusit për të drejtën e publikut për të pasur informacion, për të marrë pjesë në vendimmarrje dhe për t’iu drejtuar gjykatës për çështjet e mjedisit”.

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje 3 ligje:

1. Ligjin nr. 82/2020 “Për ratifikimin e ndryshimit të protokollit II të marrëveshjes së tregtisë së lirë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë, të ratifikuar me ligjin nr.9733, datë 14.5.2007, në lidhje me përkufizimin e konceptit “Produkte origjinuese” dhe “Metoda e bashkëpunimit administrativ””.

Ky ndryshim miraton vendimin që zëvendëson Protokollin II të rregullave të origjinës me Konventën rajonale për rregullat preferenciale Pan-Euro-Mediterane, duke plotësuar kudarin ligjor për të patur të njëjtat rregulla të origjinës me vendet nënshkruese të kësaj Konvente.

2. Ligjin nr. 83/2020 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e ndryshuar të Organizatës Europiane të Telekomunikacioneve Satelitore (EUTELSAT)”.

Miratimi i këtij ligji synon përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga angazhimet në marrëveshje ndërkombëtare ku Shqipëria aderon në fushën e komunikimeve elektronike, ndërkohë që Shqipëria, edhe pse anëtare e EUTELSAT-it që prej vitit 1992, nuk kishte aderuar ende në këtë Konventë të ndryshuar, që është ratifikuar/pranuar nga 44 shtete të saj.

3. Ligjin nr. 84/2020 “Për pranimin e vendimit II/1 të palëve, që ndryshon “Konventën e Aarhusit për të drejtën e publikut për të pasur informacion, për të marrë pjesë në vendimmarrje dhe për t’iu drejtuar gjykatës për çështjet e mjedisit”, ratifikuar me ligjin nr.8672, datë 26.10.2000”.

Miratimi i ndryshimit të Konventës së Aarhusit, ratifikuar nga shteti shqiptar që në vitin 2000, shkon në përputhje me frymën e Bashkimit Europian për transparencë dhe tërheqje të publikut në vendimmarjet që merr shteti, për transparencë tashmë edhe në fushën e vendimmarrjeve për organizmat e modifikuara gjenetikisht.

/e.rr

Next Post
BE mban qëndrim ndryshe nga Trump: Mbështesim OBSH, është një moment solidariteti

OBSH e ''dorëzuar'': Pandemia ka dalë jashtë kontrollit, situata po përkeqësohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pistë e re hetimi për aksidentin tragjik në Rumani, zbulohet lëndë narkotike në mjet

Pistë e re hetimi për aksidentin tragjik në Rumani, zbulohet lëndë narkotike në mjet

January 29, 2026
Incidente, emergjenca dhe ndërhyrje policie, çfarë zbulojnë mesazhet sekrete të avionëve

Incidente, emergjenca dhe ndërhyrje policie, çfarë zbulojnë mesazhet sekrete të avionëve

January 29, 2026
SPAK çon për gjykim dy ish-prokurorët e Sarandës që i morën 55 mijë euro të pandehurit për ta shpëtuar nga burgu

SPAK çon për gjykim dy ish-prokurorët e Sarandës që i morën 55 mijë euro të pandehurit për ta shpëtuar nga burgu

January 29, 2026
Bie intensiteti i reshjeve, ARRSH tregon situatën e rrugëve dhe apelon: Tregoni kujdes të shtuar gjatë…

Si do jetë moti në vijim? Meteorologia: Rrebeshe shiu në këto qarqe, temperaturat në rritje

January 29, 2026
Ari arrin rekord, dollari lëkundet: Tregjet sinjalizojnë pasiguri në epokën Trump

Ari arrin rekord, dollari lëkundet: Tregjet sinjalizojnë pasiguri në epokën Trump

January 29, 2026
Pse disa individë kanë frikë për të qënë të lumtur?

Bullizmi i heshtur ndaj fëmijëve me aftësi ndryshe- Të dëgjosh atë që nuk thuhet

January 29, 2026
Reshjet, bllokohen disa segmente rrugore në qarkun Gjirokastër, mungesë energjie në Kurvelesh dhe Lazarat

Reshjet, bllokohen disa segmente rrugore në qarkun Gjirokastër, mungesë energjie në Kurvelesh dhe Lazarat

January 29, 2026
Pas dy ditësh “beteje” qetësohen flakët në fshatrat e Gramshit, por vatrat mbeten aktive

Zjarret e verës së shkuar, mbi 345 milionë lekë dëmshpërblim për 15 bashki

January 29, 2026
Çfarë fshihet poshtë akullit të Antarktidës? Zbulohet ‘harta’ e jashtëzakonshme

Çfarë fshihet poshtë akullit të Antarktidës? Zbulohet ‘harta’ e jashtëzakonshme

January 29, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Vatani?

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In