• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nga LSI ka ikur dhe ish-ministri…”/ Rahovica tregon si u bind për të kaluar te PS: Me kryeministrin jam takuar para një jave. S’më është kursyer respekti

by Java News
04/02/2021 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, ish deputeti i LSI-së, Gledion Rahovica, ka deklaruar se Partia Socialiste ka të sigurta 5 mandate në Berat dhe po përgatitet për të 6-in.

Rehovica u shpreh se nuk ka patur kontakte me Ramën para se të largohej nga LSI. Ai shton se këto kontakte erdhën pas ikjes së tij.

Ndërsa përsa i përket asaj çka ka rënë dakord me Ramën, ish-deputeti tha se nuk i kishte kërkuar asgjë kryeministrit. Ai bën të ditur se nga LSI-ja është larguar dhe ish-ministri Sokol Dervishi vetëm se nuk është bërë ende publike.

BISEDA:

Gledion Rahovica: “Kontaktet kanë ardhur pas shkëputjes nga LSI dhe biles unë kam ndenjur me kryeministrin vetëm para një jave gjatë një vizite të tij në Berat. Herë tjetër kam pasur thjeshtë përshëndetje.

Nuk më është kursyer respekti nga të dyja palët, por më shumë kam patur informacion nga ministra ose ish-ministra të LSI-së, gjatë periudhës që kam qenë në qeverisje me PS-në, ku ankoheshin për ato që i kërkonin nga LSI dhe ato që i detyroi t’i thoshte Rama.Unë Edi Ramës nuk i kam kërkuar asgjë.

Nuk kam vajtur tek PS për të përfituar, se kam pas qëllim në vetvete asnjëherë për tu bërë deputet as kur kam qenë tek LSI.

Thjeshtë e kam parë si mjet për të influencuar dhe për t’i dhënë pak më shumë qytetit të Beratit. Sot që largohen nga LSI, qenkan të gjithë të korruptuar.

Nuk e di unë, cili është larguar sot që ka qenë, është akuzuar dje për korrupsion. Nuk di të jetë akuzuar ndonjëherë z. Naço për korrupsion.

Nuk di përveç akuzave për konsumim politike nga PD, për z. Koka, të jetë akuzuar për korrupsion.

Nuk di për ish-ministrin e Infrastrukturës, z. Dervishi, është larguar, pavarësisht se nuk është bërë publike, nuk e di të jetë akuzuar për korrupsion. E shumë e shumë figura të tjera.

Alban Dudushi: Ti mendon se LSI po shkon drejt shuarjes për shkak të lidershipit?

Gledion Rahovica: Unë parashikime elektorale nuk bëj dot. Problemi është… dua të flas për qarkun e Beratit që sot, psh. në, Partia Socialiste ka të sigurte mandatin e 5-të dhe është duke luftuar për të 6-in.

Ky është realiteti në qarkun e Beratit sot. Edhe në të gjitha qarqet e tjera, unë nuk e shoh LSI-në në atë nivel që ka qenë deri dje. Unë e nuk besoj që do marrë ato vota që ka marrë në 2017-ën, as 2013-ën. Unë sot gjykoj që Edi Rama e ka fitoren të siguruar në tavolinë.

Shqiptarët e kuptojnë që nuk mund të kthehen më 10 vite pas.E ka të siguruar për shkak të situatës, mungesës së opozitës. Unë nuk e shoh në terren PD-në, po bën fushatë mediatike.

Edhe LSI. Unë gjykoj që me këtë kod, me këtë garë elektorale, ku fronti opozitar do dalë me dy lista unë e shikoj fitoren në tavolinë të kryeministrit Edi Rama.

g.kosovari

Next Post
Limaj akuza ndaj Albin Kurtit: Është si Vuçiç, dëshiron pushtet absolut

Limaj akuza ndaj Albin Kurtit: Është si Vuçiç, dëshiron pushtet absolut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kur do vish në Amerikë? Qytetari “vë në vështirësi” Berishën: Shpresoj…

Kur do vish në Amerikë? Qytetari “vë në vështirësi” Berishën: Shpresoj…

July 11, 2026
Tabaku: Rritja ekonomike nuk po shkon te qytetarët, pensionistët po varfërohen

Tabaku: Rritja ekonomike nuk po shkon te qytetarët, pensionistët po varfërohen

July 11, 2026
Jet Ski dhe gomone rrezikuan pushuesit në Vlorë, Policia vendos mbi 1 milion lekë gjoba dhe bllokon mjetet

Jet Ski dhe gomone rrezikuan pushuesit në Vlorë, Policia vendos mbi 1 milion lekë gjoba dhe bllokon mjetet

July 11, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Flamingot” vs antropologjisë, jo politikës

July 11, 2026
Apeli i Posaçëm konfirmon konfiskimin e 22 pasurive të Gramoz Totos, kalojnë në favor të shtetit

Apeli i Posaçëm konfirmon konfiskimin e 22 pasurive të Gramoz Totos, kalojnë në favor të shtetit

July 11, 2026
Marrëveshja SHBA-Iran drejt firmosjes? Pakistani zbulon prapaskenat: Teksti final është gati

SHBA i jep ultimatum Iranit: Deklaroni se Hormuzi është i hapur ose përballuni me pasoja

July 11, 2026
Gazetari: Me vlerësimet negative në Google nuk do të ndalet rruga e Shqipërisë drejt BE-së

Gazetari: Me vlerësimet negative në Google nuk do të ndalet rruga e Shqipërisë drejt BE-së

July 11, 2026
Gjermania tërheq trupat nga baza ushtarake në Erbil, kampi mbyllet në fund të shtatorit

Gjermania tërheq trupat nga baza ushtarake në Erbil, kampi mbyllet në fund të shtatorit

July 11, 2026
Afrohet tajfuni Bavi, Kina evakuon mbi një milion banorë

Afrohet tajfuni Bavi, Kina evakuon mbi një milion banorë

July 11, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 12 Korrik 2026

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In