• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

by A R
03/03/2026 11:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Mos e gjyko, godite Bondsteel-in” ose “Ja edhe një bazë amerikane! Faleminderit paraprakisht”, janë disa nga komentet që qarkullojnë në kanalet e aplikacionit Telegram dhe në rrjete të tjera sociale që nga 28 shkurti, kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli i nisën sulmet kundër Iranit.

Kampi Bondsteel, i cili ndodhet pranë Ferizajt në Kosovë, është baza më e madhe ushtarake amerikane në Ballkan.

Në disa grupe në Telegram, të cilat kanë nga 10.000 deri mbi 80.000 ndjekës, publikohen edhe harta me vendndodhjen e shënuar të Bondsteel-it, të shoqëruara me komente si “Ky është kërcënimi më i madh për Iranin aktualisht”, ose harta të rrezes së raketave balistike iraniane me fokus në Kosovë, me përshkrimin “Thjesht bëje”.

Një nga kanalet më të vizituara të ekstremit të djathtë në Serbi në Telegram, “Bunt je stanje duha”, më 1 mars publikoi edhe koordinatat e kampit Bondsteel në Kosovë me tekstin: “Thonë se ne jemi ata ekstremistët dhe se duhet të na vijë turp që duam ta shohim Bondsteel-in në flakë”.

Ky postim deri në publikimin e tekstit kishte pothuajse 18.000 shikime.

Ndryshe, shumica e kanaleve në Telegram në gjuhën serbe janë krijuar pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, ndërsa postimet janë qartazi proruse, duke kritikuar ashpër çdo bashkëpunim me vendet perëndimore.

Në tri ditët e fundit ato po ndjekin në kohë reale edhe zhvillimet në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë, administratorët e kanalit “Koridor”, i cili ka 11.000 ndjekës, theksuan në një postim në Telegram se nuk do të “transmetojnë lajme për këtë luftë nëse nuk ka ndonjë lajm domethënës, si për shembull që është goditur Bondsteel, sepse, thjesht, si njëra palë, ashtu edhe tjetra kanë vrarë serbë, kështu që me gjithë zemër dëshirojmë të zhduken të dyja palët”.

Më herët edhe në këtë kanal janë publikuar koordinatat e kampit Bondsteel me përshkrimin: “Koordinata për iranianët, këtu jeton [kryeministri izraelit Benjamin] Netanyahu dhe të gjithë armiqtë tuaj”.

Të dielën në mbrëmje u shpërndanë sërish të njëjtat koordinata, së bashku me një fotografi të rrezes së raketave balistike iraniane dhe me komentin: “Nuk e arrini dot, apo? Hajde pra, ta shohim”.

Kanali në Telegram “Koridor” më herët është përdorur nga “Brigada sever”, e cila së bashku me Mbrojtjen Civile është shpallur organizatë terroriste nga Qeveria e Kosovës në qershor 2023.

Të njëjtat koordinata të kampit Bondsteel ose thirrje për bombardimin e tij i kanë publikuar edhe kanale të tjera proruse të djathta, si “Сербский Вестник”, Srpska Sparta Info dhe Bunker. Të gjitha së bashku kanë mbi 50.000 ndjekës.

Përveç në Telegram, koordinatat e bazës ushtarake amerikane në Kosovë janë shpërndarë edhe në rrjetet sociale Facebook dhe X. Kështu, postimi ka përfunduar edhe në grupin “Srbi i Rusi, braća zauvek”, i cili ka rreth 30.000 ndjekës, si dhe në grupin “Pravoslavni manastiri i crkve”, që ndiqet nga 70.000 persona.

Ndryshe, për shumicën e kanaleve të djathta dhe proruse, Kosova është temë e përbashkët – përkatësisht narrativi i delegjitimimit të institucioneve të Kosovës, mohimi i pavarësisë së Kosovës, si dhe promovimi i retorikës radikale si thirrjet për ndërhyrje ushtarake.

Pra, në tri ditët e fundit, përveç thirrjeve për bombardimin e Bondsteel-it, mund të shihen edhe mesazhe se “duhet shfrytëzuar rasti dhe të kthehet ajo që është marrë me forcë”.

Jeta Loshaj, hulumtuese e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, e cila ndjek edhe rrjedhën e dezinformatave në kanalet e Telegramit, thotë se postimet e ditëve të fundit nuk përbëjnë kërcënim real nga pikëpamja ushtarake dhe teknike, pasi Irani nuk ka armë me rreze aq të gjata sa për ta synuar Kosovën apo pjesë më të gjera të Evropës.

Megjithatë, ajo thekson se thirrjet e orkestruara për bombardimin e Bondsteel-it përputhen me “modelin tashmë të njohur të përforcimit të dezinformatave”.

