• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nga maja e pushtetit, në rrugë/ Si e rrënoi Cameron karrierën e David Cameron

by Aalison Pearse Stevens
16/09/2016 12:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendimi i papritur i David Cameron për të lënë mandatin e deputetit, vetëm dy muaj pasi dha dorëheqjen si kryeministër, plotëson një nga tatëpjetat më të shpejta dhe sigurisht më spektakolare në politikën moderne britanike. Në një moment ai gjendej në majë, si fitues i zgjedhjeve parlamentare, përballë një opozite të përçarë. Tashmë, po largohet krejtësisht nga skena politike. Ka pasur ministra të kabineteve qeveritare të të gjitha palëve, që janë zhdukur nga skena politike pa shumë bujë. Por kjo nuk ka ndodhur  shpesh me një kryeministër.

Për më tepër, zoti Cameron e rrënoi karrierën tërësisht me duart e veta. Nga paraardhësit e tij të fundit në 10 Downing Street, Gordon Braun dhe Xhin Mejxhër u larguan pas humbjes së zgjedhjeve, pra diçka që s’mund ta shmangnin, ndërsa Margaret Theçër dhe Toni Bler u detyruan të largohen, pasi kishin qëndruar në detyrë për një kohë të gjatë.

Vetëm zoti Cameron u largua për shkak se hodhi vetë gjithçka në erë, në rastin e tij duke thirrur një referendum mbi qëndrimin apo jo të vendit në BE, ku atij i mungonte si mbështetja popullore ashtu edhe e partisë për të fituar. Ai do të mbahet gjithnjë mend si kryeministri, karriera e të cilit u shkatërrua nga Evropa. Dhe ai e meritoi këtë. Tani i ka kthyer shpinën Uestminsterit në moshën 49-vjeçare.

E megjithatë zoti Cameron nuk largohet duke e lënë partinë e tij me asgjë për t’i qenë mirënjohës. Përkundrazi. Pak ditë më parë komisionet përkatëse kanë publikuar propozimet për rishikimin e kufijve administrativë zgjedhorë në Angli dhe Uells. Zona elektorale e e zotit Kameron në Uitni, ku së shpejti ku do të duhet të mbahen zgjedhjet e pjesshme për të plotësuar vendin vakant, është një nga të paktat që nuk do të ndryshojë.

Ndërkohë qindra të tjera do t’i nënshtrohen ndryshimeve shumë radikale, si pjesë e reduktimit të numrit të vendeve të Uestminsterit nga 650 në 600 deputetë. Edhe pse zoti Kameron largohet nga politika si një njeri që dështoi, me këto ndryshime të kufijve ai mund t’i lërë Partisë Konservatore një trashëgimi të qëndrueshme zgjedhore, për të cilën konservatoerët do ta falënderojnë për dekada të tëra. 

Nuk janë vetëm ndërtesat në Uestminster që nuk u përshtaten më qëllimeve, sikure e konfirmoi një tjetër raport javën e kaluar. Britania ka shumë më tepër parlamentarë nga sa ka realisht nevojë. Por problemi më i madh nuk është madhësia e Dhomës së Komuneve, por ajo e Dhomës së Lordëve, ku për shkak të një trupe prej më shumë se 800 anëtarësh (për emërimet e të cilëve zoti Kameron ka dhënë një kontribut të madh), Britania e Madhe ka më shumë se 1400 deputetë dhe lordë.

Transferimi i një pjese të pushtetit tek parlamentet lokale në Skoci, Uells dhe Irlandën e Veriut, e ka ulur ndërkaq rëndësinë e Uestminsterit jashtë Anglisë. Kërkesa për një reformë të duhur e të ekuilibruar, që të përfshijë një reduktim në madhësinë së përgjithshme të parlamentit Uestminster, është diçka e vështirë për t’u kundërshtuar.

