• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga Luftar Reçi, Adriatik Coli, Nuredin Dumani e vëllezërit Beqiraj: Ja ‘pentitot’ që u bënë ‘gropën’ bosëve të krimit

by Java News
08/10/2022 18:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

14 në pranga, 1 komunikim arresti në burg, 5 të shpallur në kërkim dhe procedim për shumë të kërkuarin Kasandro Noga, i arrestuar në Belgjikë, është bilanci i një super operacioni të policisë së Durrësit, për shkatërrimin e një grupi kriminal që merrej me vrasje me pagesë.

‘Zbërthimi’ i 2 vëllezërve, Indrit dhe Gentian Beqiraj ka zbardhur disa ngjarje të rënda kriminale, 2 prej të cilave kanë nisur nga një porositës, Kasandër Noga, vrasje me pagesë për kundërshtarët e tij. Ndër vite kanë qenë disa bashkëpunëtorë të drejtësisë që kanë “çmontuar” bandat dhe grupet e krimit të organizuar.

Nuredin Dumani pas arrestimit tregoi se ishte porositur nga disa bosë të krimit të organizuar për të kryer vrasje. Ndër emrat që ai përmendete ishte biznesmeni tashmë i zhdukur, Ervis Martinaj, Suel Çela, avokatë, gjobvënie dhe vrasje me pagesë.

Bujar Buzani rrëfeu vrasjen e 6 gardistëve dhe plagosjen e 16 të tjerëve në Cërrik të 1997. Ngjarja e njohur si “Masakra e Cërrikut” u shënua më 23 maj të vitit 1997, në qytetin e vogël pak kilometra larg Elbasanit. Në orët e para të kësaj dite, një autokolonë me blinda të Gardës së Republikës dhe të forcave speciale ranë në një pritë të armatosur në qendrën e qytetit të Cërrikut.

Autokolona u qëlluar me artileri të rëndë nga tarracat e pallateve që rrethonin qendrën e qytetit. Nga zjarri mbi “njerëzit e shtetit”, mbetën të vrarë 6 efektivë të Gardës, si edhe u plagosën 15 të tjerë. Dy nga gardistët e plagosur u mbajtën peng për disa orë.

Një natë më parë, elementë të armatosur kishin sulmuar dhe bastisur Postën e Policisë së Cërrikut. Të akuzuarit e Prokurorisë për Krimet e Rënda në lidhje me këtë ngjarje ishin Llazar Bicja, Meti Bozi, Arjan Toska, Roland Sota (Xhepexhiu), Alban Toska, Skender Cani, Tomorr Buzani, Bujar Buzani dhe Entel Gashi.

“Rrëfej gjithçka, në këmbim të sigurisë“, ky është pakti që Adriatik Coli ka lidhur me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, rrëfimi i të cilit dërgoi në bangën e të akuzuarve krerët e njërës prej bandave më të rrezikshme në vend. Një kontratë me 7 pika dhe një firmë e hedhur në fund nga “i penduari” ka bërë që Prokuroria e Krimeve të Rënda të sigurojë jo vetëm dëshminë e tij, por edhe fakte e prova për aktivitetetin kriminal të organizatës. Adriatik Coli çoi pas hekurave disa prej anëtarëve të bandës së Durrësit.

Anëtarët e bandës së Durrësit akuzohen për akuzohen për të paktën 7 vrasje, 2 plagosje, mbajtjen peng të një dëshmitareje, si dhe disa atentate. Banda kriminale, me drejtues të përbashkët Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun funksiononte prej vitit 1994 në qytetin bregdetar.

Ndriçim Gjokona zbërtheu grupin e vrasësve me pagesë, pjesë e të cilit ishte dhe bashkëpunëtori tjetër i drejtësisë Julian Sinanaj. Gjokonaj përfitoi ulje dënimi me 17 vite burg nga Apeli i Krimeve të Rënda pasi gjykata ka vlerësuar statusin e tij si i penduar në zbardhjen e krimeve të bandës së tritolit në Vlorës.

I pandryshuar ka mbetur dënimi për vrasësin me pagesë të bandës, Julian Sinanaj, me 30 vite burg, Andon Mëhillajn kreun e këtij grupi me burgim të përjetshëm.

Një tjetër i penduar Luftar Reçi, rrëfeu vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame dhe Klodian Saliut, ngjarje e ndodhur në vitin 2005. Reçi, i dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e Maksim Lalës, ka rrëfyer në datat 21 tetor, 31 tetor dhe 26 nëntor 2020, të gjithë veprimtarinë kriminale që ka pasur me Lulzim Berishën dhe anëtarët e tjerë të bandës së tij, me qëllim për të zbutur dënimin./VoxNews

Next Post
Rrëfimi i të vetmes përkthyese shqiptare në Spanjë: Ne besuam në regjimin e Hoxhës derisa mësuam shqip

Rrëfimi i të vetmes përkthyese shqiptare në Spanjë: Ne besuam në regjimin e Hoxhës derisa mësuam shqip

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident me vdekje në Vlorë, humb jetën një 80-vjeçare pasi u përplas nga një automjet

Aksident me vdekje në Vlorë, humb jetën një 80-vjeçare pasi u përplas nga një automjet

July 14, 2026
Spanja gjunjëzon Francën e Mbappes në Dallas dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

Spanja gjunjëzon Francën e Mbappes në Dallas dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

July 14, 2026
Mbi 4 700 viktima dhe rreth 18 mijë të pastrehë, pasojat e tërmeteve shkatërruese në Venezuelë

Mbi 4 700 viktima dhe rreth 18 mijë të pastrehë, pasojat e tërmeteve shkatërruese në Venezuelë

July 14, 2026
Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

July 14, 2026
Deklarata skandaloze për spastrimin etnik , Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe

Deklarata skandaloze për spastrimin etnik , Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe

July 14, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

July 14, 2026
Integrimi në BE/ Klodiana Spahiu: Mbyllja e 10 kapitujve të negociatave me BE, objektivi ambicioz i qeverisë për 2026-n

Integrimi në BE/ Klodiana Spahiu: Mbyllja e 10 kapitujve të negociatave me BE, objektivi ambicioz i qeverisë për 2026-n

July 14, 2026
Gjysmëfinalja e Botërorit 2026/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të ndeshjes

Gjysmëfinalja e Botërorit 2026/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të ndeshjes

July 14, 2026
“Do ia marrim pushtetin me dhunë Ramës”, degjeneron gjuha e protestuesve para Kryeministrisë: Do ta tërheqim zvarrë

“Do ia marrim pushtetin me dhunë Ramës”, degjeneron gjuha e protestuesve para Kryeministrisë: Do ta tërheqim zvarrë

July 14, 2026
“Si thanë? S’ka më negociata?”/ Rama ndan videon nga Brukseli: Do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027

“Si thanë? S’ka më negociata?”/ Rama ndan videon nga Brukseli: Do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In