• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nga Llalla, te Zaganjori e Gjin Gjoni, 68 emrat e parë që po i nënshtrohen Vettingut

by A R
06/09/2017 07:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Momente vendimtare për shembjen e perandorisë së abuzimit dhe arbitraritetit në drejtësinë shqiptare. Shqiptarja.com zbardh emrat e 68 gjyqtarëve dhe prokurorëve të parë, të cilët po i nënshtrohen skanimit të trefishtë të Vetingut, për ligjshmërinë e pasurive, lidhjet me krimin dhe aftësitë profesionale.

Ashtu siç edhe pritej, referuar përparësisë së kontrollit, parashikuar në ligjin e Vetingut, pjesë e listës janë prokurorët dhe gjyqtarët që përbëjnë kupolën e drejtësisë aktuale shqiptare. Kryeprokurori Adriatik Llalla rezulton pjesë e listës me emrat, për të cilët shumë shpejt do të merret një vendim nëse duhet të shërbejnë apo të largohen nga sistemi i drejtësisë.

Sigurisht listës nuk mund t’i mungonte emri i Gjin Gjonit, anëtar i KLD, i Kolegjit Zgjedhor dhe gjyqtar i Apelit në Tiranë, pasuritë e të cilit po verifikohen nga disa institucione, përfshirë ILDKP, Pastrimin e Parave, Hipotekat etj.

Në prill të vitit 2014, ILDKP e kallëzoi penalisht Gjin Gjonin për falsifikim të kontratave në vlera 300 mijë euro, 70.000 lekë, 160.000 euro dhe 138 888 euro. Sipas ILDKP, Gjin Gjoni nuk justifikonte burimin e krijimit shumave 300 mijë, 298 888 euro etj., ndërsa e akuzonte gjyqtarin për deklarim të rremë, fshehje pasurie, falsifikim dokumentesh etj.

Ashtu si për subjektet e tjera, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, bazuar në verifikimet dhe në informacionet që kanë marrë nga institucionet brenda dhe jashtë vendit, do të përgatisin një raport për Gjin Gjonin, nëse duhet të shërbejë apo jo në sistemin e drejtësisë. Raporti do t’u dorëzohet organeve të Vetingut, ndërsa Kolegji i Apelimit do të thotë fjalën e fundit për secilin nga gjyqtarët dhe prokurorët.

Nëse Komisioni ose Kolegji i Apelimit arrin në përfundimin se provat kanë nivelin e provueshmërisë së papajtueshmërisë, subjekti i rivlerësimit ka barrën e provës për të paraqitur prova ose shpjegime të tjera për të provuar të kundërtën. Gjithashtu, pjesë e listës janë kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja dhe kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.

Lista 
Lista me emrat e 65 gjyqtarëve dhe prokurorëve që po kontrollohen vijon me anëtarët e Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese dhe kupolën e Prokurorisë së Përgjithshme. Konkretisht, pjesë e listës janë anëtarët e Gjykatës së Lartë Admir Thanza, Andi Çeliku, Ardian Dvorani, Artan Broci, Artan Zeneli, Edmond Islamaj, Shkëlzen Selimi, Medi Bici dhe Tom Ndreca. Gjithashtu, anëtarët e Kushtetueses, Fatos Lulo, Gani Dizdari, Besnik Imeraj, Vitore Tusha dhe Altina Xhoxhaj. Sipas listës, po verifikohen Alma Muça, Drejtore e Drejtorisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme si dhe Arben Kraja, Adnand Kosova, Alfred Progonati, Arqilea Koça, Artur Selmani dhe Adnan Xholi prokurorë në Prokurorinë e Përgjithshme.

