• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga kuptimi në moskuptim

by Artan Fuga
06/09/2016 18:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Fuga

Një ditë po mendoja me vete duke pritur autobuzin te Plepat për të shkuar në Tiranë dhe parë përparimet e bëra atje në drejtim të kopshteve të fëmijëve, dhe në të gjitha fushat, se përgjatë historisë të viteve të pavarësimit dhe të shtetit shqiptar në këtë shekull, kemi përjetuar momente kuptimi të rrugës sonë, dhe pastaj shoqëruar nga momente hutimi.

Kur them “kuptimi”, jomedoemos një kuptim i mirë apo që ka dalë përfundimisht i saktë, se të tilla zgjidhje nuk ka.

Poqese do të ndiqja metodologjike historiografike të Oswald Shpenglerit, filozof i madh i historisë, historinë nuk do e ndaja sipas viteve kalendarike, sepse ashtu ajo nuk është histori, ashtu është gjeografi, ta zemë kur dikush bërtet:

Unëëë, un jam historian ta zemë i shekullit zero, ose i shekullit 16 e gjysëm !!!

Ose ndarja e etapave historike me revolucione që jep një politizim total, alla toptan, të historisë, ose ndarja me rende shoqërore, a thua se historia fillon nga zerua.

Gomarllëqe!

Shpengleri e ndan kohën historike në tre pjesë :

Lindja e një epoke
Maturimi i një epoke
Rënia e një epoke

Ta zemë rënia e perandorisë romake dhe rënia e perandorisë osmane kanë ndodhur në vite gjeografikë tê ndryshëm, në shekuj të ndryshëm, por sipas metodologjisë shpengleriane të dyja ngjarjet janë bashkëkohore sepse kanë karakteristika të njejta.

Tani t’i marrim shpejt me rradhë :

Pavarësia :

Lindja : të gjithë shqiptarët përgjithësisht bashkuar në një ide të madhe : Na duhet shtet kombëtar për ta shpëtuar e progresuar Shqipërinë.

Maturimi : Kthimi sadopak në realitet dhe nisja e punës institucionale

Rënia e e epokës : Përçarje mes elitave, rusofilë e hitlerofilë, kolaboracionistë e monokratë, ca lindorë, ca perëndimorë, nisin moskuptimet, monarkistë versus republikanë, kombi humbet rrugën nëpër luftra ballkanike, lëvizje haxhiqamiliste dhe antiqamiliste, pesimizëm social, varfëri, prapambetje. Revoltë.

Socializmi :

Lindja : Ideja siguron një lëvizje sociale dhe antifashiste masive. Një ide e re vjen në shpirtin kolektiv, entuziazëm fillestar ca edhe idealist.

Hajde të punojmë, djersën ta kullojmë se ndërtojmë njeriun e ri!
Ndërtoje moj motër kush tha jo?

Maturimi : Reformat e para, reforma agrare, kundër analfabetizmit, industrializim, rrugë asfaltuar ku Saçi hidhte zift me kova, e ku di unë çfarë tani.

Rënia : Shqiptarët i masakrojnë ata që janë në pushtet duke u premtuar se kanë ardhur aty për t’u shërbyer, ateistë dhe revolucion kulturor kinez, propagandë idiote ku realiteti fshihet, presione dhe frikë, varfëri, prapambetje, kupona me dy vezë me bukë me djath në javë, pesimizëm, revoltë.

Demokracia (i thënçin) :

Lindja : Viti 1991 : Populli me një ide, pluralizëm, demokraci, pushteti te qytetarët, mirëqënie, Europë, lulëzim teknologjik, bollëk, barazi para ligjit. Bashkim kombëtar. Të gjithë në shesh. Duket se e kemi kuptuar historinë

Maturim : Lindin institucionet, fillojnë ca elemente tregu, Shqiptari ikën nga sytë këmbët por lëviz lirisht, shpëton nga burgjet politike dhe internimet, bëhet me një lloj prone.

Vdekja : Korrupsion, idetë e përbashkëta bien në ujë dhe zëvendësohen me sharje me non’ e bab’ në studio televizive nga analistë, propagandë idiote, sherre, hajdutë, kanabista, pesimizëm social, …

Hajde thuaj jo po deshe Oswaldit të kam rixha.

A nuk jemi ne më shumë në 1915, 1936, 1980, tani në 2016 sesa jemi afër me vitin 1991?

A nuk jemi më afër viteve ’80 të vdekjes të socializmit sesa në vitin 1991 kur plot optimizëm bërtisnim : “Liri – demokraci!” në sheshe ku të gjithë e kishim kuptuar më së miri historinë?

Kuptoni më gjë tani ju?

Epo po s’kuptuat, nuk ka gjë, se do ta kuptoni më vonë!

Next Post
Dibër/ Kandidati i majtë Rama në Ushtelenzë dhe Peshkopi: Do jem shërbëtori juaj

Dibër/ Kandidati i majtë Rama në Ushtelenzë dhe Peshkopi: Do jem shërbëtori juaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com