• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nga konflikti për xhelozi te vetëvrasja në burg, historia e 20-vjeçarit

by A R
22/11/2017 15:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 20-vjeçar i dënuar për plagosje, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në ambientet e Burgut të Shënkollit në Lezhë.

Florjan Kodra, nga Thethi, u gjet pa shenja jete në dushet e burgut. Drejtoria e Burgut bën të ditur se 20-vjeçari ka varur veten me çarçaf, ndërsa mbeten të paqarta arsyet që e çuan të riun të ndërmarrë aktin e rëndë.

Trupi i pajetë i viktimës u dërgua në morgun e spitalit të Lezhës, ku do t’i nënshtrohet mjekësisë ligjore. Për zbardhjen e rrethanave pritet të merren në pyetje të dënuarit që qëndronin në një dhomë me 20-vjeçarin, si dhe familjarët e të riut për të mësuar mbi motivet e kësaj ngjarjeje. Florjan Kodra mbahej në burg për një ngjarje të ndodhur më 21 maj të vitit të kaluar, shkruan “Panorama”.

Ai plagosi me dy plumba Nazmi Topuzin, pas një debati për motive të dobëta. Nisur nga dyshimet se i ngacmonte bashkëjetuesen, 48-vjeçari Topuzi banues në Tiranë ishte përfshirë në një përleshje me të riun, banor i Thethit. Ngjarja e pati zanafillën kur Florjan Kodra kishte shkuar në shtëpinë e të plagosurit për të mjekuar kërthizën nga vjehrra e tij (mjekim popullor).

48-vjeçari, pasi ka mbaruar punën në biznesin familjar që menaxhon në Theth, është kthyer në shtëpi dhe aty ka gjetur të riun. 19-vjeçari është munduar që t’i shpjegojë arsyet se përse kishte shkuar në shtëpinë e tij, por aty ka nisur debati, pasi Nazmi Topuzi është bërë xheloz për gruan e tij, shtetasen D.D., 48 vjeçe, me të cilën, sipas Policisë, jetonte prej 2-3 vitesh.

I riu i ka mohuar akuzat që i ka bërë Nazmi Topuzi për gruan e tij, por ai nuk është bindur dhe i irrituar ka debatuar duke shkuar gati në përleshje mes tyre. Pak ditë pas këtij debati të pasqaruar mes tyre, Kodra e ka ruajtur 49-vjeçarin dhe sapo ka dalë në oborrin e shtëpisë së vjehrrit të tij, shtetasit Gjovalin Djerri, e ka qëlluar me automatik. Topuzi mori dy plumba, duke u plagosur rëndë.

Ajo që dëshmoi për debatin ka qenë gruaja e të plagosurit. Në atë kohë 19-vjeçar, Kodra u arrestua menjëherë nga policia. Ndërkohë për ngjarjen, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër e dënoi atë me 6 vite e 5 muaj heqje lirie. Deri në momentin e kryerjes së vetëvrasjes, të riut i kishin mbetur për të shlyer dhe 4 vite burg. Dyshohet se viktima nuk e ka përballuar dot izolimin në qeli, çka e çoi atë në vetëvrasje./a.m.

Next Post
Viktimave të diktaturës u kemi detyrim të vërtetën!

Lidhjet e politikanëve me ish-Sigurimin, deputeti i PS publikon dokumentin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
Vandalët përkrahen, policët sulmohen

Vandalët përkrahen, policët sulmohen

October 24, 2026
Barrikada dhe zjarre në Rrugën e Kavajës, protestuesit e maskuar sulmojnë bankën me sende të forta

Barrikada dhe zjarre në Rrugën e Kavajës, protestuesit e maskuar sulmojnë bankën me sende të forta

October 24, 2026
Përmbytjet në Argjentinë, dy viktima dhe mbi 2 mijë persona të evakuuar

Përmbytjet në Argjentinë, dy viktima dhe mbi 2 mijë persona të evakuuar

October 24, 2026
Zjarri përfshin ish-shtëpinë e Hitlerit “Eagle’s Nest”, në Gjermani

Zjarri përfshin ish-shtëpinë e Hitlerit “Eagle’s Nest”, në Gjermani

October 24, 2026
“O plak maskara!”, Balla publikon pamjet e sulmit ndaj selisë së PS-së: Sali, prapë i solle zjarrvënësit!?

“O plak maskara!”, Balla publikon pamjet e sulmit ndaj selisë së PS-së: Sali, prapë i solle zjarrvënësit!?

October 24, 2026
Pamjet e protestuesve të maskuar në selinë blu, Basha: PD rrezikon pasoja të rënda me ndërkombëtarët

Pamjet e protestuesve të maskuar në selinë blu, Basha: PD rrezikon pasoja të rënda me ndërkombëtarët

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In