 Emrat e 68 gjyqtarëve dhe prokurorëve që po i nënshtrohen Vetingut

Adriatik Llalla,   Prokuror i Përgjithshëm
Petrit Fusha,      kreu i Prokurorisë së Tiranës
Gjin Gjoni, anëtar i KLD, anëtar i Kolegjit Zgjedhor, gjyqtar i Apelit Tiranë
Bashkim Dedja,     kryetar i Gjykatës Kushtetuese.
Xhezair Zaganjori,      Kryetar i Gjykatës së Lartë.
Admir Thanza,      anëtar i Gjykatës së Lartë.
Altina Xhoxhaj,    anëtare i Gjykatës së Lartë.
Andi Çeliku, anëtar i Gjykatës së Lartë.
Ardian Dvorani,    anëtar i Gjykatës së Lartë.
Artan Broci, anëtar i Gjykatës së Lartë.
Artan Zeneli,      anëtar i Gjykatës së Lartë.
Edmond Islamaj,    anëtar i Gjykatës së Lartë.
Shkëlzen Selimi,   anëtar i Gjykatës së Lartë.
Medi Bici, Anëtar i Gjykatës së Lartë
Tom Ndreca, Anëtar i Gjykatës së Lartë
Fatos Lulo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Gani Dizdari, anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Besnik Imeraj, anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Vitore Tusha, anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
Altina Xhoxhaj, anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Brunilda Kadi, anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë
Alma Muça,   Drejtore e Drejtorisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme.
Arben Kraja, Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.
Adnand Kosova,     Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.
Alfred Progonati, Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.
Arqilea Koça,           Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.
Artur Selmani,     Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.
Adnan Xholi,  Drejtor i Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme.
Adriatik Cama,     Prokuror i Tiranës i Shkallës së Parë.
Alaudin Malaj,     Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.
Besnik Muçi, prokuror
Besnik Cani, prokuror
Brikena Ukperaj, gjyqtare e Apelit të Vlorës
Gentian Medja, gjyqtar në Gjykatën Administrative i Shkallës së Parë Tiranë.
Rovena Gashi, drejtoreshës së Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme.
Ervin Metalla, gjyqtar në Gjykatën e Apelit
Gentian Trenova, Prokuror i Apelit në Tiranë.
Fatjona Memçaj, prokurore e Apelit Tiranë.
Kastriot Selita, kryetar i Apelit Administrativ Tiranë.
Sokol Stojani, Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.
Thoma Jano, Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.
Dritan Rreshka, Prokuror në Prokurorinë e Tiranës.
Antoneta Sevdari (Bejko), Prokurore në Prokurorinë e Tiranës.
Arben Nela, zëvendëskryeprokuror i Prokurorisë së Tiranës.
Arta Marku, prokurore.
Elsion Sadiku, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë
Arben Dollapaj, Prokuror i Apelit në Shkodër.
Bujar Hoti, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës
Luan Kaloçi, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.
Anila Leka, Prokurore në Prokurorinë e Tiranës.
Besa Nikëhasani, prokurore
Vatë Staka, Prokuroria e Tiranës.
Ilir Toska, Gjykata e Apelit Tiranë.
Besim Trezhnjeva, Gjykata e Apelit Durrës.
Nertina Kosova, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda.
Dritan Hallunaj, gjyqtar i Krimeve të Rënda.
Manjola Xhaxho, Gjykata e Tiranës.
Artan Lazaj, gjyqtar
Alma Brati, gjyqtare
Astrit Faqolli, gjyqtar në Tiranë.
Brunilda Kasmi, gjyqtare në Tiranë.
Bledar Abdullai, gjyqtar në Tiranë.
Marçela Shehu, gjyqtare në Kurbin.
Kostaq Beluri, Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.
Ramadan Troci, kreu i Prokurorisë së Vlorës.
Gentjan Osmani, zëvendëskryeprokuror i Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Dritan Prençi, Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. /Shqiptarja/a.m.

Next Post
U zgjodh deputete, Mimoza Kusari dorëhiqet nga detyra e kryetares së Gjakovës

Kusari-Lila: Qeveria Haradinaj zgjat vetëm një vit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In