“Rrjetet proruse zakonisht shfrytëzojnë momentet e tensioneve të shtuara gjeopolitike, si përshkallëzimi i fundit që përfshin SHBA-në, Izraelin dhe Iranin, për të përhapur pretendime alarmuese, por të paverifikuara. Ballkani Perëndimor, megjithëse nuk është arenë qendrore e këtyre konflikteve, mbetet një rajon i ndjeshëm dhe politikisht i brishtë. Për këtë arsye, shpesh bëhet objekt i narrativeve që synojnë të nxisin ankth, të thellojnë ndarjet brenda komuniteteve dhe të minojnë besimin në institucionet e sigurisë”, thotë Loshaj për Radion Evropa e Lirë.

Ajo shton se ndikimi i mesazheve të tilla është psikologjik dhe politik.

“Shpërndarja e qëllimshme e koordinatave dhe kornizimi dramatik i mesazheve synojnë të nxisin shqetësim dhe të forcojnë perceptimin e paqëndrueshmërisë në këtë pjesë të Evropës”, shton ajo.

Megjithatë, ajo thekson se publikimet zinxhir në kanalet e Telegramit nuk duhen neglizhuar plotësisht.

“Për këtë arsye, në koordinim me KFOR-in, institucionet e Kosovës duhet të vlerësojnë rregullisht cenueshmërinë e mundshme, përfshirë shqyrtimin e forcimit të kapaciteteve mbrojtëse në afatgjatë. Kosova aktualisht nuk posedon sisteme të veta të mbrojtjes kundërajrore dhe, megjithëse nuk ka kërcënim të menjëhershëm, planifikimi strategjik i kapaciteteve të ardhshme mbrojtëse përbën një arsye legjitime që të fillohet të mendohet për këtë qysh tani”, thotë Loshaj.

Më herët, Ivana Stradner, bashkëpunëtore e Fondacionit joqeveritar për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë ka vlerësuar se pasojat e narrativit radikal prorus në kanalet e Telegramit tashmë janë të dukshme në vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi prej vitesh ato përhapin në mënyrë aktive propagandë antiperëndimore duke polarizuar shoqëritë.

Si shembull, ajo përmendi se një numër i madh i qytetarëve të Serbisë janë kundër BE-së, edhe pse pikërisht BE-ja ofron ndihmë të madhe për atë vend.

Ajo theksoi gjithashtu se kanalet proruse në Telegram në gjithë rajonin luajnë rol të rëndësishëm jo vetëm për shkak të numrit të ndjekësve, por edhe sepse shërbejnë si “nyje hyrëse në hapësirën informative”./REL

Next Post
Ambasadori i OSBE: Transparenca dhe sanksionet, kyçe për financimin e partive politike

Ambasadori i OSBE: Transparenca dhe sanksionet, kyçe për financimin e partive politike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas raketave iraniane: A është Dubai ende destinacioni ideal? Rrëfimet e VIP-ave që ndodhen atje…

Pas raketave iraniane: A është Dubai ende destinacioni ideal? Rrëfimet e VIP-ave që ndodhen atje…

March 3, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 4 Mars 2026

March 3, 2026
Minxhozi: Në rreshtat e dosjes si të Berishës ashtu dhe të Metës shohim një fakt goditës

Nga Bordi i Paqes në Manzë, kur shpresa kthehet në frikë

March 3, 2026
Të burgosurit u përjashtuan nga zgjedhjet në Rrogozhinë/ Frrok Çupi: KQZ goditi të drejtën e votës

Kur ndodhi gjëma, këta flinin

March 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, MEPJ: Shmangni udhëtimet, shqiptarët në rajon të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike

Konflikti në Lindjen e Mesme, MEPJ: Shmangni udhëtimet, shqiptarët në rajon të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike

March 3, 2026
Rrëzoi ankimimin e Ramës, zbardhet i plotë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ballukun

Rrëzoi ankimimin e Ramës, zbardhet i plotë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ballukun

March 3, 2026
Gjykata liron 4 protestuesit e Berishës, që i vunë zjarrin Vilës 31 dhe dhunuan policët

Gjykata liron 4 protestuesit e Berishës, që i vunë zjarrin Vilës 31 dhe dhunuan policët

March 3, 2026
Franca do të rrisë arsenalin bërthamor dhe forcon bashkëpunimin me aleatët evropianë

Franca do të rrisë arsenalin bërthamor dhe forcon bashkëpunimin me aleatët evropianë

March 3, 2026
Prej dy dekadash bën Reformën Zgjedhore në Shqipëri, Bylykbashi i PD: Duhet reformë e thellë të sigurojë barazinë e votës

Financimi i partive politike, Bylykbashi: Të ndërtojmë një sistem transparent dhe gjithëpërfshirës

March 3, 2026
Me pistoletë stilolaps me vete, arrestohet 32-vjeçari në Korçë

Me pistoletë stilolaps me vete, arrestohet 32-vjeçari në Korçë

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In