• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga kush, pse dhe për llogari të kujt evokohet kriza e vitit 1997?!

by Pajtim Bello
11/06/2021 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Pajtim Bello

Dita ditës vërehen përpjekje të ethëshme për të mundësuar radikalizimin e sjelljes së opozitës pas 12 Qershorit. Disa analistë si mesazherë (nuk besoj të ufove!), të abonuar të përhershëm në media, heqin paralele me krizën e vitit 1997 dhe me pasion parajmërojnë revoltë popullore. Por a ngjan situata politike e sotme me atë të krizës 1997? Qysh prej vitit 1996 ishte krijuar një zemërim popullor, që në tre muajt e parë të vitit 1997 arriti në pikën e vlimit!..

Ky zemërim ishte mbrujtur nga fermentimi i faktorëve politikë e socialë që preknin shoqërinë shqiptare thellë e në tërësinë e sajë. Në 26 Maj 1996 mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që rrënuan themelin e zgjedhjeve të lira, të drejta e të ndershme.

Në 20 tetor të po atij viti mbahen zgjedhjet lokale që ishin kopja e shëmtuar e atyre parlamentare të mbajtuar pesë muaj më parë! Pushteti legal në një front krminal me një pushtet okult ushtruan terror të pa shëmbullt gjatë fushatës zgjedhore, ditën e zgjedhjeve dhe më pas. Ndërkombëtarët reaguan ashpër ndaj asaj masakre.

Opozita nuk i njohu zgjedhjet parlamentare, protestoi por Pushteti e rrahu dhe masakroi barbarisht në qendër të Tiranë. Pushteti ishte shndruar në një tiranosaur të frikshëm i cili pa prerë mbillte frikë e terror kudo e mbi këdo.

Në fund vitin 1996 besimi i publikut për firmat piramidale po lëkundej. Institucionet financiare ndërkombëtare rekomandonin dhe bënin presion për mbylljen e tyre ndërkohë që Presidenti i kohës deklaroi se paret e shqiptarëve janë të pastra!

Kjo e deklaratë tij shkaktoi një dramë të rëndë për shqiptarët të cilët futën në piramida jo vetëm kursimet por deri shtëpitë dhe gjënë e gjallë. Në 8-16 janar 1997, shumica dërrmuese e piramidave falimentuan duke “groposur” pa asnjë shënjë 1,2 miliardë $ kursime të mbi 100.000 familjeve shqiptare. Në këtë situatë, zemërimi popullor kulmoi në pikën e vlimit. Më 16 janar në Vlorë, më 19 janar në Tiranë dhe më 24 janar në Lushnjë demonstratat popullore morën formën e një rebelimi dhe dihet se si janë zhvilluar ngjarjet më tej.

Zotërinj analistë apo mesazherë a mund të spiegoni ku mund ti gjeni kordinatat për të hequr paralele mes asaj kohe me pas 25 Prillin 2021? Përse në diskursin Tuaj para dhe pas zgjedhjeve të 25 Prillit, është stampuar paralelja me situatën e viteve 1996-1997?

Ndërsa paraljmëroni kthim në krizën 1997, kur u vranë 3800 shqiptarë (nga të cilët 360 policë), u plagosën mbi e 5000 të tjerë dhe Shqipëria rrezikoi integritetin territorial, ngjan se juve më shumë, me çdo kusht dhe me çdo çmim e kërkoni revoltën popullore se sa shikoni një sfond për mundësi të sajë.

Heqja e shpeshtë e kësaj paraleleje bëhet me qëllimin e keq e djallëzor për të sajuar një platformë ngjashmërie politike, ku opozita të mbështetet për të “justifikuar” vijën sjelljes së ashpër. Për hir të së vërtetës parajlajmërimet Tuaja janë të sinkronizuara me deklaratat e lidershipit të PD dhe stafit të Tij.

Ata deklarojnë se nuk do ti njohin zgjedhjet e 25 Prillit, nuk do ta pranojnë rezultatin e kësaj masakre zgjedhore, do të rrëzojnë këtë mazhorancë me çdo formë e me çdo mjet para vitit 2025 dhe së fundi dëgjojmë të flitet se Ata nuk mund të qëndrojnë në të njëjtën salle me deputetët e kësaj mazhorance. Ndërkohë Juve zotërinj analistë, duke evokuar krizën e vitit 1997, përpiqeni të ngrini siparin e një revolte popullore, sipash jush të justifikuar!..

Është e qartë se të gjithë së bashku, në kërkim të së pamundurës, po firmosni fundin pa lavdi. Ju e kuptoni fare mirë ku doni ta hidhni shoqërinë shqiptare, për këtë nuk ka dyshim.

Ajo që ende nuk kuptohet është për se pse dhe për interesin e kujt doni ti futni shqiptarët në këtë shteg plot rreziqe?! Patjetër bashkë me fundin pa lavdi do të kuptohet pse Juve e mbani në kalendarin e çdo dite evokimin e krizës 1997.

Next Post
A duhet t’i besojmë Petrit Vasilit?! Kur ishte Ministër i Shëndetësisë i dha miliona euro tendera Luçit, djalit të dajës

Tit Vasili i LSI egërsohet: Batakçinj e fytyra të fëlliqme në Parlament votuan kundër Metës, iu hodhi Rama një kockë ta lëpinin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In