Megjithatë në mënyrë tipike, zoti Kameron vuri në lëvizje një reduktim gradual të numrit të deputetëve për arsye taktike afatshkurtra. Reformat e tij nuk qenë të balancuara dhe gjithëpërfshirëse. Përkundrazi, ai iu përgjigj armiqësisë publike ndaj politikës pas skandalit të shpenzimeve, së bashku me frustrimet angleze mbi çështjen West Lothian, me shkurtimin e numrit të anëtarëve në Dhomën e Komuneve, në një mënyrë që nuk i përgjigje efektive asnjë problemi, ndërsa krijon njëherazi një paragjykim në favor të Konservatorëve dhe Anglisë.

Në disa aspekte ky është një rast për të pasur më shumë dhe jo më pak deputetë. Një popullsi në rritje, do të thotë se që nga viti 1950, numri i votuesve në një zonë elektorale është rritur mesatarisht me një të katërtën. Gjatë së njëjtës periudhë ngarkesa për një deputet është bërë shumë më e rëndë.

Shkurtimi i numrit të deputetëve, mund t’i sigurojë medias tituj tëheqës për një ditë. Por ajo zvogëlon shërbimin që deputetët mund t’u ofrojnë zgjedhësve të tyre në vitet që do të vijnë.

Është e vështirë të shihet se në ç’mënyrë e rrit kjo besimin apo respektin ndaj democracisë përfaqësuese. Shqetësimi kryesor me propozimet e publikuara nuk është ndryshimi i kufijve.

Një sistem elektoral, që siguron një lidhje të paçmuar ndërmjet votuesve dhe deputetëve, duhet të riformatohet në mënyrë të pavarur dhe të drejtë, ndërsa kohë pas kohe të ndryshojë për t’u përmirësuar. Ky ushtrim ka qenë i pavarur. Por kufijtë e rinj janë të bazuar mbi një kuotë elektorale, e cila rrjedh nga një sistem zgjedhor i rregjistrimit individual, që lë 8 milionë votues potencialë të drejtë vote jashtë listave.

Ajo përjashtoi regjistrimin për referendumin e BE-së të 2 milionë votues të rinj, në favor të listës së vitit 2015. Ajo diskriminon studentët dhe ata në qytetet e thella të Anglisë. Kjo është diçka e padrejtë, sidomos për laburistët. Është me vend që zoti Kameron ka rrëmbyer titujt e mediave duke u larguar pikërisht në momentin kur sistemi zgjedhor është duke u ndryshuar në favor të konservatorëve.

Ai inicioi ndryshimet e kufijve të zonave zgjedhore. Ai vendosi rregullat. Prioriteti i tij ishte interesi i partisë. Ai premtoi drejtësi, por nuk bëri asnjë përpjekje për të ofruar atë, ose për të patur publikun me vete. Ndaj lë një rrëmujë të madhe pas shpine. Një udhëheqës i mirë do të largohej me reputacionin e paprekur. Megjithatë, kur u vu në provë, zoti Kameron dështoi. /The Guardian –www.bota.al

ma.me

Next Post
Armë në makinë, dy të arrestuar në Berat

Armë në makinë, dy të arrestuar në Berat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

August 3, 2026
Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

August 3, 2026
Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

August 3, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Më vjen turp, për ty, Albin

August 3, 2026
William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

August 3, 2026
FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

August 3, 2026
Inovacioni teknologjik nxit pikat e reja të konsumit

Bordi i Paqes: Forcat izraelite do të tërhiqen nga lindja e Gazës pasi të çarmatoset Hamasi

August 3, 2026
“Hakerat tentuan të hyjnë në e-mailin e Dumanit”, SPAK zbardh detajet: Sistemi i IT-së nuk u prek, janë marrë disa informacione…

“Shtëpitë u blenë me paratë e drogës”, familja Çela denoncon për shpifje në Itali ish-kreun e SPAK

August 3, 2026
Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

August 3, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Protesta, ministri Lamallari zbulon: Kam shpallur të tjerë “non-grata”, janë kërcënim për vendin

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com